Home » Posts tagged with "Drenica"

Lushtaku: S’e besoj që rrezikohem

Skuadra e futbollit Drenica nga Skenderaj nuk e ka panikun se mund të rrezikohen për rënie nga Raiffeisen Superliga e Kosovës. Kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, tha se me gjithë barazimin në shtëpi me Vëllaznimin, në asnjë mënyrë skuadra e tij nuk është në zonë të rrezikut. “Realisht se besoj se Drenica mund të rrezikohet apo bie nga liga. Në futboll është e hapur shumëçka... 

Hapen procedurat ndaj Lushtakut dhe Mujit

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka hapur procedurën disiplinore ndaj kryetrajnerit të klubit të futbollit Drenica nga Skenderaj, Tahir Lushtakut, i cili është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen në Vushtrri me Kosovën. Lushtaku gjatë kësaj ndeshje ka pasur sjellje josportive dhe ka fyer gjyqtarin. Po ashtu është hapur procedura disiplinore edhe kundër... 

Kë e pengon Drenica?

Klubi i futbollit Drenica nga Skenderaj nuk duron më padrejtësi në futbollin e Kosovës. Ajo ngre lartë zërin dhe i bënë me dije Federatës së Futbollit të Kosovës se disa këmishëzinj (gjyqtarët) janë ata që po e dëmtojnë imazhin e futbollit të Kosovës. Kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, i ka humbur durimi në ndeshjen me Kosovën në Vushtrri dhe për pak çaste iu kanë... 

Lubishtani trim i ndeshjes

Ferizaj shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Drenicës nga Skenderaj, por shumë të vlefshme në luftë për sigurimin e ekzistencës në elitën e futbollit. Në minutat e parë të ndeshjes Haliti e Sadriu rrezikojnë portën e Drenicës, por pa sukses. Në minutën e pestë Haliti nuk arriti ta qëllon portën edhe pse ishte në pozitë ideale. Kjo nuk i demoralizoj lojtarët e Drenicës... 
Etiketat: , ,

Drenica e fortë për të fortit!

Skuadra e futbollit Drenica nga Skenderaj, shënoi edhe një fitore para shikuesve të vet. Ata shënuan fitore me rezultat 1:0 në ballafaqim me Besën e Pejës. Drenica dëshmoi lojë të mirë dhe u dëshmua se për të fortit është shumë e fortë. Besa kërkojë të kthehet me rezultat pozitiv dhe të ruajë hapin në luftë për kreun e tabelës. Pejanët me gjithë angazhimin nuk ia dolën... 

Zeka: Besa është më e dëmtuara

Kapiteni i klubit të futbollit Besa nga Peja, Haxhi Zeka, është optimist se në Skenderaj do të arrijnë rezultat të favorshëm në përballje me Drenicën. Zeka ka thënë se Besa do të ishte në pozitën e parë sikur mos të ishte dëmtuar nga gjyqtarët. “Besa është skuadra më e dëmtuar në elitën e futbollit. Mund të them se nuk ka ndeshje që Besa nuk është dëmtuar nga gjyqtarët.... 
Etiketat: , , ,

Drita ka zërë në gjumë Drenicën

Volejbollistët e Drenicës nga Skenderaj janë zërë në gjumë nga skuadra e Dritës nga Gjilani, duke pësuar humbje me rezultat 3:1, në ndeshjen e javës së 16-të të Superligës së Kosovës (meshkujt). Drita arriti një fitore e cila e kalon në vendin e katërt me 23 pikë, duke e shtyrë për fundi skuadrën e Therandës. Kryesuesi i tabelës, AKPA te Luzha nga Ferizaj nuk fali si udhëtues... 
Etiketat: , ,

Lushtaku: E njoh mirë mentalitetin…

Para nismës së stinorit pranveror në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll shumë kush e ka llogaritur Drenicën njërën prej skuadrave të futbollit që do të jetë më e rrezikuara. Parashikimet e disa njohësve të këtij sporti dolën mbrapsht dhe assesi të sakta. Drenica nga Skenderaj shpërtheu me lojëra të mira brenda dhe jashtë fushës së saj. Sidomos me rikthimin e kryetrajnerit... 

Drenica e fortë edhe për kryesuesin

Futbollistët e Drenicës nga Skenderaj janë bërë specialist për ti mposhtur skuadrat e forta. Drenica para shikuesve të vet me rezultat 2:0 gjunjëzoi Trepçën nga Mitrovica, në kuadër të javës së 22-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Pas një loje mjaft të mirë e sidomos të dëshmuar te skuadrës mikpritës bie goli në minutën e 64-të. Dugagjin Gashi nga largësia... 

Pesë ndeshje, një gol!

Pas luftës e këndej është kthyer rekordi i fukarallëkut të shënimit të golave në elitën e futbollit të Republikës së Kosovës. E pakapshme për kokën e njeriut, por shumë e vërtetë, pesë ndeshje dhe vetëm një gol! Sulmuesit e kanë pasur një ditë të keqe saqë nuk mbahet mend në futbollin e Kosovës. Vetëm Ferizaj ka shënuar fitore të zorshme me rezultat 1:0 ndaj Vëllaznimit...