Home » Posts tagged with "Benfica"

Europa League, dominojnë portugezet

Porto – Villareal dhe Braga – Benfica janë dy sfidat gjysmëfinale të Europa League. Kampionët e Portugalisë, kanë fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Spartakut të Moskës edhe këtë me rezultatin e thellë 5-2. Hulk kaloi Porton në avantazh ndërsa Rodriguez dyfishoi rezultatin në fundin e pjesës së parë. Në të dytën portugezët kanë shënuar edhe 3 herë të tjera në portën e... 

Taiwo në Benfica

Mbrojtësi i majtë i Olympique Marseille, Taye Taiwo do të njoftojë javën e ardhshme se ka nënshkruar për klubin portugez Benfica. Sipas medieve portugeze, nigeriani 25 vjeç ka nënshkruar para-kontratë me klubin nga Lisbona. Taiwo spekulohej se kërkohej edhe nga Milan, Juventus, Liverpool e Aston Villa, pasi kontrata e tij me Marseillen skadon në qershor. Ai njihet në Ligue 1 për... 

David Luiz shumë pranë Chelseas

David Luiz pritet të jetë shumë shpejtë edhe zytarisht lojtar i Chelseat, pasi Benfica ka konfirmuar negociatat me klubin londinez për mbrojtësin brazilian. Klubi bën të ditur me anë të një komunikate se ka marrë ofertë nga Chelsea dhe se kanë mbetur vetëm pak detaje që transferi të kompletohet, pasi besohet se oferta prej 25 milionë funtesh për gjigantët portugezë pritet të jetë... 
Etiketat: , ,

Schalke lider i Grupit B

Skuadra e Schalkes ka shënuar fitore prej 2-1 si mysafir i Benficas për të qëndruar në krye të Grupit B, pas xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Gjermanët krijuan avantazh të dyfishtë përmes Jurados (20’) dhe Howedes (81’), ndërsa një gol për vendasit e realizoi Luisao tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit. Nga ana tjetër, Lyoni ka barazuar... 

Kualifikohet Schalke

Skuadra e Schalkes e ka mposhtur Lyonin me rezultat 3-0 për t’ia rrëmbyer kreun e Grupit B, ndërkaq me rezultat identik, Hapoel Tel Avivi ka shënuar fitore kundër Benficas. Jefferson Farfan shënoi golin e parë për gjermanët (14’), ndërsa me dy golat e tij, një në pjesën e parë dhe një në të dytën (20’ dhe 89’), Klaas-Jan Huntelaar vulosi fitoren e vendasve. Nga ana tjetër,... 

Milan ofron 20 milionë për David Luiz

Milani raportohet se është duke bërë gati një ofertë në vlerën e 20 milionë eurove për mbrojtësin e Benfica, David Luiz. Sipas gazetës portugeze A Bola, Rossonerët dëshirojnë që mbrojtësi 23-vjeçar të jetë partner me Thiago Silva. Dyshja janë stërvitur së bashku me kombëtaren braziliani dhe kanë luajtur për ekipin e trajnerit Manu Menezes në fitoren 3-0 të Brazilit ndaj... 

Ramires kalon të Chelsea

Benfica ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e mesfushorit Ramires në Stamford Bridge për 22 milionë euro. Porsa të arrihet marrëveshja personale e lojtarit me Blutë dhe pasi të kryhen ekzaminimet mjekësore, braziliani do të jetë përfundimisht lojtar i Chelseat. Kampioni i Anglisë ka qenë në bisedime gjatë gjithë këtij afati kalimtar me Benfican dhe... 

Reali pritet të nënshkruaj me Di Maria’n

Real Madridi së shpejti pritet që edhe zyrtarisht të konfirmojë transferimin më të ri, yllin e Benficas, Angel Di Maria, pasi që klubet janë marrë vesh për shumën e transferimit. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se presidenti i Benficas, Luis Filipe Vieira, pas një takimi me drejtorin e Realit, Jose Angel Sanchez, ka vendosur ta ulë çmimin në 30 milionë nga 40 milionë sa kërkonte... 

Liverpooli në gjysmëfinale të Europa League

Më në fund Liverpoooli dëshmoi vlerat e vërteta dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Europa League në futboll. Liverpooli ka thyer traditën e keqe që ka pasur me skuadrën e Benficës nga Portugalia. Skuadra e Liverpoolit që udhëhiqet nga strategu Benitez e ka demoluar me rezultat 4:1 në ndeshjen e kthimit skuadrën e Benficës dhe arriti që të kualifikohet më tutje. Përderisa në Champions... 

Liverpooli humb si mysafir, ndërsa Atletico Madridi me Valencien ndahen barazim

Liverpooli pësoi humbje me rezultat 2:1 si mysafirë nga Benfica, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Europa League në futboll. Liverpooli të parët udhëhoqën me rezultat 1:0 me golin e futbollistit Agger të shënuar në minutën e 9-të të takimit. Në vazhdim Benfica këndellet dhe kthen epërsinë në favor të veten. Në minutën e 31-të Liverpooli mbetet pa një futbollist në fushë,...