Home » Posts tagged with "EURO 2012"
“Euro 2012”: Turqi – Austri 2:0
Kombëtarja turke e ka mposhtur Austrinë me rezultat 2-0 në garat kualifikuese për Kampionatin Evropian, Euro 2012, për të shpresuar që të sigurojë “play-offin” nga Grupi A, raporton Telegrafi.
Arda Turan (28’) dhe Gokhan Gonul (77’) ishin heronjtë e Turqisë, ndërsa Stefan Maierhofer dështoi të ngushtonte rezultatin për Austrinë nga pika e bardhe (85’).
Me tre pikët e reja,...
Rumania merr fitoren e parë
Rumania mposhti 3-1 Luksemburgun në ndeshjen e vlefshme për grupin D të eleminatorëve të Euro 2012, grup ku bën pjesë edhe kombëtarja jonë.
Megjithëse, miqtë modestë kaluan të parët në avantazh në minutën e 22 me Gerson, rumunët përmbysën gjithcka. Fillimisht Mutu shënoi në minutën e 24 golin që mbylli në barazim pjesën e parë të takimit.
Në pjesën e dytë sërish Mutu...
Loew i kënaqur me fitoren
Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Loew, është shprehur i kënaqur me fitoren prej 4-0 ndaj Kazakistanit në sfidën kualifikuese për Euro 2012.
“Mendoj se pjesa e parë ishte e mirë. Ne shënuam tre gola dhe kemi pasur shumë raste ndaj një ekipi që luan mirë në mbrojtje”.
“Në pjesën e dytë nuk kemi mbajtur tempin e pjesës së parë dhe luajtëm paksa më ngadalë”, tha Loew.
Read More →
Kuzhe: Bjellorusia, një finale për ne
Trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, deklaroi se ndeshja e nesërme kualifikuese me Bjellorusinë do të përcaktojë fatet e përfaqësueses në këtë fushatë eliminatore të Euro 2012.
Nëse do të arrijmë të marrin tripikëshin, atëherë do të vazhdojmë të mbetemi në garë për vendet e para dhe kualifikimin, ndërsa humbja do të bënte që të humbnim shpresat dhe të...
Shevchenko: Do ta lë futbollin pas “Euro 2012”
Futbollisti ukrainas, Andriy Shevchenko, fitues i Topit të Artë 2004, bëri të ditur sot se do të lërë futbollin pas “Euro 2012”, kompeticion që do të zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni.
Shevchenko u bë i njohur me Dinamon e Kievit (ekip tek i cili është rikthyer sërish në vitin 2009) kur në vitin 1999 arriti deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve ku u eliminua nga Bayern...
Italia nuk pranon përsëritjen e ndeshjes
Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) ka përjashtuar mundësinë e përsëritjes së ndeshjes me Serbinë, pas ndërprerjes së eliminatores së tyre për Euro 2012. Takimi, që u zhvillua javën e kaluar në Genoa, ishte ndërprerë pas vetëm gjashtë minutave për shkak të trazirave të tifozëve serbë, të cilët hodhën gjësende dhe fishekzjarrë në fushë.
Po ashtu kishte probleme jashtë...
Ferdinand kthehet si kapiteni i Anglisë
Do të jetë Rio Ferdinand kapiteni i Anglisë nesër në mbrëmje në ndeshjen kundër Malit të Zi.
Ka qenë vetë Fabio Capello që vendosur që mbrojtësi i Manchester United, që kthehet në kombëtare pas dëmtimit në gju, të vendosë shiritin e kapitenit.
Në dy ndeshjet e para të vlefshme për kualifikimin në Euro 2012 ka qenë Steven Gerrard kapiteni i “tre luanëve”.
Read More →
Klose mund të largohet nga Bayerni
Sulmuesi Miroslav Klose ka thënë se mund të largohet nga Bayern Munich, pas skadimit të kontratës së tij në qershor të vitit të ardhshëm.
32 vjeçari ka theksuar se synon të paraqitet në Euro 2012 me Gjermaninë dhe për ta realizuar këtë objektiv i duhet të luajë në vazhdimësi.
“Jam i gatshëm për gjithçka: nëse duhet të vazhdoj kontratën ose të ndërroj klubin, mund ta...
Duro: S’ka justifikim, duam pikë ndaj Bjellorusisë
Bjellorusi-Shqipëri, ndeshja e katërt e Kombëtares shqipëtare në Grupin D të eliminatoreve të Euro 2012, do të zhvillohet nesër në orën 19.30 në “Dinamo Stadio” të Minskut.
Kuqezinjtë në këtë sfidë paraqiten me 4 mungesa me peshë, Currin, Canën, Lalën dhe Bogdanin. Dëmtimi i Canës ndaj Bosnjës dhe vendimi i mjekëve që futbollisti kosovar të mos udhëtonte dje drejt vendit...
Skela: Duhet ta mbajmë këtë ritëm
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ervin Skela, ka thënë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Bosnjës se kombëtarja kuqezi duhet të bëjë çmos për të ruajtur ritmin që ka treguar në tre ndeshjet e para të kualifikimeve për Euro 2012.
“Me realizimin e golit të Duros, ne u futëm në lojë. Dhe mendoj se në pjesën e dytë kemi bërë një lojë më të mirë , duke marrë parasysh...