Home » Posts tagged with "FBK"

Gjobitet edhe KB Sigal Prishtina

Komesari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Nazmi Paçarada, përveç që ka dënuar KB Trepçën me të holla nuk e ka kursyer edhe Sigal Prishtinën. Dënimet vijnë për shkak se adhuruesit e të dyja skuadrave bënë fyerje raciste në palestër ndaj basketbollistëve qoftë të njërës palë dhe të skuadrës tjetër. Sigal Prishtina dënohet me 200 euro, ndërsa KB Trepça... 

Në finale Bashkimi-Penza (në konkurrencën e femrave)

Në konkurrencën e femrave, te dielën mbrëma do të zhvillohet finalja e kupës së Republikës së Kosovës në mes Bashkimit nga Prizrenit dhe Penzës nga Peja. Ndeshja finale zhvillohet në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë dhe fillon në orën 18.00. Bashkimi është fituese e kupës së Kosovës në edicionin e kaluar dhe janë favorite që edhe kësaj here të triumfojnë. Mirëpo,... 
Etiketat: , ,

Vdiq Isuf Lumi, sekretar i përgjithshëm i FBK-së

Vdiq papritur Isuf Lumi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Ai në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë në moshën 51 vjeçare. I ndjeri ishte punëtor i dalluar sportiv i cili një kohë të gjatë kontribuoi në mënyra të ndryshme për avancimin e sportit në tërësi. Vdekja e tij ka tronditur në përgjithësi jo vetëm opinionin e basketbollit në... 
Etiketat: ,

Takohen: Sigal Prishtina-Bashkimi dhe Peja-Trepça

Më 2 prill ashtu si ishte paraparë nga Federata e Basketbollit e Kosovës do të zhvillohen ndeshjet e gjysmëfinales së kupës së Republikës së Kosovës në basketboll (meshkujt). Tërheqja e shorti është bërë në zyrën e FBK-së dhe skuadrat kanë mësuar rivalët e tyre. Fituesi i kupës së edicionit të kaluar, Sigal Prishtina do të takohet me Bashkimin e Prizrenit, ndërsa Trepça... 

Me përforcime kundër sllovakëve

Kombëtarja e Kosovës në boks ia ka nisur të përgatitet për sfidën e parë të garave në BoxingONE Championship, e cila nis me 17 prill. Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, bëri të ditur se koha është e shkurtër dhe duhet që të intensifikohen punët që të përgatiten sa më mirë për garat e BoxingONE Championship. Kombëtarja e Kosovës për dallim nga... 

Dy klube konkurruan për organizimin e Kupës

Zyra e Federatës së Basketbollit të Kosovës bëri të ditur se është përmbyllur konkursi për organizator të Fajnal Forit të Kupës së Kosovës në basketboll. Sipas zyrës së FBK-së në konkurs ofertuan KB Sigal Prishtina dhe Trepça nga Mitrovica. “Ofertat u hapen në prezencën e përfaqësueseve të të dy klubeve. Të dy klubet kanë plotësuar kushtet e parapara me konkurs. Fituesin... 

Me dy boksierë në Podgoricë

Kreu i Federatës së Boksit të Kosovës, njoftoi se me dy boksierë do të shkojnë në turneun ndërkombëtar “Trofeu i Podgoricës”, i cili mbahet të dielën, më 14 mars në Podgoricë të Malit të Zi. Kosovën e përfaqësojnë boksierët Musa Aliu (64 kg), Kadri Murseli (81 kg), si dhe përzgjedhësi Mehmet Haxhani. “Vitin e kaluar Kosova ka fituar dy medalje të arta në këtë turne,... 

Më 17 prill Kosova-Galanta

Kombëtaren e Kosovës në boks këtë vit e presin shumë sfida të vështira në boks. Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, tha se këtë vit nuk do të marrin pjesë sa për sy e faqe në garat e Boxing One Championship, por, sipas tij, do të kërkojnë rezultate të mëdha. Kosova meçin e parë do të zhvillojë në Prishtinës më 17 shkurt kundër klubit të boksit... 

Shtyhet liga e parë

Pas shtyrjes së fillimit të garave për stinorin pranveror të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave, tashmë ndodh edhe e njëjta gjë edhe në ligën e parë te meshkujt, njoftojnë zyrtarët e Federatës së Basketbollit të Kosovës. “Shtyhet fillimi i stinorit pranveror në ligën e parë të Kosovës për 27-28 shkurt. Kjo shtyrje është bërë me kërkesë... 
Etiketat:

Basketbolli pa aktivitet për Ditën e Pavarësisë!

Sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Isuf Lumi, tha se qëllimi ka qenë të sjellin kombëtare të nivelit të lartë për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, por kjo ishte e pamundshme, pasi në ato shtete janë garat në vlugun më të madh. FVK-ja është ende në mjegull dhe nuk e ka ende të qartë se ato të organizojë apo jo ndeshje volejbolli. Federata e Futbollit e Kosovës... 
Etiketat: ,