Home » Posts tagged with "Fernando Alonso"

Alonso vazhdon në Ferrari

Ngasësi spanjoll Fernando Alonso ka nënshkruar kontratë të re me Ferrarin, që do ta mbajë atë me ekipin italian deri në fund të sezonit 2016. Njoftimi erdhi pak para se Alonso të hynte në vitin e tij të fundit të kontratës, që kishte nënshkruar kur erdhi në Ferrari më 2009. “Jam shumë i lumtur që kemi arritur këtë marrëveshje”, tha 29 vjeçari, dy herë kampion i botës... 

Hamilton: Alonso, rivali im kryesor

Lewis Hamilton sheh tek Fernando Alonso, pilotin e Ferrarit, rivalin e tij kryesor në botën e Formula 1. Edhe pse Sebastian Vettel me Red Bull është kampioni i botës në fuqi dhe fituesi i garës së parë të sezonit, piloti britanik i Mclaren nuk e sheh si rival. “Gjithmonë mendoj se rivali im kryesor është Alonso. Mund ta quaj si “armikun” tim dhe kjo për shkak të historisë time... 

Alonso: Mendova se Kubica nuk do të mbijetonte

Dy herë kampioni i botës në Formulën 1, Fernando Alonso, mendoi se kolegu i tij, Robert Kubica, nuk do të mundej t’i mbijetonte aksidentit të pësuar në 6 shkurt, gjatë pjesëmarrjes në një garë reli në Itali. ”Mbeta i shokuar kur mësova lajmin. Kur shkova në spital dhe pashë që ishte në atë gjendje, seriozisht mendova se nuk do të mbijetonte”, deklaroi ferraristi. ”Aftësia... 

Alonso favorit për titull në 2011-n

Bastexhinjtë shohin ferraristin Fernando Alonso si pilotin me më shumë shanse për të fituar titullin në 2011-n, bëri të ditur sot rrjeti informativ “Mediaset”. Dy pilotët e tjerë me më shumë shanse për t’u renditur të parët në fund të Botërorit të 2011-s janë kampioni i botës në fuqi, Sebastian Vettel dhe britaniku Lewis Hamilton. Vlera e spanjollit për titullin është... 

Alonso, piloti më i mirë i sezonit 2010

Edhe pse nuk arriti të shpallej kampion i Formula 1 këtë sezon, piloti i Ferrarrit, Fernando Alonso, është votuar si piloti më i mirë i kampionatit nga shefat e skuderive të Formula 1, sipas një sondazhi të revistës ‘Autosport’. Kampioni i Botës, Sebastian Vettel, është renditur i dyti. Klasifikimi, i marrë duke përdorur sistemin e pikëve sipas rregullores së këtij sezoni (25-18-15-12-10-8-6-4-2-1),... 

Alonso: Sezon i bukur edhe nëse nuk fitoj

Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, nuk duket shumë i shqetësuar përpara garës së fundit të sezonit të Formula 1, edhe pse në këtë garë do të luftojë për titullin kampion. “Objektivi për këtë garë është që të përfundoj i pari ose i dyti në mënyrë që të shpallem kampion. Nga e premtja deri të dielën do të punojmë për të arritur këtë”, u shpreh Alonso. Për Alonson,... 

Pesë ditë ethe për katër pilotët që e duan titullin

Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, është 100 për qind i sigurt se do të fitojë titullin e kampionit në Formula 1 në garën e fundit të këtij edicioni, që do të zhvillohet më 14 nëntor në Abu Dhabi. Spanjolli prin në renditjen e përgjithshme me 246 pikë, duke lënë pas vetes pilotët e skuderisë Red Bull, Mark Webber (238) dhe Sebastian Vettel (231). “Njëqind për qind jam... 

Red Bull dominon në Brazil

Red Bull ka dominuar garën për Çmimin e Madh të Brazilit të zhvilluar në pistën e Interlagosit duke zënë vendin e parë dhe të dytë, përkatësisht me Vetel dhe Veber. Vetel bëri një start të mirë duke marrë vendin e parë për të dominuar më pas të gjithë garën, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Mark Veber për të ardhur tek vendi i tretë në podium që plotësohet nga... 

Massa: Do ndihmoj Alonson

Piloti brazilian i Ferrarit, Felipe Massa, pranon që mund të heqë dorë nga triumfi në garën e shtëpisë së tij për të ndihmuar shokun e skuderisë, Fernando Alonso, për të fituar titullin kampion. “Nëse do të varej nga unë, patjetër që do ta ndihmoja. E kam bërë edhe më parë në vitin 2007”, u shpreh Massa për mediat braziliane. Massa i referohet sezonit 2007, kur lejoi që... 

Alonso fiton Çmimin e Madh të Koresë së Jugut

Fernando Alonso është fituesi i Çmimit të Madh të Koresë së Jugut në Formula 1, duke marr edhe kreun e klasifikimit. Piloti i Ferrarit ka lënë pas Lewis Hamilton të McLaren dhe shokun e tij të skuadrës Felipe Massa. Gara e Koresë është shoqëruar me incidente të shumta të shkaktuara nga rreshjet e shiut, duke detyruar disa pilotë të dalin nga pista. Nëntë xhiro nga përfundimi...