Home » Posts tagged with "Barcelonës"

Eto’o: Messi të vijë në Inter

Samuel Eto’o thotë se ai ka biseduar me presidentin e Interit, Massimo Moratti për angazhim të tre shtyllave të Barcelonës, Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Xavi. “Messi është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe një personalitet shumë i mirë. Kam respekt të madh për të siç i respektoj edhe Iniesta, Xavi dhe Valdes”. “Para takimit me Barcelonën vitin e kaluar, bisedova me Presidentin... 

Villa: Dallimi mes Real Madridit dhe Barcelonës është i qartë

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se dallimi mes Barcelonës dhe Real Madridit mund të vërehet shumë lehtë. “Dallimi mes Real Madridit dhe Barcelonës është i qartë, vetëm shikoni në të gjithë titujt që kemi fituar dy vitet e kaluara. Barcelona ka bërë një gjë të cilën asnjë skuadër nuk do ta bënte dhe kjo është fitimi i gjashtë... 

Guardiola: Na mungoi Messi

Menaxheri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ekipi i tij vuajti në fitoren minimale ndaj Sportig Gijon në mungesë të Lionel Messi. David Villa shënoi golin e vetëm të ndeshjes, derisa Messi qëndroi jashtë fushe për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e kaluar kundër Atletico Madrid. “Messi është një lojtar i pazëvendësueshëm, nëse sot ai do të ishte këtu, ne do të... 

Ujfalusi dënohet vetëm dy ndeshje

Mbrojtësi çek, Tomas Ujfalusi, është dënuar me vetëm dy ndeshje moslojë nga komiteti disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit (FEF), pas startit të ashpër në superyllin e Barcelonës, Lionel Messi. Komisioni disiplinor e mori këtë vendim duke u bazuar në nenin 115 të statutit të FEF-së, i cili bëri që ndërhyrja ndaj Messit të konsiderohet si mesatare. Për këtë arsye, Ujfalusi... 

Guardiola: Atletico mund të luftojë për titull

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë pas fitores së mbrëmshme ndaj Atletico Madrid, se ky ekip mund të luftojë edhe për titullin e La Liga. “Nëse ata gjithmonë e tregojnë këtë agresivitet, ata janë të aftë të mposhtin çdokënd, madje edhe Real Madridin. Nëse ata e mbajnë këtë rritëm gjatë gjithë vitit, madje mund të jenë kandidatë për titull”. “Ne kemi treguar... 

Messi pëson lëndim të lehtë

Tifozët e Barcelonës tani për tani mund të jenë të relaksuar, pasi që superylli i tyre, Lionel Messi, nuk ka pësuar ndonjë lëndim të përmasave të mëdha. Messi ishte goditur qëllimisht nga Tomas Ujfalusi në minutën e fundit të sfidës ndaj Atletico Madridit, për t’u larguar më pas nga fusha me dhimbje të mëdha. Ekzistoi frika për ndonjë frakturë apo thyerje, por nuk bëhet... 

Guardiola: Fitore fantastike

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, u shpreh të jetë i kënaqur me fitoren ndaj Atletico Madridit, por ishte i pikëlluar për lëndimin e Lionel Messit. “Ishte një shfaqje e vërtetë mënyra se si luajtëm, unë jam shumë krenar me ekipin. Pikët janë rezultat i lojës, ne humbëm në të kaluarën, por ne bëjmë ç’mos për të luajtur sa më mirë. Humbja e javës së kaluar ishte... 

Mascherano: Duhet të ruhem nga kartonët

Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano, beson se ai nuk do të ketë problem t’i adaptohet futbollit spanjoll dhe tashmë po përshtatet me jetën në Primera Division. “Nuk jam i shqetësuar, por duhet të jem i kujdesshëm të mos marr kartonë pas 20 minutash, pasi kjo ndikon në pjesën tjetër të lojës. Duhet të adaptohem, pasi kam kaluar shumë kohë në një ligë tolerante në kuptim... 

Villa: Humbja nga Hercules, një aksident

David Villa thotë se humbja befasuese e Barcelonës nga Hercules ka qenë një rrëshqitje aksidentale e kampionit të Spanjës. Barcelona do të shkojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Panathinaikos pas humbjes 2-0 nga Hercules. Por Villa nuk mendon se kjo humbje ka qenë për shkak të dobësisë së Barcelonës, por ka qenë vetëm një ‘aksident’. “Mendoj se kjo është fjala... 

Iniesta: Nuk guxojmë të gabojmë

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka deklaruar se katalunasit nuk guxojnë të gabojnë në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Të martën, Blaugranët janë nikoqirë të Panathinaikos në Camp Nou, ndërsa pas humbjes shokuese në fundjavë nga Herculesi, Iniesta thotë se kjo nuk duhet t’u ndodhë edhe në garën më të madhe evropiane për klube. “Duhet t’i mbushim bateritë dhe...