Home » Posts tagged with "Afrika e Jugut 2010"

Chelsea përfitoi nga eliminimi i hershëm i Anglisë

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, vlerëson se skuadra që drejton ka përfituar nga eliminimi i hershëm i Përfaqësueses së Anglisë në kampionatin botëror “Afrika e Jugut 2010″. Sipas mediumeve angleze, seleksionuesi i Anglisë, Fabio Capello, ka dështuar të nxjerrë më të mirën nga yjet e Chelseat në Afrikën e Jugut dhe për këtë arsye u eliminua në rrethin e dytë... 

Dhjetë “skuqjet” që do të kujtohen përgjithmonë

Leite Kaka i Brazilit dhe Valon Behrami i Zvicrës janë përjashtuar me kartonë të kuq në ndeshjet e tyre të fundit në Kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010″. Sado që ata kanë marrë mbështetjen e gjerë se përjashtimet e tyre ishin të gabuara, ato vendime shpejt edhe mund të harrohen. Brazili fitoi ndërkohë që Zvicra humbi ndeshjen, por do të ketë edhe një mundësi... 

FIFA: Kosova nuk është Serbi

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) dhe organizatorët e Kampionatit të Botës në Futboll “Afrika e Jugut 2010”, në fletushkën e tyre zyrtare për këtë eveniment të madh sportiv, Kosovën e kanë lënë jashtë Serbisë edhe pse FFK-ja ende nuk është pranuar nga FIFA. Serbia në këtë fletushkë zyrtare të FIFA-së, është prezantuar vetëm në kufijtë e saj administrativ dhe Kosova... 

Dhjetë befasitë më të mëdha në histori të Kupës së botës

Përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë befasinë më të madhe të fazës së parë të botërorit “Afrika e Jugut 2010″, duke e mposhtur kampionen evropiane dhe favoriten numër një të kësaj gare, Spanjën. Të mërkurën, Spanja u mposht me shifrat 1:0, ndonëse gjatë gjithë ndeshjes, ashtu edhe siç pritej, dominoi dhe krijoi raste. Mirëpo, kjo befasi nuk është e atij rangu sa... 

Grevat po ia zbehin imazhin Kampionatit Botëror

Frika më e madhe për qindra mija turistë në Afrikë të Jugut kishte qenë niveli i lartë i krimit në këtë vend. Por, ata do të duhej të ishin të brengosur po aq edhe nga unionet e klasave punëtore. Grupet e klasave punëtore kanë kërcënuar të ndalin energjinë elektrike, të bllokojnë transportin, të braktisin shtyllat e sigurimit dhe të bllokojnë imigracionin në aeroporte gjatë... 

Argjentina mposhti Koren e Jugut me rezultat 4:1

Argjentina shënoi edhe fitoren e dytë në Kampionatin Botëror në kuadër të Grupit B. Argjentinasit mposhtën Korenë e Jugut me rezultat 4:1. Kombëtarja e Argjentinës e udhëhequr nga përzgjedhësi Diego Maradona e nisi furishëm ballafaqimin ndaj jugokoreanëve. Futbollisti Higuain shënoi tri gola dhe ia kaloi futbollistit te Uruguait Forlan, i cili të mërkurën mbrëma shënoi dy gola... 

Aventura e çmendur e tifozëve portugezë

Tre tifozë portugezë kanë bërë 20 mijë kilometra rrugë për një muaj e gjysmë me një kamion duke kaluar nëpër 13 shtete për të mbërritur në Afrikë të Jugut. Dhe, aventura e tyre ishte sa e çmendur aq edhe e bukur. Ata përjetuan shumëçka derisa mbërritën aty ku deshën, për të përcjellë Përfaqësuesen portugeze. U përballën me banditë të armatosur në Sudan, gëzuan... 

Francezët porositin vuvuzela, Londra i refuzon

Trumpetat e zhurmshme që u bien tifozët në Kampionatin Botëror të futbollit në Afrikën e Jugut, së shpejti mund të bëhen instrument i protestës për sindikalistët francezë. Zhoze Peçi, drejtor ekzekutiv i importuesit ekskluziv të vuvuzelave në Francë, tha se ai është vërshuar nga mijëra porositë ditëve të fundit, kryesisht nga sindikalistët, të cilët kërkojnë që dërgesa... 

Kili mposhti Hondurasin

Kili ka triumfuar 1-0 ndaj Hondurasit në ndeshjen e vlefshme për grupin H të botërorit Afrika e Jugut. Kilianët kanë kaluar në avantazh me anë të Beausejour në minutën e 34-të të pjesës së parë. Skuadra amerikano-jugore ka pasur më shumë epërsi ndaj kundërshtarëve duke rrezikuar disa herë portën e Valladares. Ky takim ishte i pari për grupin H, i pasuar nga ai i orës 16:00... 

Në Afrikën e Jugut do të bien temperaturat nën 0 gradë

Kampionati botëror në futboll në Afrikën e Jugut është botërori i parë i cili zhvillohet në kontinentin afrikan, por mund të bëhet edhe botërori i parë në të cilin do ketë të reshura të borës. Në Afrikën e Jugut tani është vjeshta dhe fryjnë erëra të ftohta të cilat mund të ulin temperaturat dhe në rastin më të keq të ketë edhe të reshura të borës. Radioja kombëtare...