Sporti Total » Dinamo

Beqiraj bëhet shënuesi më i mirë i Kupës së Kroacisë
Sulmuesi kosovar, Fatos Beqiraj, ka vazhduar të shkëlqejë edhe në garat e Kupës së Kroacisë në futboll. Beqiraj më herët me Dinamon siguroi titullin e kampionit, ndërsa është shumë pranë që të fitojë edhe trofeun e Kupës.

Dinamo të mërkurën mbrëma mposhti Varazhdinin me rezultatin e thellë, 5:1, në ndeshjen e parë finale të Kupës. Ndeshja e dytë finale do të zhvillohet më 25 maj në Varazhdin.

Reprezentuesi i Malit të Zi, Beqiraj, në ndeshjen e parë finale shënoi dy gola. Ai në minutën e 72-të realizoi për rezultatin 3:1, ndërsa gjashtë minuta më vonë ngriti epërsinë në 4:1. Beqiraj luajti tërë ndeshjen.

Me dy golat e shënuar të mërkurën, Fatos Beqiraj është bërë golashënuesi më i mirë i garave të kupës së Kroacisë për edicionin 2010-2011. Deri tani ka realizuar shtatë gola. Nga dy gola ka shënuar edhe në takimet Zadrugar – Dinamo dhe Osijek Dinamo, ndërsa një herë në takimin Karlovac – Dinamo.

Në gara të kupës është paraqitur në shtatë takime.

“Kemi luajtur shumë mirë, kemi krijuar shumë raste dhe kemi shënuar pesë gola që në kohën e fundit nuk ia kemi dalë shpesh. Përfshirë ndeshjen kundër Hajdukut, këto janë ndeshjet më të mira në pranverë.

Kemi përparësi të madhe para takimit të dytë, ndërsa edhe cilësia është në anën tonë. Por nuk bën të lirohemi, në Varazhdin do të shkojmë për të përfunduar punën”, ka thënë Beqiraj të enjten për sajtin zyrtar të Dinamos.

Ky është edicioni i parë i tij te Dinamo.

Ai në verë të vitit të kaluar u transferua nga Buduqnosti i Podgoricës. Dinamo shumë xhiro para fundit të kampionatit siguroi titullin e kampionit. Beqiraj shpejt është bërë sulmuesi kryesor i Dinamos. Ai në kampionat është golashënuesi i dytë i skuadrës. Deri më tani ka realizuar tetë gola, dy më pak se braziliani Sammir.

Beqiraj realizator në fitoren 6:0 të Dinamos
Futbollisti pejan, Fatos Beqiraj, ka shkëlqyer me Dinamon nga Zagrebi, duke triumfuar si mysafir me rezultat 6:0 në përballje me H. Dragovoljac, në ndeshjen e javës së 16-t të elitës së futbollit kroat.

Beqiraj, sulmues dinak, në çdo ndeshje po dëshmon formë të lart, në minutën e 90-të ka shënuar për fitoren e thellë 6:0 te skuadrës së tij.

Dinamo dhe Beqiraj për 16 ndeshje kanë shënuar 13 fitore, dy barazime, pësuan një humbje dhe me 41 pikë udhëheqin kreun e tabelë. Dinamo tash është shkëputur në krye me shtatë pikë më shumë se Hajduku i Splitit.

Dinamo eliminohet nga Champions League
Dinamo e Tiranës është eliminuar nga Champions League edhe pse fitoi 1-0  ndaj Sherifit të Tiraspolit në “Qemal Stafa”.

Humbja 3-1 e një jave  më parë në Moldavi ka kushtëzuar kualifikimin e kampionëve të  Shqipërisë, që gjithsesi dhuruan një paraqitje pozitive ndaj një skuadre  me buxhet shumë herë më të lartë.

