Sporti Total » Formula 1

Red Bull prezanton bolidin e ri
Skuderia e Formula 1, Red Bull Renault, ka prezantuar bolidin e ri, RB8, me të cilin do të startojë në mbrojtjen e titullit të botës, si në konkurrencën e konstruktorëve ashtu edhe në atë të pilotëve.

Prezantimi i bolidit të ri është bërë në internet, vetëm një ditë para fillimit të testimeve në Jerez të Spanjës.

Me bolidin e mëparshëm, RB7, Red Bull dominoi në garat e Formula 1, ndërsa dy pilotët Sebastian Vettel dhe Mark Webber në vitin e kaluar regjistruan 12 fitore Grand Prix dhe i sollën Red Bullit titull të dyfishtë.

Rosberg dëshiron Ferrarin
Nico Rosberg kërkon që në vitin 2013 të pilotojë një Ferrari.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat gjermane të cilat saktësojnë se piloti i Mercedes me deklaratat në favor të Kokëkuqes po nervozon skuderinë e tij dhe brazilianin Felipe Massa, pilotin e Ferrarit që po i rrezikohet vendi nga rezultatet e pakënaqshme të këtij sezoni.

Nico Rosberg, djali i kampionit Keke Rosberg, hyri në Formula 1 me synimin për tu bërë një kampion, por progresi i tij në pistë ndaloi dhe këtë e tregojnë rezultatet. Rosberg renditet i shtati me 75 pikë, 23 pikë më pak se Massa dhe 5 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës, Michael Schumacher. Pikërisht për këtë arsye Ferrari nuk është i bindur nga piloti gjerman.

Skuderia italiane do të udhëtojë në Abu Dabi me disa ndryshime në aerodinamikë me qëllim përmirësimin e performancave në pistë. Skuderia italiane kërkon që të ndihmojë të paktën Alonson në arritjen e vendit të dytë në renditjen përfundimtare të pilotëve.

Te Gjergj Haxhiu shohin Hamiltonin e ardhshëm
Ngasësi kosovar Gjergj Haxhiu ka katër vjet që garon në serinë karting, por ai nuk mban mend që në ndonjë nga këto gara të ketë mbetur jashtë podiumit fitues, madje as në garën e parë si 8-vjeçar.

Haxhiu, 12-vjeçar, po ecën me hapa të mëdhenj drejt asaj që synon – Furmula 1. Ai është kampion i padiskutueshëm i Zvicrës dhe nënkampion botëror (“WSK Master Series”) për grupmosha të reja.

Ai jeton në qytetin zviceran Lozanë, pasi familja e tij para 16 vjetësh emigroi në shtetin helvetik nga Prishtina.

Vettel fiton sërish
Titulli i dytë kampion nuk ia ka ulur aspak ritmin Sebastian Fetelit, i cili në garën e Koresë sërish ka arritur të fitojë duke çuar në dhjetë numrin e sukseseve sezonale.

Gjermani ka marrë vendin e parë që në fillimin e garës duke lënë pas Ljuis Hamilton dhe e mbajti atë deri në fund pa e diskutuar në asnjë moment. Në të njëjtën mënyrë edhe britaniku, i skuadrës McLaren ka arritur ta kalojë i dyti vijën e finishit pas një dueli të ashpër me pilotin tjetër të skuadrës Red Bull, Mark Veber i cili pavarësisht tentativave në disa raste nuk mundi të marrë vendin e dytë, duke mbyllur gjithçka në Kore me vendin e tretë.

Pas tyre një garë larg protagonistëve kanë zhvilluar piloti tjetër i McLaren-it Xhenson Baton dhe spanjolli i Ferrarit, Fernando Alonso i cili e kaloi finishin në vendin e pestë pa patur mundësinë për të bërë më mirë.

Në këtë mënyrë është mbyllur edhe gara e 16-të e këtij sezoni, ku skuadra Red Bull falë fitores së Sebastian Fetelit dhe vendit të tretë të Mark Veber arriti të shpallet edhe kampione për konstruktorë, duke i mbyllur objektivat 3 gara përpara fundit të sezonit.

Gara e radhës do të jetë Cmimi i Madh i Indisë më 30 tetor.

Hamilton thyen hegjemoninë e Red Bull
Lewis Hamilton do të niset i pari në garën e nesërme në Korenë e Jugut, pasi regjistroi kohën më të shpejtë gjatë provave zyrtare të zhvilluar në mëngjesin e sotëm.

Arritja e pilotit të McLaren është edhe më domedhënëse duke marrë parasysh se në këtë sezon, kishte qenë gjithmonë një makinë Red Bull ajo që kishte fituar “pole-position”.

Vettel, kampioni i saposhpallur i botës dhe i nisur në 12 prej 15 garave të zhvilluara deri tani nga vend ii parë, do të startojë menjëherë pas britanikut, në radhën e parë.

Linja e dytë e nisjes do të jetë sërisht e përbërë nga McLaren-Red Bull, me Jenson Button dhe Mark Webber, që do të nisen i treti dhe i katërti, përkatësisht.

Ndërkohë, Ferrari vazhdon paraqitjet e dobëta, me Massën dhe Alonson që arrijnë të regjistrojnë vetëm kohën e pestë dhe të gjashtë më të shpejtë gjatë provave zyrtare. Shtatë herë kampioni i botës, Micheal Schumaker, arriti me Mercedesin e tij vetëm vendin e 12.

Garën mund ta ndiqni nesër duke nisur nga ora 8:00, eksluzivisht në “Top Channel”.

