Home » Posts tagged with "Barcelonës"

Ronaldo thumbon Barçën

Cristiano Ronaldo ndez atmosferën e deklaratave mediatike një javë përpara “El Clasicos” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit në “Kamp Nou”. “Fitorja 8:0 kundër Almerias nuk ka asnjë domethënie për mua. Të shohim nëse janë të zotë të shënojnë kaq edhe të hënën”, pohoi portugezi pas ndeshjes së fituar 5:1 kundër Athletic Bilbaos në “Bernabeu”. Ronaldo ishte... 

Vilanova kritikon Mourinhon

Asistenti i Barcelonës, Tito Vilanova, ka kritikuar trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho. Vilanova ka sulmuar Mourinhon për mënyrën e punës së tij me mediet. “Mourinho është një trajner futbolli, i cili kurrë nuk flet për futboll dhe kjo është diçka që mua nuk më pëlqen. Stresi nuk është i mirë për askënd. Është e vërtetë se Reali është duke u shfaqur më i rrezikshëm... 

Mascherano “pro” transferimit të Pastores

Javier Mascherano mbështet përpjekjen e Barcelonës për të transferuar mesfushorin e Palermos, Javier Pastore. Mascherano është kapiten i Pastore te kombëtarja argjentinase dhe beson se ai do të ishte një përforcim i shkëlqyeshëm për Barcelonën. “Pastore është një lojtar ë shkëlqyeshëm. Unë luaj me të për Argjentinën dhe ai është një djalosh i cili është zhvilluar jashtëzakonisht... 

Messi i madh, por jo sa Maradona e Pele

Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, ka thënë se asi i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtar i madh, por jo sikurse legjendat Pele dhe Maradona. “Lojtari më i fortë sot? Messi. I të gjitha kohërave? Unë kam dy emra, me të cilët të gjithë pajtohen: Maradona dhe Pele”, theksoi Seedorf. Messi kohëve të fundit është përfshirë në një debat të gjerë se a është ai vërtet... 

Villa: Nuk jemi në krizë

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ka deklaruar se në Camp Nou nuk flitet për krizë, pas dy barazimeve të njëpasnjëshme ndaj Rubin Kazanit dhe Mallorcas. “E keqja jonë tani është se ne nuk po shënojmë, ndërsa kjo është ajo që po na e ul moralin. Askush nuk krijon më shumë raste se Barcelona”. “Nuk mendoj se kemi të bëjmë me krizë, sepse unë nuk kam dëgjuar asgjë, askush... 

Iniesta: Nuk ka panik te Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, thotë se nuk ka nevojë të bëhet panik pas barazimit në shtëpi ndaj Real Mallorca. Sezonin e kaluar Barcelona ishte po thuajse e paprekur në ndeshjet e zhvilluara në Nou Camp duke marrë 55 nga 57 pikët e mundshme, por këtë sezon ka qenë shumë më ndryshe. “Nuk mendoj se kemi ndonjë problem, por kur krijoni shumë shanse dhe nuk i shfrytëzoni... 

City ofron 60 milionë euro për Piquen

Sipas gazetës katalonase “Sport”, skuadra angleze e Manchester Cityt  është e gatshme t’i ofrojë Barcelonës plot 60 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit Gerard Pique. Në përpjekjet e tyre për të angazhuar spanjollin, drejtuesit e Manchster Cityt janë të gatshëm që futbollistit t’i ofrojnë një kontratë pesëvjeçare me rrogë prej 9 milionë euro në vit. Pasi në vitin... 

Maradona: Messi e meriton Këpucën e Artë

Diego Maradona është i ngazëllyer që ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka fituar këpucën e Artë Evropiane. Messi do ta marrë sot shpërblimin e shënuesit më të mirë në Evropë pasi shënoi 34 gola për Barcelonën në 35 paraqitje. Edhe pse Luis Suarez shënoi 35 gola në ligë për Ajaxin, Messi përfundoi më lartë, pasi La Liga qëndron në një nivel më të lartë se sa liga holandeze... 

Barca: Mourinho na detyron që të luajmë mirë e më mirë

Lojtarët e Barcelonës kanë pranuar se shpërthimet e shpeshta të Jose Mourinhos vetëm sa e rrisin motivimin e lojtarëve për të luajtur sa më mirë. Strategu portugez, i cili për shumë njerëz është trajneri më i mirë i të gjitha kohërave, ka kritikuar kohëve të fundit rivalët e Barcelonës, se ata po lejojnë që të mposhten me lehtësi nga Blaugranët. Këto deklarata janë pritur... 

Guardiola i kënaqur me fitoren

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ishte i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren prej 3-1 ndaj Atletic Bilbaos në San Mames. “Unë jam shumë i kënaqur që fituam në një vend ku është e vështirë të fitosh. Sa i përket Real Madridit, klasifikimi ende është në thelb anekdotal dhe ne jemi të përqëndruar vetëm në pikë, ndërsa kjo është ajo që po tentojmë...