Ndonëse me disa mungesa të  rëndësishme, si Bakaj apo Diop, blutë nuk kanë mundur të bëjnë dot  mrekullinë edhe pse i shkuan shumë afër asaj, ka raportuar BalkanWeb.  Goli i Emiljano Vilës në minutën e 18-të krijoi idenë se Dinamo do të  bënte përmbysjen e madhe, por një gjë e tillë nuk ndodhi, duke bërë që  skuadra shqiptare t’i thotë lamtumirën që në turin e parë kompeticionit  më të rëndësishëm europian për klube.

Presidenti i Dinamos Besnik Sulaj  kishte vendosur 250 mijë euro premio për kualifikimin përballë  kampionëve të Moldavisë. E megjithatë, goli i Vilës ka qenë i  pamjaftueshëm, ndërsa argjentinasi Martinena ka humbur disa mundësi të  mira për të shënuar golin e dytë. Pas një pjese të parë të dominuar  totalisht nga Dinamo, në të dytën Sherifi i Tiraspolit u mbrojt mjaft  mirë, duke mos lejuar më hapësira.

Gjithsesi, ndeshja u vendos më shumë  nga rezultati i arritur në Tiraspol, ku ekipi shqiptar u mund 3-1, falë  edhe një arbitrimi të keq.

Sherifi i Tiraspolit është skuadra më e  madhe moldave, që fiton rregullisht kampionatin prej vitit 2001. Ajo  është pronë e presidentit të republikës së vetëshpallur të Tiraspolit,  Igor Smirnov, një ish-shef i KGB-së ruse dhe ish-funksionar i Partisë  Komuniste në Bashkimin Sovjetik. Që prej vitit 1990, ai e ka shpallur  Tiraspolin republikë të pavarur, por ajo njihet vetëm nga Rusia dhe sot  është një nga qendrat e krimit në Evropë. Sherifi i Tiraspolit ka një  buxhet afro 15 milionë dollarë në vit, ndërsa një vit më parë arriti të  kalonte dy ture të Champions League, duke u mundur më pas nga  Olimpiakosi. /kohanet

FC Sherif Tiraspol mund Dinamon 3:1
Dinamo e ka humbur ndeshjen e parë në Moldavi, ndaj FC Sherif Tiraspolit, në kuadrin e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve, për edicionin 2010-2011.

Me rezultatin 3-1, blutë, kampionët e Shqipërisë, do të kthehen nga Moldavia, me shpresa të pakta për të përmbysur disavantazhin në ndeshjen e kthimit, në Tranë, për t’u kualifikuar më tej. Ka nisur me humbje kësisoji edhe debutimi i trajnerit aergjentinas, Luis Blanko në krye të Dinamos, megjithatë shpresat nuk janë humbur. Nën një shi, që ka rënë gjithë lojës në qytetin e Traspolit, ka nisur edhe kjo sfidë, ku vendasit, për shumë arsye, ishin favoritë.

FC Sherif Tiraspol është i detyruar të luajë ndaj kampionëve të Shqipërisë me dy mungesa, pasi slloveni Mirali Samarxhiç dhe senegalezi Andre Diedhiou, nuk e kishin marrë ende veten nga dëmtimet. Ndërkohë, Dinamo ishte e plotë në grupin e saj, pa asnjë firo. Ndeshje ka filluar pas ekzekutimit të himnit përkatës të “Champions League“, ndërkohë që topin e kanë luajtur të parët blutë shqiptarë nga mesi i fushës.

Që në fillim duket qartë misioni i vendasve, të vendosin diktatin në fushën e lojës, të ushtrojnë presing mbi dinamovitët dhe ta gjejë golin sa më shpejt të jetë e mundur. Gjë së cilës ia kanë arritur me sukses, sepse kanë kaluar në epërsi shumë shpejt, që në minutën e 9-të, me anë të Volkov. U duk se do të startonte një goleadë në portën e Isli Hidit, që edhe ai, si trajneri Blanko, kishte debutimin me fanellën e Dinamos, i ardhur kohët e fundit te kampionët e Shqipërisë. Por ka ndodhur e papritura e madhe, teksa dinamovitët kanë kundërsulmuar, vetëm dy minuta pasi e kishin nxjerrë topin nga rrjeta e tyre dhe kanë shënuar.

