Home » Posts tagged with "Arsenali"
Wenger akuzon Mancinin për komentet rreth Nasrit
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka reaguar në mënyrë të ashpër pas komenteve të Roberto Mancini për Samir Nasrin, i cili tha se dëshiron ta shohë francezin në Etihad Stadium në fund të muajit.
“Mendoj se komentet nuk janë të lejuara. Ata janë kundër rregullave bazike ne futboll dhe ai duhet të jetë i informuar për këtë. Nuk e di se çfarë duhet të bëhet. Nuk e shpenzoj...
Barcelona, 65 milionë euro për Fabregasin dhe Nasrin
Kampioni i Evropës, Barcelona është duke bërë gati një ofertë të re për dyshen e Arsenalit, Cesc Fabregas dhe Samir Nasrin.
Katalonasit ka kohë që dëshirojnë ta shohin Fabregasin në “Kamp Nou”, por të gjitha përpjekjet e tyre deri tash kanë dështuar.
Skuadra e Pep Guardiolës, nuk e ka në plan të heq dorë nga kapiteni i “topçinjve”, por kësaj radhe “Blaugranët”,...
Arsenali përgatitet ta shesë Fabregasin
Një burim pranë Arsenalit ka thënë për BBC Sport se Topçinjtë po përgatiten t’ia shesin Barcelonës kapitenin Cesc Fabregas.
Vitet e fundit mesfushori spanjoll vazhdimisht është lidhur me një kthim te Blaugranët, ndërsa së fundmi është spekuluar se Arsenali ka refuzuar një ofertë prej 27 milionë funtesh të bërë nga kampioni i Evropës për klube.
Tani thuhet se skuadra londineze...
City i gatshëm t’ia plotësojë dëshirat Nasrit
Manchester City është duke e planifikuar hedhjen në sulm për mesfushorin e Arsenalit, Samir Nasri, pasi sheikët kanë shprehur gatishmërinë për t’ia plotësuar kërkesat francezit.
Daily Star Sunday pohon se vetëm City, Manchester United dhe Chelesa mund të përmbushin kërkesat e Nasrit prej 90 mijë funtesh në javë.
Nasri aktualisht fiton 70 mijë funte në javë dhe drejtuesit e Arsenalit...
Nasri bisedon vetëm me Arsenalin
Samir Nasri mund të vazhdojë kontratën e tij me Arsenalin, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Alain Migliaccio.
Përfaqësuesi i mesfushorit francez konfirmoi se klienti i tij është në bisedime me klubin rreth vazhdimit të qëndrimit në Emirates Stadium.
“Dua të sqaroj se nuk ka ngecje me Arsenalin në bisedime rreth kontratës së re dhe ne do të takohemi sërish me trajnerin Wenger....
Fabregas: Jam burrë, mbaj fjalën
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka ripërsëritur dëshirën për të kaluar te Barcelona, por ka thënë se tema të cilën ai e ka shtjelluar me Arsene Wengerin vitin e kaluar për të ardhmen e tij nuk do të zbulohet kurrë për mediat.
“Unë nuk kam folur tani me bosin për të ardhmen. Unë e kam bërë vitin e kaluar. Dhe nuk është asgjë e re, sepse të gjithë e dinë këtë dhe shumë...
E dua Barcën, por nuk e lëndoj Arsenalin
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka thënë se ai e do Barcelonën, por se ai nuk dëshiron ta lëndojë Arsenalin duke thënë se do të largohet.
“Është frustruese të mos fitosh trofe. Barcelona është klub i madh, më i miri në botë dhe të luash atje është garanci se do të fitosh tituj”.
“Unë nuk do të bëj një hap para për të thënë se do t’i bashkohem Barcelonës. Pas...
Fabregas u dha lamtumirën bashkëlojtarëve
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, u ka dhënë bashkëlojtarëve të tij nga një dhuratë, para se të gjithë të shkojnë në pushime verore, e që konsiderohet si lamtumira e fundit para largimit drejt Barcelonës.
Mesfushori i Arsenalit, Andrei Arshavin frikësohet se dhënia e dhuratave mund të jetë lamtumira e fundit përderisa Barcelona është gjithnjë e më pranë sigurimit të shërbimeve...
Arsenali ofertë për Chris Samba
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është duke përgatitur një ofertë prej nëntë milionë eurosh për mbrojtësin e Blackburn Rovers, Chris Samba.
Wenger dëshiron të rregullojë problemet e Topçinjve në qendër të mbrojtjes, ndërsa kapiteni i Blackburnit është zgjidhja e parë.
Samba edhe më herët ka shprehur dëshirën për të luajtur në një klub më të madh, ndërsa përveç...
Cesc shpreson që Giggs të luajë në finale
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, shpreson që Ryan Giggs të luajë nga fillimi në finalen ndaj Barcelonës të shtunën.
Është vënë në dyshim paraqitja nga fillimi i legjendës uellsiane, por Fabregas shpreson ta shohë idolin e tij në fushë.
“Personalisht, unë dua që ai të luajë. Ai e meriton. Ai është i madh. Tri muajt e fundit të tij ishin të mrekullueshme. Me shumë gola...