Home » Posts tagged with "Besa Famiglia"

Dikur temperament, sot shembull

Kastrioti i Ferizajt dhe Besa Famiglia nga Peja, janë dy rivalët e vetëm që pretendojnë titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e meshkujve. Fundjava e shkuar na e dha kryendeshjen e stinorit, të Superligës, ndërmjet këtyre dy skuadrave, të cilat dëshmuan përkushtim dhe cilësi në lojën e hendbollit. Besa Famiglia, e cila hiqej si favorite e takimit... 

Besa “nokautohet” në Gjermani

Hendbollistët e Besa Famiglias kanë pësuar humbje të thellë edhe në ndeshjen e dytë të rrethit të tretë të Kupës së Fituesve të Kupave. Besa të dielën u mposht nga skuadra gjermane Gummersbach me rezultatin 41:15. Takimi u luajt në Gummersbach të Gjermanisë. Skuadra kosovare humbi thellë edhe takimin e parë (46:15), të shtunën dhe kështu përfundoi paraqitjen në gara evropiane... 

Nuk e ndal as mosha

Arben Muçolli ka qenë edhe kreator i fitores së Besa Famiglia nga Peja në ballafaqim me Kastriotin nga Ferizaj, në ndeshjen e javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll. Pejanët shënuan fitore me rezultat 28:24, duke iu falënderuar edhe hendbollistit Muçolli, i cili shënoi dhjetë gola. Fitore që Besën e bënë edhe kryesuese të tabelës dhe tashmë hiqen edhe kandidat... 

Si paguhen hendbollistët?

Vazhdon avazi i vjetër nëpër klubet e hendbollit të Republikës së Kosovës. Katër klubet, Kastrioti i Ferizajt (femra-meshkuj), Besa Famiglia nga Peja (meshkujt) dhe Prishtina (femrat) ende e mbajnë të fshehur sesa i paguajnë hendbollistet me paga mujore. Askush nuk e ka të qartë pse nuk duan të bëjnë të ditur pagat të hendbollistëve apo të hendbollisteve. Burimet të besueshme nëpër... 

Besa Famiglia mund t’i bëjë “sherr” Kastriotit

Drejtuesit e klubit të hendbollit Kastrioti i Ferizaj (meshkujt) jo që ia kanë frikën Besa Famiglisë nga Peja, por sipas tyre barazimi dhe fitorja i bëjnë punë të mirë, por në rast të humbje ia komplikojnë paksa punët për titull. Ballafaqimi Besa Famiglia dhe Kastrioti i Ferizajt, do të zhvillohet të premten në orën e vona (20.00) në palestrën e sportit Karagaç” në Pejë.... 

Besa Famiglia, fituese e kupës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka qenë i pranishëm në ndeshjen finale të kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në mes Prishtinës dhe Besa Famiglia nga Peja (meshkujt). Skuadra e hendbollit Besa Famiglia është fituese e kupës së shtetit më të ri në botë, Republikës së Kosovës. Pejanët në finale shënuan fitore me rezultat 36:30 kundër kampionit... 

Të shtunën finalet e hendbollit

Zyrtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës njoftojnë se të shtunën do të zhvillohen dy ndeshjet finale të hendbollit (meshkujt dhe femrat). Finalja në konkurrencën e meshkujve në mes Besa Famiglias nga Peja dhe Prishtinës zhvillohet në orën 20.30, ndërsa ajo e femrave do të luhet në orën 18.15, ku takohen Kastrioti i Ferizajt dhe Shqiponja nga Gjakova. Katër skuadra dhe katër... 

Prishtina eliminoj nga kupa Kastriotin

Hendbollistët e Prishtinës bënë befasinë me të madhe në edicionin e sivjetshëm duke eliminuar nga kupa skuadrën e Kastriotit nga Ferizaj. Prishtina në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së kupës së Kosovës në hedboll (meshkujt) papritur shënoi fitore me rezultat 25:22 dhe kësisoj kualifikohet në finale. Ajo në finale pret fituesin e ndeshjes Besa Famiglia – Kosova. Kastrioti... 

Shorti i keq për Prishtinën

Prishtina si në konkurrencën e femrave po ashtu dhe në atë të meshkujve ka pasur një fat të keq në hedhjen e shortit të gjysmëfinales së kupës së Kosovës në hendboll. Fati më të mirë padyshim e ka pasur finalisti i kupës së vjetëm, Besa Famiglia nga Peja, e cila nuk do të ketë punë të vështirë me Kosovën e Vushtrrisë. Prishtina si meshkujt po ashtu edhe femrat takohen... 

Do të hidhet shorti për gjysmëfinale

Federata e Hendbollit e Kosovës bëri të ditur se në orët e mesditës së martë (12.00) do të hidhet shorti për gjysmëfinalen e kupës së Kosovës në hendboll. Të gjitha skuadrat qoftë në konkurrencën e meshkujve qoftë në atë të femrave luten që të takohen më ndonjë rivale më të lehtë në gjysmëfinale. Në konkurrencën e meshkujve në gjysmëfinale janë: Kastrioti i Ferizajt,...