Pikërisht kur kronometri i gjyqtarit suedez të ndeshjes shënonte minutën e 12-të. Goli u ka ardhur në ndihmë bluve, sepse jo vetëm ka rivendosur ekuilibrat në fushë, por edhe ka rikthyer stabilitetin e nevojshëm psikologjik te kampionët e Shqipërisë, për ta vijuar me dinjitet përballjen me kampionët e Moldavisë. Autori i golit të barazimit për Dinamon ka qenë Malakarne. Minutat e mëpastajme, të pjesës së parë, vijojnë me një epërsi në zotërimin e topit dhe të hapësirës së blertë nga vendasit, ndërsa dinamovitët i kushtojnë shumë rëndësi mbrojtjes, duke kundërsulmuar, me shpresën se do të shfrytëzonte befasinë e Bakajt, në sulm.

Por 45 minutat e para të ndeshjes nuk kanë sjellë ndryshime të tjera në rezultat, pasi barazpesha 1-1 i ka dërguar të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë paraqet në fushë një FC Sherif më kërkues, më dominues dhe që shikon përpara, nga porta e Hidit. Duket qartë se do t’i shkarkojnë të gjitha energjitë e tyre për të shënuar sa më shumë gola. Dhe ndërmarrin aksione të njëpasnjëshme në prapavijën dinamovite, e cila duhet t’i përveshet një pune mjaft të madhe.

Së cilës nuk ia ka dalë mbanë, në dy raste, kur moldavët kanë arritur të konkludojnë në portën e Hidit. Respektivisht, me anë të Nikolic (62’) dhe Nadson (70’). Kur Dinamo po përpiqej mos realizonte edhe golin e dytë, sulmuesi i saj kryesor, Elis Bakaj, e ka lënë në baltë, sepse në minutën e 68-të ka dalë jashtë loje me karton të kuq, pas një momenti gjaknxehtësie me një mbrojtës kundërshtar. Reagimi i lojtarit të talentuar të Dinamos nuk është toleruar aspak nga gjyqtari suedez i ndeshjes, që i ka treguar kartonin e kuq, duke i lënë blutë pëe 20 minuta me 10 lojtarë në fushë, në inferioritet numerik. Por, kjo dalje me të kuqe e Bakajt e ndëshkon Dinamon edhe për ndeshjen e kthimit, sepse do t’i duhet të luajë pa të (Bakajn) në Tiranë, kur dihet se pritshmëritë karshi këtij lojtari nga kampionët e Shqipërisë janë të mëdha. Por atë e kanë tradhëtuar nervat, duke e lënë skuadrën e tij në një moment delikat.

FC SHERIF – DINAMO 3-1

Gjyqtarë: Daniel Stalhammar, Fredrik Nilsson, Joakim Flink (Suedi)

Kartonë të verdhë: Volkov (Sh), Putinčanin (D), Diop (D),

Karton i kuq: E.Bakaj (D)

Shënues: Volkov 9’, Nikolic 62’, Nadson 70’ / Malacarne 12’

FC SHERIF: Stojanov, Volkov, Tarkhnishvili, Nikolić (Gheorghiev 75’), Franca, Vranješ, Fred (Haciaturov 91’), Bulat, Nadson, Branković, Adamović.

DINAMO: Hidi, Pisha, E.Xhafa, Martinena, Garcia (Allmuca 79’), Vila, Muzaka (Sosa 72’) Bakaj, Putincanin, Malacarne, Diop./Sporti Shqiptar

Dinamo ka festuar me fitore
Dinamo ka festuar me fitore ngritjen zyrtare të trofeut të kampiones, teksa ka mundur Besën 4:3 në “Qemal Stafa“.

