Home » Posts tagged with "Carles Puyol"
Puyol i gatshëm për sezonin e ri
Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, është shumë pranë riaftësimit dhe pritet që të jetë plotësisht i gatshëm për sezonin e ri.
Një problem në gju ishte problemi kryesor për spanjollin nga janari, ndërsa mbrojtësi nuk ka luajtur rregullisht që nga ajo kohë. Sidoqoftë, ai po përfiton nga ndeshjet e pakta të kombëtares spanjolle për t’iu përkushtuar rikuperimit.
Sipas faqes...
Lista e kandidatëve për “Golden Foot”
Është bërë publike ditën e djeshme lista e kandidatëve për fitimin e çmimit “Golden Foot” që i jepet futbollistëve mbi 29 vjeç “të cilët shquhen për rezultatet sportive (personale dhe me ekipin ku luajnë), personalitetin e tyre dhe për vlerësimin që gëzojnë në publik”.
Raul Gonzalez, Iker Casillas, Carles Puyol, Xavi Hernandez, Gianluigi Buffon, David Beckham, Javier Zanetti,...
Puyol operohet të mërkurën
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, të mërkurën do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në gjurin e majtë, si pasojë e një lëndimi që e ka munduar gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2010/2011.
Konfirmimi për ndërhyrjen kirurgjike ka ardhur nga klubi, që me anë të një komunikate për media ka njoftuar se Puyol do të operohet me 1 qershor.
Mbrojtësi 33-vjeçar kaloi thuajse...
Spanja me mungesa
Cesc Fabregas, Carles Puyol dhe Pedro Rodriguez do t’i mungojnë kampionit botëror, Spanjës, në dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2012, ndaj Republikës Çeke dhe Lituanisë.
Spanja i pret çekët të shtunën në Grenada, para se të udhëtojë drejt Kaunasit katër ditë më pas për t’u përballur me Lituaninë.
‘Stuhia e Kuqe’ do të mundohet ta ruajë pamposhtësinë e saj në kualifikime.
Mirëpo,...
Puyol i gatshëm për Arsenalin
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol do të shërohet nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Barcelonës kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë e zhvilluar në “Emirates” ndërmjet këtyre dy klubeve përfundoi me fitore të Arsenalit, 2-1, dhe ndeshja kthyese e cila zhvillohet në “Camp Nou” do të jetë vendimtare për kualifikimin e...
Puyol nuk luan kundër Arsenalit
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, pasi nuk ka arritur të rikuperohet.
Mbrojtësi 32-vjeçar ka probleme me tendinë, ashtu që nuk është përfshirë në listën e Pep Guardiolas prej 18 lojtarëve.
Në listë nuk është përfshirë edhe anësori Jeffren, ndërsa është thirrur talenti Thiago.
Lista e plotë:
Portierë:...
Puyol: Nuk kam problem me Ramos
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, ka ngritur supet rreth përplasjes me mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos, në fund të derbit.
Ramos u përjashtua për shkak se shtyu Puyol në fytyrë pasi mbrojtësi i Realit më herët ndërhyri ashpër në Lionel Messi.
“Unë dola në mbrojtje të bashkë-lojtarit pasi mendova se ishte një ndërhyrje shumë e ashpër nga Sergio Ramos . Ne kemi shumë...
Puyol lëndohet, mungon tri javë
Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, do të përballet me mungesë tri javore nga fushat e blerta, pasi që ka pësuar një dëmtim në muskulin e kofshës së majtë.
Ky lëndim i pësuar gjatë fazës përgatitore para takimit ndaj Racing Santanderit, e lë ikonën katalunase në tribuna për ndeshjet ndaj Herculesit, Atletico Madridit dhe Sporting Gijonit në La Liga, ashtu si ndaj Panathinaikosit...
Puyol largohet nga kombëtarja si kampion bote
Carles Puyol kishte vendosur të largohej përfundimisht nga kombëtarja pas botërorit dhe keshtu ka bërë.
Mbrojtësi i kombëtares iberike ka zhveshur përfundimisht fanelën e kombëtares pasi arriti në majën e botës vetëm pak ditë më parë. Numri 5 i skuadrës “Roja” është takuar me trajnerin Del Bosque dhe Fernando Hierro, duke u bërë me dije vendimin.
Mbrojtësi qëndror mendon...
Puyol: Me Villën kërkojmë shumë gola
Drejtuesit e Barcelonës presin shumë nga përforcimi i ri, David Villa.
Ky sulmues që ka ardhur në Barcelonë është pritur nga të gjithë jashtëzakonisht mirë. Edhe mbrojtësi Carles Puyol, mendon se David Villa mund të përshtatet mirë me Zlatan Ibrahimoviqin në sulmin e katalunasve.
Puyol ka thënë se nga Villa presin shumë gola dhe do të jenë një tandem i fuqishëm me Ibrahimoviqin.
“Para...