Home » Posts tagged with "David Villa"

Villa: Nuk jemi në krizë

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ka deklaruar se në Camp Nou nuk flitet për krizë, pas dy barazimeve të njëpasnjëshme ndaj Rubin Kazanit dhe Mallorcas. “E keqja jonë tani është se ne nuk po shënojmë, ndërsa kjo është ajo që po na e ul moralin. Askush nuk krijon më shumë raste se Barcelona”. “Nuk mendoj se kemi të bëjmë me krizë, sepse unë nuk kam dëgjuar asgjë, askush... 

Alves: Jemi të kënaqur me barazimin

Dani Alves thotë se Barcelona ka nxjerrë pikën e vetë në barazimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve ndaj Rubin Kazan. Barca u mundua shumë për rezultatin 1-1, që erdhi vetëm pasi David Villa neutralizoi avantazhin paraprak të ekipit rus. “Rubin është një ekip shumë mirë i ndërtuar, të cilët luajnë mirë në kundër-sulme. Në rrethanat të cilat ndërtuan ndeshjen, ne jemi... 

Villa: Dallimi mes Real Madridit dhe Barcelonës është i qartë

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se dallimi mes Barcelonës dhe Real Madridit mund të vërehet shumë lehtë. “Dallimi mes Real Madridit dhe Barcelonës është i qartë, vetëm shikoni në të gjithë titujt që kemi fituar dy vitet e kaluara. Barcelona ka bërë një gjë të cilën asnjë skuadër nuk do ta bënte dhe kjo është fitimi i gjashtë... 

Barcelona mposht Sporting de Gijon

Kampioni i Spanjës nuk ka arritur të shënojë më shumë se një gol kundër Sporting de Gijon, në takimin e xhiros së katërt të La Ligas. Heroi i ndeshjes ishte transferi i sivjetmë David Villa, i cili pranoi një top nga Dani Alves duke iu shmangur me mençuri pozitës jashtë loje dhe realizoi golin e fitores (49’). Blaugranët këtë ndeshje e zhvilluan pa njeriun kryesor Lionel Messi,... 

Pedro: Duhet të filloni me fitore

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro, ka folur për rëndësinë e fitores së mbrëmshme të ekipit të tij prej 5-1 ndaj Panathinaikos në Ligën e Kampionëve. 23-vjeçari shënoi gol në këtë ndeshje, për t’u shtuar në listën e shënuesve së bashku me Lionel Messi, i cili shënoi dy gola, dhe David Villa dhe Daniel Alves, të cilët shënuan nga një. Për grekët të vetmin gol e shënoi Sidney... 

Villa: Humbja nga Hercules, një aksident

David Villa thotë se humbja befasuese e Barcelonës nga Hercules ka qenë një rrëshqitje aksidentale e kampionit të Spanjës. Barcelona do të shkojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Panathinaikos pas humbjes 2-0 nga Hercules. Por Villa nuk mendon se kjo humbje ka qenë për shkak të dobësisë së Barcelonës, por ka qenë vetëm një ‘aksident’. “Mendoj se kjo është fjala... 

Barcelona fitoi 3:0, Reali barazoi 0:0

Barcelona shpërtheu me shifra 3:0 si mysafir në takim me Santanderin, qysh në hapje të edicionit të ri në Kampionatin e Spanjës në futboll. Messi shënoi në minutën e tretë për rezultatin 1:0, ndërsa Iniesta shtoi epërsinë në 2:0 në minutën e 33-të. Në minutën e 62-të, David Villa shënoi edhe golin e fitores për shifrat 3:0. Futbollistët e Sevillës shënuan fitore me rezultat... 

Barca mposht Milanin në penallti

Barcelona ka mposhtur Milanin pas ekzekutimit të penalltive për të fituar trofeun “Joan Gamper”, në një ndeshje miqësore të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Camp Nou. Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa me të filluar e dyta (47’), David Villa kaloi vendasit në epërsi. Mirëpo, njëzet minuta më pas, Filippo Inzaghi barazoi shifrat, dhe gola tjerë nuk u realizuan. Kështu... 

Higuain dhe Villa, baras me gola

Para se të niste botërori dashamirët e futbollit parashikoni se Ronaldo i Portugalisë dhe Messi i Argjentinës do të jenë shënuesit më të spikatur në botëror. Përderisa Ronaldo i tha lamtumirë botërorit me vetëm një gol të shënuar, Messi ende është në garë me kombëtaren e Argjentinës, por mjerisht nuk ka shënuar asnjë gol i ashtuquajturi jashtëtokësor. Messi ka gjasa që... 

Villa ka shpëtuar pa u ndëshkuar nga FIFA

Futbollisti më i mirë i kombëtares së Spanjës, David Villa, ka shpëtuar pa u ndëshkuar nga FIFA. Spanja do të ketë në dispozicion futbollistin Villa për ndeshjen e radhës kundër Kilit, e cila zhvillohet më 25 qershor. Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka hetuar gjestin e shëmtuar të lojtarit iberik ndaj futbollisti të Hondurasit, Emilio Izaguirre, duke konstatuar në fund se nuk ka asnjë... 
Etiketat: , ,