Ndeshja përmbyllëse e këtij kampionati, që fare pak ka dhuruar emocione dhe cilësi sportive, ndërkohë që me shumicë ka prodhuar dukuri tejet negative, si dhuna, trukimet, përfoljet, akuzat e kundërakuza, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me lojën e bukur dhe magjike të futbollit.

Kesisoji, te merkuren e 19 majit 2010, u luajtën ndeshjet e javës së fundit të superligës. Të cilat zbuluan edhe verdiktet e fundit të një kampionati shumë të përfolur, për t’u harruar, “estradës” së të cilit nuk i shpëtuan edhe ndeshjet e kësaj të mërkure. Ku spikat fitorja e Teutës në “Loro Borici”, ndaj Vllaznisë vendase, që nuk dukej fare e impenjuar, duke mos u prishur punë “djemve të detit”, të cilët, nëse nuk fitonin, do t’i nënshtroheshin “play-out”-it.

Gramozi, i rënë prej disa javësh në kategorinë e parë, ka tërhequr pas vetes edhe Apoloninë e Fierit, falë fitores së ndeshjes direkte në Ersekë, 3:0. Skuadra fierake nuk ka mundur dot t’i shmanget humbjes në ndeshjen e fundit të kampionatit, për të ushqyer ato shpresa të pakta që kishin për mbijetesë, sepse kolonjarët nuk kanë falur.

Në këtë mënyrë, Apolonia e shikon veten një kategori më poshtë, duke lënë elitën e futbollit shqiptar, që mban emrin superligë. Teuta, falë fitores 2:0 në Shkodër, ka siguruar direkt mbijetesën, duke i shpëtuar “provimit të vjeshtës”, ndeshjes shtesë së “play out”-it. Në këtë “stacion” kanë mbetur dy skuadra, Skënderbeu i Korcës dhe Kastrioti i Krujës.

Që do të ballafaqohen me dy skuadra të kategorisë së parë të këtij edicioni, për të diskutuar për herë të fundit mbijetesën në superligë. Konkretisht, Kastrioti, që ka mundur 1:0 Lacin në javën e fundit, do të ndeshet me Lushnjën, në “play-out”, ndërsa Skënderbeu, që barazoi 2:2 me Tiranën në javën e fundit të garës, do të ballafaqohet në “play-out” me Kamzën.

Ndeshje të cilat do të luhen më 26 dhe 27 maj, në kryeqytet, javën e ardhshme. Vec Dinamos, që është shpallur kampione, edhe pse ka regjistruar plot 8 humbje radhazi në fazën e tretë, vec Besës, që është shpallur nënkampione dhe fituese e Kupës së 58-të të Shqipërisë, Tirana ka zënë vendin e tretë, duke parakaluar me 1 pikë më shumë Lacin, që fiksohet përfundimisht në vendin e katërt.

Të gjitha këto skuadra (Dinamo, Besa, Tirana dhe Laci) do të marrin pjesë në Kupat e Europës, blutë në Ligën e Kampioneve, ndërsa tri skuadrat e tjera në “Europa League”.

Flamurtari, që ka mundur 3:2 Shkumbinin në “aktin” e fundit të këtij kampionati, ka zënë vendin e pestë në klasifikim, duke bërë një kapërcim të madh në këtë fazë të tretë, teksa luftonte për mbijetesë, por e shikon veten në mesin e artë, në fund të garës.

Ja edhe pasqyra e plotë e javës së 33-të të superligës.

Kategoria Superiore

Java 33 (e fundit)

Skenderbeu – Tirana 2:2 (1:0)

Shënues: Nestorovic 2′, Cajku 48’ / Abilaliaj 46’, Sorra 49’

Vllaznia – Teuta 0:2 (0:0)

Shënues: Mile 47’, 50′

Flamurtari – Shkumbini 3:2 (1:0)

Shënues: Shehaj 30′, Lena 85’, Memelli 90′ / Branica 91′, Gjyla 93′

Kastrioti – Laci 1:0 (0:0)

Shënues: Kalari 78’

Gramozi Apolonia 3:0 (2:0)

Shënues: Dos Santos 16′, 53’, Metani 37′

Dinamo – Besa 4:3 (1:1)

Shënues: Kuli 41’, Sefa 64’, 82’, Bakaj 69’ / D.Xhafaj 17’, Poci 52’ (pen), Mancaku 64’

Dinamo shpallet zyrtarisht kampionë
Paskësh qenë shkruar që pikërisht në javën e 29-të të Superligës së Shqipërisë, që Dinamo të shpallej zyrtarisht kampione e vendit, titull të cilin, në fakt, e ka bërë të sajin qysh para mbarimit të fazës së dytë të garës.

Por, më pas, në fazën e tretë, mban rekordin më negativ se çdo skuadër tjetër, sa u takon pikëve të grumbulluara, pasi ka bërë dhurata të shumta karshi nevojtarëve. Gjë të cilën e bëri edhe javën e 29-të, teksa u mund 2:1 nga Teuta e Durrësit. Pra, kemi një kampione të re, që shpallet e tillë duke humbur disa javë rresht, por “dhjami“ që kishte akumuluar dy fazat e para ia kanë lejuar një komoditet të tillë.

Në kurorëzimin edhe matematikisht të Dinamos kampione ka ndihmuar Laçi, që ka mundur Tiranën brenda në “Qemal Stafa“, duke i shkurorëzuar bardheblutë, nga njëra anë, por edhe duke i larguar nga Kupat e Evropës. Gjithashtu, rezultatet pozitive në ndeshjet direkte me Besën e vendit të dytë, kanë bërë që zyrtarisht dhe matematikisht skuadra e Shkëlqim Muçës të jetë kampionia e Shqipërisë, katër javë para mbarimit të garës.

Në atë zonë të lakmueshme për shumë konkurentë të superligës shqiptare, zonën UEFA, rikthehet bindshëm skuadra e Stavri Nicës, që rrezaton një nga modelet më të mira të garës, edhe në aspektin e lojës së ndershme dhe pa asnjë kompromis. Të paktën për momentin, gjë e cila mbetet të konfirmohet në katër javët e mbetura. Skënderbeu i Korçës ka treguar sërish se nuk është ai i fitoreve radhazi në fazën e tretë, ndaj një rivali direkt, siç është Apolonia.

Një barazim 1:1 në Korçë ka nxjerrë më të kënaqur fierakët, të cilët, ashtu si edhe Flamurtari u kanë treguar juglindorëve se në futboll nuk mjafton vetëm të luash jashtë fushe. Një leksion ky për Skënderbeun, i cili duhet t’u falet 3 pikëve të marra në tavolinë për ndeshjen me Vllazninë, ndryshe do ta kishte “lakun në fyt“. Vllaznia e Shkodrës, falë asaj “vetëvrasjeje“ që bëri një javë më parë, ndaj Skënderbeut, e shikon veten në pozita delikate.

Rezultatet

Dinamo-Teuta			1:2

Besa-Shkumbini 		2:0

Tirana-Laçi			1:2

Skënderbeu-Apolonia	 	1:1

Kastrioti-Vllaznia 		2:0

Gramozi-Flamurtari		1:1

Tabela

1. Dinamo 		29 18 4 7 48:31 58

2. Besa 		29 13 7 9 31:24 46

3. Laçi 		29 12 9 8 30:24 45

4. Tirana 		29 13 5 11 31:27 44

5. Vllaznia 	29 12 6 11 33:35 42

6. Flamurtari 	29 11 7 11 36:33 40

7. Shkumbini 	29 11 6 12 27:27 39

8. Teuta 		29 11 5 13 28:36 38

9. Kastrioti 	29 11 6 12 28:3136

10. Apolonia 	29 9 8 12 34:37 35

11. Skënderbeu	29 9 7 13 36:40 34

12. Gramozi 	29 5 8 16 17:34 23

Shkumbini e mundi Dinamon
E pabesueshme, por shumë e vërtetë. Shkumbini nga Peqini mrekulloi në takim me Dinamon e Tiranës dhe e mposhti me rezultat 1:0, në kuadër të ndeshjes së kthimit të çerekfinales së kupës së Shqipërisë në futboll.

