Home » Posts tagged with "Besa e Pejës"
Kasapi: Fituam bindshëm
Besa e Pejës ka vazhduar me fitore para adhuruesve të vet, edhe në ndeshjen e tretë që e zhvilloi në stadiumin “Shani Haxhiislami”, në Pejë.
Të kuqtë kësaj radhe mundën me rezultat bindës 3:0, të rikthyerit në elitë, Trepçën ’89. Ndër më të merituarit, që kampionët e trefishtë në dekadën e fundit, demoluan portën e “xehetarëve”, ishte sulmuesi këmbëshpejtë,...
Liria-Vëllaznimi në finale
Futbollistët e Lirisë nga Prizreni dhe Vëllaznimit nga Gjakova do të takohen në finalen e kupës së Republikës së Kosovës në futboll. Liria eliminoi Besën e Pejës, ndërsa skuadra e Vëllaznimit Gjilanin.
Në ndeshjen e kthimit Liria arriti të shënoi fitore me rezultat 2:1 dhe barazimi i ndeshjes së parë 3:3 në Pejë i mundësoi shkuarjen në finale. Skuadra pejane u orvat me të gjitha...
E mërkura përcakton finalistët e kupës
Më kërshëri të veçantë nga dashamirët e futbollit priten ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së kupës së Republikës së Kosovës në futboll.
Liria në Prizren pret Besën e Pejës, me të cilën ndeshjen e parë luajti baras 3:3, ndërsa në Gjakovë Vëllaznimi takohet me Gjilanin. Gjakovarët ndeshjen e parë e fituan në Gjilan me rezultat 3:2 dhe ka një përparësi të mirë në...
Drenica e fortë për të fortit!
Skuadra e futbollit Drenica nga Skenderaj, shënoi edhe një fitore para shikuesve të vet. Ata shënuan fitore me rezultat 1:0 në ballafaqim me Besën e Pejës.
Drenica dëshmoi lojë të mirë dhe u dëshmua se për të fortit është shumë e fortë. Besa kërkojë të kthehet me rezultat pozitiv dhe të ruajë hapin në luftë për kreun e tabelës. Pejanët me gjithë angazhimin nuk ia dolën...
Zeka: Nuk janë shuar shpresat për titull
Njëri prej futbollistëve më me përvojë në skuadrën e Besës së Pejës, Haxhi Zeka, ka thënë se skuadra e tij ka gjasa shumë të mira për titull të kampionit.
Zeka thotë se me fitoren nëse e arrijnë të dielën ndaj kampionit në fuqi, Prishtinës, do të shtohen fort apetitet për titull. “Me Prishtinën pritet të dëshmohet lojë e fortë e interesante edhe për adhuruesit.
Prishtina...
Pejanët mëtojnë pjesën e epërme të tabelës
“Synim yni është ngritja e cilësisë së lojës”, -tha Genc Hoxha, kryetrajner i Besës së Pejës. Besa të shtunën pritet të zhvillojë ndeshjen e parë miqësore me Lirinë e Prizrenit.
Besa e Pejës është ndër skuadrat më cilësore të elitës së futbollit dhe që ka objektiv ngritjen e cilësisë së lojës. Kryetrajneri Genc Hoxha tha se punohet me intensitet të shtuar në të...
Hoxha – optimist
Genc Hoxha është optimist se do të kalojnë të tetën e finales dhe do të shkojnë më tutje në garat e Kupës.
Besa e Pejës para shikuesve të vet llogarit fitore kundër Ferizajt. “Në radhë të parë pres lojë të mirë dhe me angazhimin e të gjithëve të shënojmë fitore, e cila na shpie në çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës.
Ferizaj është skuadër që ka dëshmuar...