Home » Sporte tjera
Hockey NHL, Devils “djegin” Lightning
New Jersey Devils mori zjarr në transfertën e Floridas, teksa mundi 5-4 Lightning në një përballje spektakolare ku u shënuan nëntë gola.
Për Devils shkëlqyen mbi të gjitha Zach Parise dhe Adam Henrique, të cilët shënuan nga një gol dhe dhuruan gjithashtu dhe një asist, ndërsa Tampas nuk I mjaftoi loja e mirë e yllit të saj Steve Stamkos, që shënoi një dygolësh. Devils e nisën...
Taçi sjell Gorbaçev në Tiranë
Presidenti i ish-Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçev vjen në Shqipëri më 30 nëntor. Ka qënë një ftesë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Shahut, Rezart Tacit drejtuar Gorbacev që ish-presidenti sovjetik të jetë i pranishëm në finalen e Kampionatit Botëror të Shahut për Femra.
Taçi fton Gorbacev të japë titullin kampion bote për fituesen e këtij kampionati që po zhvillohet...
Botërori peshëngritjes, dominon Kina
Kina shkëlqen në dy ditët e para të kampionatit botëror të peshëngritjes që po zhvillohet në Paris të Francës. Në ditën e parë u zhvilluan garat në 48 kg për femra dhe 56 kg për meshkuj.
Në kategorinë 48 kg për femra, fitoi kinezja Tian Juan e cila në dygarësh ngriti peshën 207 kg. Në vendin e dytë u rendit peshëngritja tajlandeze Panida Kamsri me 187 kg, ndërsa medaljen...
Peshëngritje, bronz për Begajn në shkëputje
Romela Begaj ka marrë medalje bronzi në stilin e shkëputjes në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Paris.
Në peshën 58 kg, peshëngritësja shqiptare ngriti 100 kg, duke zënë vendin e tretë, ndërkohë që në stilin e shtytjes Begaj zbriti në vendin e tetë në botëror, duke mbetur jashtë zonës së medaljeve, pasi ngriti në total 213 kilogramë.
Read More →
Voltolina rekord të ri, kalon me not Otranton
Reth 30 orë në det dhe afërsisht 60 milje të përshkuara me not. Ky është rekordi i ri i Massimo Voltolina, notarit italian, i cili kaloi kanalin e Otrantos për t’u ndalur në tokën shqiptare, pikërisht në brigjet e ishullit të Sazanit. I nisur nga Punta Palascìa të Puglia dhe i shoqëruar nga Rojet Bregdetare italiane e shqiptare, Guardia Di Financia, por edhe një grup specialistësh...
Themelohet Federata e Lundrimit
Sportit të Kosovës i është shtuar edhe një federatë. Federata e Lundrimit të Kosovës (FLK) është themeluar të shtunën në kuvendin e mbajtur në Prishtinë. Sipas një njoftimi të FLK-së, në kuvendin e parë të kësaj federate morën pjesë përfaqësues të shtatë klubeve. Sipas njoftimit, klubet “5 Star”, Formula, PRN Golf, Sailing Prishtina e Marco Polo janë nga Prishtina,...
“First Block” fitues i turneut të Minigolfit
Ekipi i golfit “First Block” nga Prishtina ka fituar vendin e parë në turneun që u mbajt më 6 dhe 7 gusht në fushën e minigolfit “Prishtina Golf”.
Vendi i dytë i takoi ekipit “Jakovars” nga Gjakova. Lavdim Zylfiu e Arton Krasniqi nga “First Block”, si dhe Manfred Bernhard nga “Jakovas” u shpallën më të mirët në gara individuale.
Në...
Thor Hushovd fitoi edhe një etapë, Voeckler prin
Kryesuesi i renditjes së përgjithshme çiklisti francez Thomas Voeckler, i cili vetit i ka dhënë zero gjasa për ta fituar këtë edicion, por që të tjerët e shohin si favorit prin nën presionin e Evansit dhe vëllezërve Schleck. Kampioni aktual Alberto Contador pas etapës së 16-të gjendet në pozitën e 6-të të renditjes së përgjithshme.
Çiklizëm: Tour de France-98-të
Pas pushimit...
Edhe një triumf i Luis Sanchezit
Kampioni aktual Alberto Contador (Saxo Bank), duket se ende po vuan jo vetëm që nuk ka fituar asnjë fazë, por në renditjen e përgjithshme zë pozitën e 7-të me kohë prej 51h58’44” 4’00” dhe i cili i është nënshtruar një sërë sulmesh nga vëllezërit Schleck.
Nëpër një mot të mirë herë- herë me diell të fortë është zhvilluara gara e Etapës së 12-të...
Ministri Krasniqi priti shigjetarët e Kosovës
Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Memli Krasniqi, priti dje në një takim drejtuesit e Federatës së Shigjetarisë së Kosovës, përkatësisht Bardhyl Luzhnica, kryetar dhe Agron Mala sekretar, për t’iu uruar dhe ofruar përkrahjen e plotë, pas pranimit në Federatën Ndërkombëtare me të drejta të plota.
Kjo është federata e tretë nga sportet olimpike në Kosovë që ka arritur...