Home » Posts tagged with "Dinamo"
Dinamo eliminohet nga Champions League
Dinamo e Tiranës është eliminuar nga Champions League edhe pse fitoi 1-0 ndaj Sherifit të Tiraspolit në “Qemal Stafa”.
Humbja 3-1 e një jave më parë në Moldavi ka kushtëzuar kualifikimin e kampionëve të Shqipërisë, që gjithsesi dhuruan një paraqitje pozitive ndaj një skuadre me buxhet shumë herë më të lartë.
Ndonëse me disa mungesa të rëndësishme, si Bakaj apo Diop,...
FC Sherif Tiraspol mund Dinamon 3:1
Dinamo e ka humbur ndeshjen e parë në Moldavi, ndaj FC Sherif Tiraspolit, në kuadrin e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve, për edicionin 2010-2011.
Me rezultatin 3-1, blutë, kampionët e Shqipërisë, do të kthehen nga Moldavia, me shpresa të pakta për të përmbysur disavantazhin në ndeshjen e kthimit, në Tranë, për t’u kualifikuar më tej. Ka nisur me humbje kësisoji edhe debutimi...
Dinamo ka festuar me fitore
Dinamo ka festuar me fitore ngritjen zyrtare të trofeut të kampiones, teksa ka mundur Besën 4:3 në “Qemal Stafa“.
Ndeshja përmbyllëse e këtij kampionati, që fare pak ka dhuruar emocione dhe cilësi sportive, ndërkohë që me shumicë ka prodhuar dukuri tejet negative, si dhuna, trukimet, përfoljet, akuzat e kundërakuza, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me lojën e bukur dhe...
Dinamo shpallet zyrtarisht kampionë
Paskësh qenë shkruar që pikërisht në javën e 29-të të Superligës së Shqipërisë, që Dinamo të shpallej zyrtarisht kampione e vendit, titull të cilin, në fakt, e ka bërë të sajin qysh para mbarimit të fazës së dytë të garës.
Por, më pas, në fazën e tretë, mban rekordin më negativ se çdo skuadër tjetër, sa u takon pikëve të grumbulluara, pasi ka bërë dhurata të shumta...
Shkumbini e mundi Dinamon
E pabesueshme, por shumë e vërtetë. Shkumbini nga Peqini mrekulloi në takim me Dinamon e Tiranës dhe e mposhti me rezultat 1:0, në kuadër të ndeshjes së kthimit të çerekfinales së kupës së Shqipërisë në futboll.
Shkumbinit edhe në Peqin fitoi me rezultat 1:0 sikurse edhe në Tiranë dhe arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të kupës.
Golin e fitores e ka shënuar Bakiu, në...
Shkumbini e mund Dinamon
Futbollistët e Dinamos megjithëse ishin të favorizuar në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, ata u kthyen kokulur nga ballafaqimi në Peqin me Shkumbinin.
KF Shkumbini shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Dinamos, e cila bindshëm kryeson tabelën në elitën e futbollit shqiptar.
Dinamo është e bindur se në ndeshjen e kthimit do të gjejë kualifikimin në gjysmëfinalen...
Kastrati thotë se Mauksh i kishte bërë të padrejtë
Futbollisti Bekim Kastrati, sulmues, nuk e ka kursyer nga akuzat trajnerin e Dinamos nga Dresdeni, Matias Mauksh. Ai sa ishte në Dinamo të Dresdeni mendon se iu është bërë shumë e padrejtë nga trajneri Mauksh.
“Trajneri Mauksh më ka keqtrajtuar. Mënyra se si ai u mor me mua, nuk ishte e drejtë”, ka thënë Kastrati. Sipas tij, nuk e kishte menduar se do të luante vetëm tetë ndeshje...
Dinamo sërish zhgënjeu
Përfundoi java e 17-të e Superligës së Shqipërisë në futboll, me tri ndeshjet e fundit, ndërkohë që tri të parat u luajtën një ditë më parë.
Edhe kësaj here, pas humbjes shokuese në Peqin, 4:0, javën e kaluar, Dinamo ka zhgënjyer në lojën e saj. Madje, vetëm penalltia e diskutueshme, e kontestuar fuqishëm nga kurbinasit, e dhënë në minutën e 92-të të lojës, në kohën...
Bakaj, futbollist i vitit
Elis Bakaj futbollist i Dinamos nga Tirana e ka fituart epitetin e futbollistit më të mirë të Shqipërisë.
Trajnerët e Superligës së Shqipërisë në futboll e kanë votuar më së shumti Bakajn dhe me plotë meritë e ka fituar çmimin e laureatit të vitit.
Sulmuesi i Dinamos, Bakaj, që ka shënuar dhjetë gola në stinorin vejshtor, e ka ndier veten të lumtur që ka fituar këtë çmim....
Humbje shokuese e liderit
Më në fund ndalet dhe Dinamo. Madje pëson një humbje shokuese, të thellë dhe që e ngatërron jo pak situatën psikologjike të kryesuesve të kampionatit.
Natyrisht, terreni i stadiumit të Peqinit ka qenë tepër i rënduar dhe mund të përdoret nga Dinamo si shkak për këtë humbje 4:0, por rezultati i thellë nuk lë shumë vend për diskutime.
Shkumbini i ka bërë “dhuratën” më...