Home » Kampionati Anglez » Stoke eliminon Arsenalin

Stoke eliminon Arsenalin

Futbollistët e Stokës mrekulluan me lojë dhe mposhtën me rezultat 3:1 skuadrën e Arsenalit, në ndeshjen e vlefshme të Cup FA të Anglisë ë futboll.

Kjo ishte humbje e papritur e Arsenalit, të cilët u eliminuan nga kjo garë e kupës. Stoke qysh në minutën e parë ka shënuar golin e epërsisë falë golit të Fullerit, pastaj e barazoi rezultatin 1:1 Denilson në minutën e 42-të.

Skuadra e Stokes në 15 minutat e fundit të ndeshjes ka shkëlqyer me lojë. Futbollistët Fuller në minutën e 77-të dhe Whitehead në atë të 85-të realizuan golat për fitoren 3:1. Stoke arriti fitore që as në ëndërr nuk e kishe parë, por dëshmoi angazhim dhe lojë cilësore, e cila ka dhënë edhe frytet e veta.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni