Home » Kampionati Anglez » Sunderland befason Cityn

Sunderland befason Cityn

Futbollistët e Liverpoolit si duket ende nuk po munden të gjejnë formën e duhur me gjithë fitoren që arritën me shifrat 1:0 në takim me West Brom-in, në ndeshjen e javës së dytë tretë të premierligës në futboll.

Në minutën e 66-të futbollisti Kuyt me mjaft mençuri e gjeti Torres, i cili nga afërsia nuk fali rivalin dhe 1:0.

Liverpooli arriti një fitore të rëndësishme dhe e para në këtë edicion për të rikthyer edhe vetëbesimin në luftë për kreun e tabelës.

Birmingham ka arritur një pikë më vlera të mëdha si udhëtues në përballje me Boltonin e favorizuar. Birmingham është dëshmuar super skuadër dhe qysh në minutën e katërt ka kaluar në epërsi me golin e Johnson-it.

Gardner në minutën e 51-të ngriti epërsinë në 0:2, duke shqetësuar edhe dashamirët e skuadrës vendase.

Në vazhdim të ndeshjes, Bolton këndellet dhe arriti të stabilizojë radhët e veta. Davies në minutën e 71-të nga penalltia zvogëlojë rezultatin në 2:1, ndërsa shifrat i barazoi Blake në minutën e 81-të, duke shpëtuar me fytyrë Boltonin.

Përderisa Boltoni barazoi si vendas, Manchester City është befasuar në Sunderland, duke pësuar humbje me rezultat 1:0. Futbollisti Bent nga penalltia shënoi gol për fitoren e Sunderland-it, duke e kthyer të mërzitur Manchester Cityn për në shtëpi së bashku me trajnerin Roberto Mancinin.

Edhe Manchester United-i ka demonstruar lojë jashtëzakonisht të mirë, duke shënuar një fitore ekstra 3:0.

Manchester Unitedi e ka siguruar fitoren me shifra 3:0 falë golave të futbollistëve Rooney (33’-nga penalltia), pastaj ka realizuar Nani (50’) e Berbatov (69’). Manchester United vazhdoi formën e mirë, por gjatë këtij ballafaqimit është dalluar edhe futbollisti i spikatur Rooney, i cili pos që shënoi nga penalltia ka asistuar edhe në një gol.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni