Home » Posts tagged with "Europa League"

Del Neri fajëson motin e ftohtë për eliminimin nga EL

Gigi del Neri duket i shqetësuar pas eliminimit të Juventusit nga Europa League nga Lech Poznan, duke fajësuar motin e keq. Biankonerët nxorën vetëm një barazim 1-1 ndaj ekipit polak, rezultat që i eliminon ata një rund para mbylljes së fazës grupore. “Ne bëmë gjithçka që është e mundshme sot, duke humbur pesë apo gjashtë shanse shënimesh. Ne merituam të fitojmë. Nuk ishte absolutisht... 

Eliminohet Juventusi, B45 kualifikon Cityn

Lech Poznan e ka eliminuar nga Europa League gjigantin italian Juventus, ndërsa nga ana tjetër Manchester City e siguroi kualifikimin falë një Mario Balotelli në formë të jashtëzakonshme. Juventusi pati një mori rastesh ndaj skuadrës polake, por ishin vendasit ata që nën kushte të vështira klimatike ia dolën të triumfojnë të parët. Artjoms Rudvends kaloi në epërsi Lech Poznan vetëm... 

Eliminohet Sampdoria, Atletico në rrezik

Sampdoria i është bashkuar aradhës së skuadrave italiane të cilat janë eliminuar nga Europa League, ndërkaq nga ana tjetër Atletico Madrid rrezikon seriozisht kualifikimin në fazën tjetër pas disfatës në Vicente Calderon nga Aris Saloniki. Fillimisht Sampdoria kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë (45’), me anë të Giampaolo Pazzinit pas asistimit nga Reto Ziegler. Megjithatë,... 

Del Neri i pakënaqur me barazimin

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, është ndarë i pakënaqur me barazimin e ekipit të tij ndaj Salzburg Red Bull në kuadër të Europa League. Vendasit austriakë kaluan në epërsi që në pjesë të parë, ndërsa Juventusi nxori një pikë vetëm pas inkuadrimit të Milos Krasic në fillim të pjesës së dytë dhe pas disa mbrojtjeve të spektakolare të Alex Manninger. “Çdo ekip mund... 

Hodgson i kënaqur me një pikë

Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, ka thënë se ai ka qenë i kënaqur me një pikë pas barazimit pa gola ndaj Napolit në Europa League. Redsat u parashikuan të humbasin nga shumë ekspertë, veçanërisht në mungesë të yjeve Steven Gerrard dhe Fernando Torres, por luftoi shumë për të nxjerrë një pikë, e cila ka kënaqur menaxherin e kritikuar. “Ka pasur shumë gjëra pozitive që... 

Adebayor ja dhuron edhe një fitore Manchester City

Manchester City ka shënuar fitore prej 3-1 në shtëpi ndaj Lech Poznan, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin A të Europa League. Manchester City ia tregoi vendin skuadrës polake Lech Poznan, e cila u mposht nga togolezi Emmanuel Adebayor, që realizoi hettrik (13’, 25’ dhe 73’), me ç’rast shkëlqeu David Silva me dy asistime. Golin e vetëm për Lech e shënoi Joel Tshibamba (50’), ndërsa... 

Juventus – Salzburg, ndajnë pikët (1:1)

Juventusi ka barazuar në udhëtim te Salzburgu me rezultat 1-1,  në sfiden e vlefshme për Grupin A të Europa League. Vendasit e Salzburg luajtën shumë më mirë se Bianconerët dhe mundi u shpagua pas golit të Dusan Sventos, që zhbllokoi rezultatin në 1-0 falë asistimit të Mendes (36’). Me të filluar pjesa e dytë, Milos Krasic realizoi golin e barazimit për Juventusin, që doli të... 

Kasami merr lavdata nga Pastore

Dy shokë që luftojnë për një pozitë, me më të riun prej tyre që ka përfunduar në bankinë. Pajtim Kasami, protagonist i titullit botëror të Zvicrës U17 dhe i mbijetesës së Bellinzonas, ka luajtur vetëm gjashtë minuta në ndeshjen e fundit të kampionatit italian kundër Fiorentinës, të cilën e fitoi Palermo si mysafire, 2:1. Natyrisht, ai nuk dorëzohet lehtë, ngase luajti si... 

EL: 6 skuadra do të kualifikohen direkt

Prej 2012-2013 dhe për të paktën 4 sezone, 6 skuadra fituese të kupave kombëtare do të kenë akses të drejtpërdrejtë në Europa League. Privilegji do t’i shkojë gjashtë federatave me renditjen më të lartë. Vendimin e ka marrë komiteti ekzekutiv i UEFA-s, i zhvilluar në Minsk (Bjellorusi). Federata evropiane ka saktësuar se risija do të bëjë të nevojshme disa përshtatje në lidhje... 

Del Neri: Jam i kënaqur me rezultatin

Trajneri i Juventusit, Gigi del Neri, është krenar me lojtarët e tij pas barazimit 1-1 ndaj Manchester Cityt në Europa League. Biankonerët kaluan të parët në avantazh me anë të Vincenzo Iaquinta, por vendasit anglezë arritën të barazojnë me anë të Adam Johnson. “Ne e detyruam Manchester Cityn të luajë keq dhe e merituam plotësisht pikën këtë mbrëmje. Ishte një paraqitje e...