Home » Posts tagged with "Ferrari"

Shumaheri dënohet për veprimin e tij

Në çastet e fundit të garës për SHM të Hungarisë të zhvilluar të dielën në Hungaroring, Mihael Shumaher duke dashur ta mbrojë pozitën e dhjetë për pak sa nuk shkaktoi incident shumë të rëndë me Rubens Barikelon e Viliamsit. Ngasësi gjerman i Mercedesit duke dashur të bllokoje tentimin e Barikelos për tejkalim për pak sa nuk e “dërgoi” në mur Barikelon dhe për këtë gjest... 

Vazhdon rivaliteti edhe jashtë shtegut

Drejtori i ekipit të Ferrarit në Formula 1 Stefano Domenikali ka kërkuar që të ndryshohen rregullat rreth automobilit të sigurisë në mënyrë që sporti të jetë më kredibil. Domenikali në një deklarim për media ka thënë se “dënimet që aplikohen për shkelje të rregullave duhet të jenë më strikte dhe më të drejta” duke aluduar në ndodhitë në garën e djeshme në Valencia.... 

Masa vazhdon kontraten me Ferrarin

Ferrari ka bërë të ditur se ka zgjatur kontratën me Felipe Masën deri në përfundim të kampionatit sportiv 2012. Braziliani Masa pjesë e Ferrarit është që nga viti 2001, ndërsa kontrata aktuale e tij skadonte në fund të këtij viti. Masa ka marrë pjesë në 69 gara, prej të cilave në 11 ka shënuar fitore, ndërsa në 30 prej tyre ka zënë vendin në podiumin e fituesve. “Jam i... 
Etiketat: ,

Alonso vlen një mal me para

Ngasësi i Ferrarit, Fernando Alonso, ish-dy herë kampioni i botës në Formula 1, vlen një mal me para dhe këtë e ka vërtetuar edhe sigurimi që ai u ka bërë dy gishtave të mëdhenj të duarve të tij. “Këto gishta nuk janë vetëm të rëndësishëm për garat por janë edhe shenjë sigurie”, shkruan sponsori Banco Santander që shton se polica e sigurimit është plot 10 milionë euro.... 

Alonso: Ferrari, skuderia më e fortë

Fernando Alonso dhe Sebastian Vettel do shkojnë në garën e tretë të sezonit, atë në Malajzi, ne pozita të ndryshme edhe pse gjermani ka një makinë më të shpejtë. Spanjolli i Ferrarit që udhëheq edhe renditjen për pilote, e pranon se Red Bull është makina më e shpejtë, por Ferrari do punojë shumë për të fituar terren. “Gjithësesi skuderia jonë është më e mira me të cilën... 

Massa: Është ende herët për të folur

Felipe Massa ka lënë pas gjithë kundërshtarët në testet e Valencias, duke dominuar paradite dhe pasdite me Ferrarin e tij te ri. Koha më e mirë e brazilianit ishte 1:12:574, ndërsa Michael Schumacher vjen menjëherë pas tij me kohën 1:12:947. Schumi ka zhvilluar 40 xhiro duke dhënë kohë më të mira se shoku i skuadrës Nico Rosberg, i cili nuk zbriti dot poshtë kohës 1:13:543. Testet,... 

Mercedes GP prezanton makinën e kampionatit 2010

Pas Ferrarit dhe McLaren, një tjetër makinë pretendentë për kampionatin 2010 është prezantuar. Bëhet fjalë për Mercedes GP, e drejtuar nga Ross Brawn, e cila do të rikthejë në pistë edhe Michael Schumacherin pas tre vjetëve mungesë. W01 do të quhet makina e kampionatit 2010 në timonin e së cilës do të jetë kampioni gjerman bashkë me shokun e skuadrës, Nico Rosberg. Mercedes... 

Skudeteria e Ferrarit kërcënon me largim nga garat e Formula 1

Ekipi i Ferrarit në F1, është kërcënuar se nuk do të marr pjesë në sezonin e ardhshëm në Formula 1, nëse federata ndërkombëtare e automobilizmit (FIA) nuk ndryshon rregullën për një buxhet të kufizuar. “Ferrari është ekipi më i vjetër në këto gara prestigjioze”. Planet e reja të FIA-s janë që të ketë një limit prej 40 milion funte nga buxheti që do të kenë të drejtë... 
Etiketat: ,

Schumacher rikthehet në Formula 1?!

Michael Schumacher mund të kthehet në Formula 1 gjatë sezonit 2010 por lajmi i vërtetë qëndron tek zërat se ish 7 herë kampioni i botës mund t’u shërbejë kundërshtarëve të Ferrarit, Mercedes GP. Këtë bën të ditur në një intervistë për BBC, Eddie Jordan. Skuderia gjermane ka nisur bisedimet me Schumi-n për ta rikthyer në pista. “Ka shumë mundësi që kjo gjë të realizohet... 

Alonso: Dua titullin me Ferrarin

Fernando Alonso nis aventurën te Ferrari. Piloti spanjoll zbuloi menjëherë ambiciet për të ardhmen me “kokëkuqen”. “Shpresoj që së bashku me Felipen të garojmë për fitimin e titullit botëror”, tha ai për tifozët. “Dëshiroj që mbështetësit tanë në të gjithë botën të jenë krenarë për punën tonë”. Në pistën e Valencias nuk munguan as momentet...