Home » Posts tagged with "FHK"

Njomakët e Drenicës, kampion i Kosovës

Me ndeshjet finale që u zhvilluan në Prishtinë përfundoi edhe Kampionati i Kosovës për grup-moshën më të re pionierët e vjetër (apo më mirë të thuhet kadetët e rinj). Ku triumfoi me meritë pa pësuar asnjë humbje në të gjitha takimet e zhvilluara Drenica Drenasit e cila në finale e mundi Prishtinën me rezultat 17:10 dhe trofeun e fituesit të këtij edicioni kapitenit Shpëtim... 
Etiketat: ,

Jo edhe aq të qetë

Katër klubet të Kosovës në hendboll: Kastrioti i Ferizajt, kampion, Besa Famiglia nga Peja, fitues i kupës (meshkujt), Prishtina, kampione dhe Kastrioti i Ferizajt, fituese e kupës (femrat) jo edhe aq të qeta për pjesëmarrje në garat evropiane. Secili prej tyre ka hallet e shqetësime sesi t’i sigurojnë mjetet financiare sigurisht edhe gjetjen e përforcimeve me hendbollistë jashtë... 
Etiketat:

Kurs për gjyqtarët sipas sistemit të EHF-it

Javën e kaluar në Prishtinë filloi kursi i parë për gjyqtarë të rinj të hendbollit në organizim të Federatës së Hendbollit të Kosovës përkatësisht të Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës, dhe të cilin po e ndjekin 9 çifte (18 kandidat) për gjyqtarë nga disa qytete të Kosovës. Ligjëratat po i përcjellin me vëmendje gjyqtarët e rinj nga ligjëruesit Fahredin... 
Etiketat: ,

Shpallet emërorja, rivalët ende të ‘panjohur’!

Pas shumë dilemave, përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës (femrat), prof. Ismet Jupa, shpalli emëroren e hendbollisteve për turneun ndërkombëtar që do të mbahet me 11 qershor në Veliko Tërnovo të Bullgarisë. Përzgjedhësi prof. Jupa tha se nga e shtuna (më 5 qershor) do t’i fillojnë përgatitjet e kombëtares dhe zgjasin deri më 10 qershor. Në kombëtare janë ftuar këto hendbolliste:... 

Dënime deri 18 muaj

Komisioni i Garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës, ndeshjen e ndërprerë të javës së 27-të në mes Kosovës së Vushtrrisë dhe Vëllaznimit nga Gjakova, e ka regjistruar me rezultat 10:0 në favor të vushtrriasve. Incidenti që ndodhi gjatë këtij takimi, iu ka kushtuar shumë shtrenjtë individëve që ishin pjesëmarrës. Trajneri i KH Vëllaznimit, Benan Brahushi, është dënuar... 

Finale interesante

Kampionati shkollor i organizuar nga Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës nën përkujdesjen e drejtorit Bedri Hajzeraj, dhe i ndihumar nga Shoqata e pedagogëve të Komunës së Istogut dhe mbështetjen e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Përmbylli garat me ndeshjen finale e cila u zhvillua në fushën e sportit të Gjimanzit ‚Haxhi Zeka‘ në Istog me fitoren SHF ”Mehmet Akifi” nga Shushica... 

Drenica më e mira në konkurrencën e kadetëve

Pas 28 javëve dhe një Kampionati mjaft interesant hendbollistët e rinj të grup-moshës së kadetëve të fKH Drenica nga Drenasi ia dolën të stolisën me titullin e Kampionit të Kosovës. Skuadra e KH Drenica pasi e mundi në javën e fundit Kastriotin në Ferizaj dhe u shpall kampion i Kosovës, me ç`rast kupën e FHK-së kapitenit të skuadrës ia dorëzoi anëtari i Bordit të FHK-së,... 
Etiketat: , ,

Kastrioti kremtoi titullin e ri

Hendbollistët e Kastriotit nga Ferizaj janë kampion i ri i Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve. Ferizajasit në ndeshjen e javës së fundit në shtëpi shënuan fitore me rezultat 33:25 në ballafaqim me Drenicën nga Drenasi. Pas dhjetë vjetësh rikthehet titulli në qytetin e hendbollit, që është kremtuar në mënyrën më të mirë. Kastrioti nga 28 ndeshje... 
Etiketat: , ,

Pezullohen disa hendbollistë

Ndeshja e javës së 27-të të Superligës së Kosovës në hendboll në mes Kosovës së Vushtrrisë dhe Vëllaznimit (meshkujt) ishte ndërprerë në minutën e 59.36 sekonda, kur rezultati ka qenë 32:29 në favor te vendasve. Komisioni i Garave i FHK-së për shkak të sjelljes josportive në ndeshjen Kosova-Vëllaznimi ka pezulluar këta hendbollistë: Driton Topxhiu, Azem Halili (KH Kosova),... 
Etiketat:

Me katër klube në garat evropiane?

Zyrtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës njoftojnë se kanë bërë kërkesë në zyrën e Federatës së Hendbollit Evropian (EHF-it) që Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja me katër klubet në arenën ndërkombëtare. Vitin e kaluar Kosova është përfaqësuar me tri klube, ndërsa sivjet pritet të përfaqësohet me katër klube. Sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci,... 
Etiketat: