Home » Posts tagged with "Driton Kuka"
Qeveria “dorëzohet” përballë Azerbajxhanit për Majlindën
Kosova shumë shpejt mund të humbasë edhe shpresën e vetme olimpike që ka – Majlinda Kelmendin. Qeveria në largim e Kosovës nuk ka një zgjidhje për atë që kërkon sportistja më e mirë kosovare dhe trajneri i saj, Driton Kuka dhe kjo mund t’i hapë rrugë xhudistes më të mirë të Kosovës që të pranojë ofertën e Federatës së Xhudos të Azerbajxhanit për të përfaqësuar...
KOK-u nuk mund të mbështesë Majlinda Kelmendin
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, thotë se xhudistja Majlinda Kelmendi e meriton të shpërblehet me një milion euro. Hasani shpreh keqardhje që institucioni që ai drejton nuk ka mjete për t’ia ndarë këtë shpërblim sportistes më të mirë kosovare.
Edhe më keq i vjen që KOK-u nuk ka mundësi t’ia sigurojë Kelmendit mjetet për programin olimpik....
Lutet të mos takohet me japoneze
Kampionia aktuale e botës për U-20, Majlinda Kelmendi, përgatitet në Celje të Sllovenisë për Kampionatin Botëror.
Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, lutet që në start të kampionatit botëror, kampionia e tij nga Peja, Majlinda Kelmendi të mos ndeshet me xhudistet nga Japonia.
“Besoj se shorti do të jetë më fat për ne. Dhëntë zoti në start të Kampionatit...
Me një Gusht nis kampi i Xhudos
Drejtori sportiv i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha se me një gusht nis kampi i xhudos me karakter ndërkombëtar.
Në kamp përpos garuesve nga kombëtarja e Kosovës do të marrin pjesë edhe tre xhudistë nga Zvicra e Belgjika dhe katër nga Mali i Zi.
“Do të jetë kamp frytdhënës, i cili zgjat 11 ditë. Kampi mbahet në sallën e xhudos “Ipponi” nga Peja. Kosova do t’i ketë...
Majlinda: Edhe në Moskë do të bëj mrekullinë!
Sporti i Republikës së Kosovës deshëm ose nuk deshëm në garat ndërkombëtare identifikohet me emrin e Majlinda Kelmendit.
18-vjeçarja nga Peja kurrë nuk është më afër se të jetë në Lojërat Olimpike të vitit 2012 që do të zhvillohen në Londër të Anglisë. Për xhudisen Majlinda Kelmendi nga shteti më i ri në botë, që garon në disiplinën 52 kg, është shkruar gjerë e gjatë...
Majlinda në evropian me mjete të veta!
Kampionia e botës për U-20, Majlinda Kelmendi (52 kg) do të përfaqësojë kombëtaren e Shqipërisë në Kampionatin Evropian për seniore.
Kampionati mbahet nga data 22-25 prill në Vjenë të Austrisë. Majlinda premton paraqitje të mirë, por paksa është e dëshpëruar që nuk ka gjetur përkrahje financiare nga Ministria e Sportit Shqiptar. Drejtori sportiv i Federatës së Xhudos së Kosovës,...
Kuka: Në turneun ndërkombëtar tradicional në xhudo do të marrin pjesë shumë garues nga shtetet e jashtme
Drejtori sportiv i Federatës së Xhudos së Kosovës, Driton Kuka, tha se në turneun ndërkombëtar tradicional në xhudo “Judo for Peace” pritet të marrin pjesë shumë garues nga shtetet e jashtme.
“Të dielën (më 18 prill) në palestrën e sportit “Karagaqi” në Pejë, me fillim në orën 11.00 do të mbahet turneu ndërkombëtar dhe pritet të janë pjesëmarrës rreth 200 garues...
Kuka është i zhgënjyer
Xhudistja më e mirë në botë për U-20, Majlinda Kelmendi, është në udhëkryq.
Drejtori sportiv i Federatës së Xhudos së Kosovës, Driton Kuka, është i zhgënjyer dhe mes të tjera tha:
“Federata e Xhudos e Kosovës është e pranuar me drejta të limituara në IJF pra në Federatën Botërore të xhudos, por jo edhe në atë Evropiane. Dhe kjo bën që xhudo e Kosovës të ketë vështirësi...
Me pesë medalje nga kupa “Ptuj 2010”
Xhudistet e kombëtares së Kosovës janë kthyer me pesë medalje (dy të arta dhe tri të argjendta) nga kupën ndërkombëtar “Ptuj 2010” në Slloveninë.
Xhudistja Nora Gjakova (57 kg) shkëlqeu në kategorinë e junioreve, ku në finale shënoi fitore me lehtësi ndaj sllovenes, Senekoviq, e cila është e bronztë në Kampionatin e fundit evropian për juniore. Gjakova rrëmben medaljen...
Përgatiten për kupën evropiane
Xhudistet e kombëtares së Kosovës (femrat) përgatiten për shumë gara të rëndësishëm të nivelit ndërkombëtar.
Drejtori i Federatës së Xhudos së Kosovës, Driton Kuka, bëri të ditur se me 27-28 mars do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar në Ptuj të Sllovenisë. “Në Slloveni do të shkojmë me 25 mars, ku do të qëndrojmë së paku 12 ditë në përgatitje të përbashkëta...