Vettel: Në Kore do të garoj si gjithmonë
Sebastian Vettel, i cili mbrojti titullin kampion bote në Formula 1 të dielën e kaluar në Japoni, u shpreh se edhe në garën e Koresë së Jugut do të garojë siç ka bërë gjithmonë.

“Mua më pëlqen të garoj dhe nëse nuk do më interesonte se në çfarë vendi do të renditem në këtë garë, atëherë nuk do të vija fare në Yeongam”, deklaroi kampioni i Red Bull.

“Do të japim maksimumin për të marrë sa më shumë pikë edhe në këtë pistë”, shtoi Vettel.

Ndryshe mendon piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, i cili thekson se tashmë nuk ka më rëndësi nëse do ta përfundojë kampionatin në vendin e dytë apo të pestë.

“Tashmë duhet vetëm të argëtohemi sepse për mua nuk ka rëndësi nëse e përfundoj i dyti apo i pesti në renditjen e përgjithshme këtë sezon”, tha spanjolli.

“Do të mundohem që të fitoj një nga katër garat e mbetura, por do të jetë shumë e vështirë sepse Red Bull dhe McLaren janë shumë kompetitive”, shtoi Alonso.

Massa-Hamilton, sherr pas garës
Në mes të sesionit të intervistave pas përfundimit të garës, Lewis Hamilton po i përgjigjej pyetjeve të një gazetari kur Felipe Massa e ndërpret për ta qortuar pas aksidentit që britaniku i McLaren shkaktoi gjatë Cmimit të Madh të Singaporit, aksident që detyroi pilotin e Ferrarit të hynte në bokse.

Braziliani e goditi disa herë në shpatulla britanikun duke ironizuar: “Të lumtë, të lumtë, kështu pilotohet!” Hamilton kthehet menjëherë dhe i përgjigjet: “Është hera e parë dhe e fundit që më prek me duar!” Këtu mbaroi gjithçka… për momentin.

Këta dy pilotë kanë pasur gjithmonë fërkime në pistë. Në Monaco, Hamilton nxorri jashtë gare ferraristin pas një dueli shumë të ashpër; në Silverstone e njëjta gjë, ndërsa edhe në provat zyrtare të Singaporit pati një parakalim të egër të britanikut menjëherë pasi pilotët dolën në pistë për të regjistruar kohët e shpejta.

Lewis Hamilton u dënua me një kalim në bokse pasi shpoi gomën e pasme të brazilianit në momentin që po tentonte një parakalim.

“Hamiltonit i duket vetja Supermen. Mund të kishte shkaktuar një aksident shumë të rëndë sepse ishte goditje nga pas. FIA nuk po di më çfarë të bëjë me këtë pilot”, u shpreh Massa pas garës.

Ja edhe përgjigja e pilotit të McLaren: “Unë kam mënyrën time të pilotimit dhe nëse dikujt nuk i pëlqen ky nuk është problemi im. Unë nuk kam qëllim të dëmtoj të tjerët. Jam agresiv sepse nuk kam një makinë të shpejtë dhe duhet të jap pak më shumë nga vetja.”

Massa: Hamilton dëshiron të bëhet supermen
Piloti i Ferrarit, Felipe Massa, pas garës për Çmimin e Madh të Singaporit e ka kritikuar ngasësin e McLarenit, Lewis Hamilton.

Britaniku në xhiron e 12-të me bolidin e tij e goditi kokëkuqen e Massas.

“Hamilton ma shkatërroi garën. Mbrëmë (të shtunën) ai u mundua të bëhej supermen në kualifikime, ndërsa sot e përsëriti të njëjtën”.

“Ai mund të shkaktonte një fatkeqësi të madhe. U mundova të flas me të, por ai thjeshtë nuk dëgjon”, ka thënë Massa.

Hamilton: Vettel ka qenë i jashtëzakonshëm
Lewis Hamilton, piloti i McLaren Mercedes, është shprehur se Sebastian Vettel, kryesuesi i kampionatit botëror të Formulës 1, është treguar i jashtëzakonshëm gjatë këtij sezoni.

“Vettel po piloton shumë mirë dhe është treguar fantastik. Ka qenë i pari ose i dyti në të gjitha garat. Është e pabesueshme kjo që po bën”, ka theksuar piloti britanik, i pesti në klasifikimin e përgjithshëm.

“Ka bërë shumë pak gabime dhe ato gabime që ka bërë nuk kanë qenë të rënda. I heq kapelen për sezonin që po zhvillon”, shton Hamilton.

Edhe piloti tjetër i McLaren Mercedes, Jenson Button, ka lavdëruar gjermanin e Red Bull.

“Vettel është shumë i shpejtë dhe bën pak gabime. Piloton me shumë besim sepse ka një makinë shumë të mirë dhe po garon në mënyrë të shkëlqyer”, shtoi piloti britanik.

Button të kalojë te Ferrari
Jenson Button në sezonin e ardhshëm mund të bëhet kolegë skuadre i Fernando Alonsos te Ferrari- shkruan AS.

Sipas të përditshmes spanjolle, britaniku nuk është i kënaqur që te McLareni, ku qe dy vite është nën hijen e Lewis Hamilton, prandaj po e shtyn vazhdimin e kontratës me skuderinë aktuale.

Po ashtu, thuhet se kampioni i botës nga viti 2009 ka raporte të mira me Alonson, gjë që mund të jetë një nga faktorët kryesorë në vendimin e tij.

Megjithatë, edhe te kokëkuqja, Button vështirë se mund të çlirohet nga hija e Alonsos, nën të cilën gjendet aktualisht Felipe Massa.