Home » Posts tagged with "Ajet Shosholli"
Fytyra tjetër e Vëllaznimit
“Vëllaznimi ka krizë të futbollistëve, ndërsa kushte i ka të mira, duke iu falënderuar edhe mbështetjes që ka nga Kuvendi Komunal i Gjakovës”, tha Ajet Shosholli, kryetrajner.
Situata është shumë e rëndë sa i takon fondit të futbollistëve në skuadrën e Vëllaznimit nga Gjakova.
Pothuajse e tërë përbërja e parë e skuadrës është larguar dhe kanë mbetur vetëm tre futbollistë...
Hapet procedura edhe ndaj Shoshollit
Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka hapur procedurën disiplinore ndaj kryetrajnerit të Vëllaznimit, Ajet Shoshollit, i cili është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e javës së 29-të të Raiffeisen Superligës në takim me Drenicën në Skenderaj.
Përveç tij, procedura është hapur edhe ndaj kryetrajnerit të Drenicës, Tahir Lushtakut dhe futbollistit Besim...
Shosholli: Kemi mundur edhe të fitojmë
Si duket lufta për mbetje në ligë ka mbetur vetëm në mes Vëllaznimit nga Gjakova dhe Kosovës së Vushtrrisë.
Skuadra e parë që i tha lamtumirë ligës është Gjilani dhe tashmë kërkohet edhe skuadra e dytë që do të largohet nga Raiffeisen Superliga.
“Edhe barazimi nuk ka qenë i keq në Skenderaj, por kemi mundur të kthehem edhe me fitore”, ishin fjalët e para të kryetrajnerit...
Shosholli: Mushica ka qenë trim i ndeshjes
Kryetrajneri i Vëllaznimit, Ajet Shosholli, ndihet shumë i lumtur me fitoren që arritën në Prizren ndaj Lirisë.
“Mendoj se është një fitore e mirë dhe shumë e rëndësishme për ne në Prizren. Liria pati iniciativën në fushë, por edhe ne luajtëm shumë mirë taktikisht dhe ia dolëm të marrim tri pikë. Më i miri ka qenë portieri Kushtrim Mushica, i cili ishte trim i kësaj ndeshjes...
Shosholli jo aq i kënaqur me Ertan Hasan
Kryetrajneri i Vëllaznimit, Ajet Shosholli, tha se për katër javët është parashikuar të fitojnë gjashtë pikë, por janë fituar vetëm katër.
Ai tha se nuk janë përmbushur parashikimet sa i përket pikëve, por mendon se në vazhdim gjërat do të shkojnë mbarë për skuadrën me traditë të futbolli. Shosholli nuk është i kënaqur me sulmuesin e angazhuar nga Prishtina, Ertan Hasan....
Shosholli: Penalltitë si lotaritë
“Kuptohet në penallti kërkohet përqendrim, por për të shënuar fitore më shumë është edhe fati sportiv. Megjithatë shpresojmë të shënojmë fitore kundër Drenicës dhe të shkojmë në gjysmëfinale të kupës”, tha Ajet Shosholli, kryetrajner i Vëllaznimit.
Karakteristikë e takimit Drenica-Vëllaznimi do të jetë se brenda 14 ditëve takohen katër herë mes vete. E para, dy ndeshje...