Taekwondisti kosovar Drilon Bajrami është shpallur kampion i ri i Taekwandos në turneun “London Open 2010″. Gara është mbajtur në Londër, shkruajnë mediumet angleze të martën.
15-vjeçari Bajrami në këtë turne ka arritur të fitojë tri medalje të arta.
“Pas këtyre sukseseve të arritura, dëshira ime më e madhe është që të marrë pjesë në lojërat olimpike që pas dy viteve mbahen pikërisht në Angli. Pos kësaj shpresoj që të vazhdoj edhe me suksese të tjera”, ka thënë Bajrami. Në qershor të këtij viti Driloni kishte triumfuar në “ETA Championships” të mbajtur në Angli, ku fitoi dy medalje të arta. Vitin e kaluar në “London Open 2009″, më 19 korrik, fitoi një medalje të artë dhe dy të bronzta.









