Home » Hendboll » Suspendohet Vlora Jashari

Suspendohet Vlora Jashari

Kryesia e klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, në mbledhjen e jashtëzakonshme të saj, ka suspenduar hendbollisten Vlora Jashari.

Arsye e suspendimit të saj, sipas kryesisë ferizajase, ka të bëjë për deklarata të pavërteta rreth klubit që i ka dhënë gazetës nacionale “Bota sot” me 8 gusht të këtij viti. Kryesia e klubit i ka shqyrtuar në detaje deklaratat e saja dhe ka vendosur për gjashtë muaj të suspendoi Jasharin, e cila ka një përvojë 15-vjeçare si hendbolliste.

Kryetari dhe sponsori kryesor i klubit, Ahmet Hysenaj-Petrova, tha se askujt nuk ia ndalojmë të prononcohemi për mediume, por ajo që ka irrituar kryesinë dhe vet sponsorin janë se deklaratat e Vlora Jasharit kanë qenë sa të pamatura aq edhe të pavërteta. “Në mbledhjen e kryesisë vendosëm të suspendojmë hendbollisten, e cila ka dhënë deklarata të pavërteta dhe me deklaratat e saja ka thyer rregulloret e klubit.

Po ashtu si klub asnjëherë nuk i kemi bërë të padrejtë kësaj hendbollistes, si kryesia po ashtu edhe vet trajneri nuk e ka lënë anash, por vazhdimisht ka qenë e trajtuar si të gjitha hendbollistet. Është paguar me pagë 150 euro në muaji ajo së bashku me Lirie Muhaxherin dhe nuk i kemi mbetur borxh asnjë centi. Të gjitha hendbollistet duhet ta dinë se në klub ka disiplinë, rend e rregull dhe nuk është ndershme të japin deklarata të pavërteta.

Trajneri prof. Ismet Jupa për secilin hendbolliste i ka statistika dhe sa ka kontribuar në lojë. Kastrioti është klub me traditë, i organizuar dhe që bënë pjesë edhe në garat e kupës së fituesve të kupave evropiane”, tha Hysenaj. Nga ana tjetër, Hysenaj, tha se janë duke punuar me përkushtim në përforcimin me disa hendbolliste nga Maqedonia dhe Mali i Zi. “Ka kohë për ndeshjen e parë evropiane deri në muajin nëntor, por qysh tashmë duhet të përgatisim skuadrën sa më mirë për edicionin e ri.

Synimi jonë është të investojmë sa më shumë që të bëjmë një skuadër sa më kompakte kundër skuadrës serbe, ‘Knjaz Millosh’ nga Arangjellovci. Përgatitjet kemi filluar tash e sa ditë dhe janë në vlugun më të madh.

Si kryesi shqyrtojmë mundësinë që t’i dërgojmë në përgatitje jashtë Kosovës që të përgatitem sa më mirë. Kryesia ka vendosur që t’i krijojmë kushtet sa më të mira si për punë po ashtu edhe t’i paguajmë sa më mirë hendbollistet”, tha Hysenaj.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

5 Responses to " Suspendohet Vlora Jashari "

  1. ardian says:

    Kjo eshte hendbollistja mw e mire ama e kane suspendue se ia kane inati kryesia

  2. lirija says:

    e suspenduan valla, se paska fol drejt, valla marre pre kryesine e kastriotit. jane ba si kumunistat e Titos, nejse…

  3. ardiani says:

    a paska me denue edhe femra

  4. sinani says:

    6 muaj si me shkue ushtare

  5. bajra says:

    ncncncn, ai kuku edhe kjo paska fol palidhje

Komentoni