Shkumbinit edhe në Peqin fitoi me rezultat 1:0 sikurse edhe në Tiranë dhe arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të kupës.

Golin e fitores e ka shënuar Bakiu, në minutën e 89-të, duke shuar çdolloj shprese të Dinamos. Skuadrës së Dinamos i mbetet të kënaqet me pozitën e parë në Kampionatin Shqiptar, të cilën e kryeson bindshëm.

Shkumbini e mund Dinamon
Futbollistët e Dinamos megjithëse ishin të favorizuar në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, ata u kthyen kokulur nga ballafaqimi në Peqin me Shkumbinin.

KF Shkumbini shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Dinamos, e cila bindshëm kryeson tabelën në elitën e futbollit shqiptar.

Dinamo është e bindur se në ndeshjen e kthimit do të gjejë kualifikimin në gjysmëfinalen e kupës së Shqipërisë. Mirëpo, edhe Shkumbini ka dhënë lojë të mirë gjatë ndeshjes me Dinamon dhe premton se edhe në Tiranë do të jetë skuadër shumë e fortë.

Kastrati thotë se Mauksh i kishte bërë të padrejtë
Futbollisti Bekim Kastrati, sulmues, nuk e ka kursyer nga akuzat trajnerin e Dinamos nga Dresdeni, Matias Mauksh. Ai sa ishte në Dinamo të Dresdeni mendon se iu është bërë shumë e padrejtë nga trajneri Mauksh.

“Trajneri Mauksh më ka keqtrajtuar. Mënyra se si ai u mor me mua, nuk ishte e drejtë”, ka thënë Kastrati. Sipas tij, nuk e kishte menduar se do të luante vetëm tetë ndeshje si zëvendësues.

Tashmë Bekim Kastrati është anëtar i klubit të futbollit Bonner SC, që bën gara në ligën e katërt të Gjermanisë në futboll. Ai është prishur para pak kohësh me drejtuesit e Dinamos dhe ka zgjedhur si mjedis me kushte më të mira skuadrën e Bonnerit.

Dinamo sërish zhgënjeu
Përfundoi java e 17-të e Superligës së Shqipërisë në futboll, me tri ndeshjet e fundit, ndërkohë që tri të parat u luajtën një ditë më parë.

Edhe kësaj here, pas humbjes shokuese në Peqin, 4:0, javën e kaluar, Dinamo ka zhgënjyer në lojën e saj. Madje, vetëm penalltia e diskutueshme, e kontestuar fuqishëm nga kurbinasit, e dhënë në minutën e 92-të të lojës, në kohën shtesë, nga gjyqtari Lorenc Jemini, e ka shpëtuar Dinamon nga humbja e dytë radhazi.

Gjatë 90 minutave, kryesuesit e kampionatit janë shfaqur të mpirë, konfuzë në aksionet e tyre, me pasiguri të mëdha në prapavijë dhe me shumë pak rrezikshmëri në fazën ofensive.

Nga ana tjetër, Laçi është paraqitur i zhdërvjellët, me kombinacione të bukura dhe të sakta mes lojtarëve, duke dalë në kundërsulm mjaft rrezikshëm. E ka gjetur golin e epërsisë me sulmuesin e tij kryesor, Arlind Nora, në minutën e 12-të.

Gjirokastriti i është vjedhur bukur mbrojtjes blu, duke shënuar një gol të zgjuar. Kur pritej që Dinamo të reagonte, ka ndodhur e kundërta. Eshtë Laçi që vijon me lojën e tij, duke kundërsulmuar dhe vënë disa herë të tjera në rrezik serioz portierin Kotorri.

