Taekwando (artet marciale të përziera) tashmë në Kosovë nuk është sport i panjohur, por ka një traditë të shkurtër, pasi veprojnë disa klube.
Mirëpo, tashmë në Kosovë do jetë edhe një klub i ri, i cili është “D.Bucaj Taekwando” nga Prishtina. Klub që udhëhiqet nga punëtori i palodhur Driton Bucaj, që tre vjetët e kaluara ka stërvitur dhe vepruar me këtë klub në qytetin e Brooklyn të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai këto ditë ka ardhur në Republikën e Kosovës dhe ka vendosur së bashku me Arsim Agushin të veprojnë më këtë klub edhe në Kosovë.Bucaj e Agushi janë maestro të këtij sporti dhe kanë përvojë të gjatë së bashku 35 vjeçare.
“Qe tri vjet kanë punuar dhe vepruar më këtë klub në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosa që edhe në Kosovë të zë rrënjë ky klub, që do të jetë në funksionim të të gjithëve. Klubi do t’i ketë të gjitha kategoritë, që nga pionierët, kadetët, juniorët dhe seniorët. Natyrisht se do të jetë klub sipas standardeve ndërkombëtare”, ka thënë Bucaj.
Çka e shtyri Bucajn të lë Amerikën dhe të vjen në Kosovës si dhe çka dëshiron më këtë sport?
“E para, është që të ngrejë cilësinë e këtij sporti në Kosovë. E dyta, ky sport është atraktiv dhe ka shumë disiplinë si, Iui Jitue, HanSuKick-box, Hap KI Do, Thai-box. E treta, synimi është sa më shumë të rinj të futen në këtë sport dhe të largohen nga rruga. Kjo është mënyra më e mirë që luftohen dukuritë e këqija sidomos kriminaliteti. Sa më shumë të rinj që do të kemi në këtë sport aq më mirë do të jetë sepse edhe rinia do të jetë më e shëndosh”, tha Bucaj.
Ky punëtor i palodhshëm i këtij sporti tha se ka pasur një varg takime me drejtuesit e Ministrisë së Sportit, Departamentit të Sportit të Kosovës si dhe më shumë federatave dhe ka hasur në përkrahje të plotë. Bucaj tha se është në prag të botimit të librit të këtij sportit në gjuhën shqipe dhe anglisht që është vlerësuar si libri më i mirë.
Ky libër sipas tij, është vlerësuar shumë lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është shumë i pasur me artet e këtij sporti.
“Do të kemi të vetëm shkollë të këtij sporti në Evropë që përfshinë pjesën teorike dhe praktike. Është një sport që krijon disiplinë dhe jo përfitime materiale”, tha Bucaj.
Ky trajner do të mundohet të bart përvojën e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe në Kosovs. Ai synon që më klubin e tij të merr pjesë edhe në garat e Kosovës dhe të luftojë për të shënuara sa më shumë suksese. /botasot