Madje, vetëm mungesa e konkludimit i ka munguar skuadrës mike, për ta thelluar më tej rezultatin. Dinamo vijon të mos dalë në lojën e saj, repartet janë të shkëputura nga njëra-tjetra, ndërsa mbrojtja çahet pa problem nga sulmuesit kurbinas.

Në radhët e Lacit spikat organizatori Emiljano Veliaj, ndërkohë që Nora e vë përherë në alarm prapavijën dinamovite. Trajneri Muca bën ndërrimet që i lejohen, duke përforcuar manovrën sulmuese, por nuk është dita e Dinamos.

Loja shkon sipas “muzikës“ së Laçit, deri në minutën e 92-të, kur gjyqtari kryesor akordon një penallti të dyshimtë, e cila është kontestuar fuqishëm nga drejtuesit e Lacit.

Madje presidenti Laska ka shfryrë fort ndaj dy zyrtarëve të FSHF-së, të pranishëm në këtë ndeshje, Ilir Shulkut dhe Hito Hitajt, duke qëlluar me shqelma bankinën ku qëndronin ata.

Kujtojmë se më përpara, kryesori Jemini kishte akorduar një tjetër penallti, por ishte anësori Qirici, ai që e anuloi atë, për pozicion jashtë loje.

Përfundimisht, ndeshja Dinamo-Laçi mbyllet në barazim 1:1, me një lojë tepër të dobët të kryesuesve të kampionatit, ndërsa nga ana tjetër, Laçi u shfaq mjaft kompakt dhe i vendosur mirë në fushë, të cilit i iku, sipas tyre padrejtësisht, 3-pikëshi nga duart.

Në Kavajë, ndjekësja më e afërt e Dinamos, Besa, ka fituar minimalisht 1:0 ndaj Gramozit debutues në superligë. Ka qenë korcari Dhëmbi, i cili ka vulosur fatin e kësaj ndeshjeje në minutën e 14-të.

Kolonjarët kanë bërë çmos për të barazuar, por këmbëngulja e vendasve dhe fusha tejet e keqe e stadiumit të Besës nuk i ka lënë skuadrat të bëjnë më shumë. Kujtojmë se për secilën skuadër ka patur nga një karton të kuq.

Në fundin e pjesës së parë është ndëshkuar portieri Shehi, për Besën, ndërsa në pjesën e dytë Goshevski për Gramozin. Sidoqoftë, Besa ka marrë 3 pikë të arta, duke iu afruar edhe më Dinamos, pasi kjo e fundit u ndal me barazim në shtëpi me Laçin.

Në Durrës, Teuta e drejtuar nga Mirel Josa ka mundur 1:0 Shkumbinin. Goli i Hysenit, shënuar në limitin e pjesës së parë, ka mbetur i pandryshuar deri në fund. Ekuilibër në lojë, më sulme e kundërsulme nga të dyja palët, por që fatin e ndeshjes e ka përcaktuar ai gol i vetëm, që mban autorësinë e Hysenit.

Tri pikë me shumë vlera për “djemtë e detit”, që pozicionohen në mesin e renditjes, duke e mbyllur vitin 2009 mjaft komodë.

Rezultatet

Kastrioti-Tirana 0:1

Apolonia-Skënderbeu 1:1

Vllaznia-Flamurtari 2:2

Dinamo-Laçi 1:1

Besa-Gramozi 1:0

Teuta-Shkumbini 1:0

Tabela

1. Dinamo 17 13 3 1 32:14 42

2. Besa 16 8 6 2 15:7 30

3. Tirana 17 8 5 4 20:13 29

4. Apolonia 17 7 4 6 25:22 25

5. Teuta 17 8 1 8 18:22 25

6. Shkumbini 17 6 3 8 19:19 21

7. Laçi 17 5 6 6 16:17 21

8. Kastrioti 17 5 4 8 16:19 19

9. Vllaznia 17 5 4 8 16:22 19

10. Skënderbeu 16 3 6 7 17:21 15

11. Flamurtari 17 3 6 8 13:21 15

12. Gramozi 17 3 6 8 11:21 15 /botasot