Home » Formula 1
Rosberg dëshiron Ferrarin
Nico Rosberg kërkon që në vitin 2013 të pilotojë një Ferrari.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat gjermane të cilat saktësojnë se piloti i Mercedes me deklaratat në favor të Kokëkuqes po nervozon skuderinë e tij dhe brazilianin Felipe Massa, pilotin e Ferrarit që po i rrezikohet vendi nga rezultatet e pakënaqshme të këtij sezoni.
Nico Rosberg, djali i kampionit Keke Rosberg, hyri në...
Te Gjergj Haxhiu shohin Hamiltonin e ardhshëm
Ngasësi kosovar Gjergj Haxhiu ka katër vjet që garon në serinë karting, por ai nuk mban mend që në ndonjë nga këto gara të ketë mbetur jashtë podiumit fitues, madje as në garën e parë si 8-vjeçar.
Haxhiu, 12-vjeçar, po ecën me hapa të mëdhenj drejt asaj që synon – Furmula 1. Ai është kampion i padiskutueshëm i Zvicrës dhe nënkampion botëror (“WSK Master Series”)...
Vettel fiton sërish
Titulli i dytë kampion nuk ia ka ulur aspak ritmin Sebastian Fetelit, i cili në garën e Koresë sërish ka arritur të fitojë duke çuar në dhjetë numrin e sukseseve sezonale.
Gjermani ka marrë vendin e parë që në fillimin e garës duke lënë pas Ljuis Hamilton dhe e mbajti atë deri në fund pa e diskutuar në asnjë moment. Në të njëjtën mënyrë edhe britaniku, i skuadrës McLaren...
Hamilton thyen hegjemoninë e Red Bull
Lewis Hamilton do të niset i pari në garën e nesërme në Korenë e Jugut, pasi regjistroi kohën më të shpejtë gjatë provave zyrtare të zhvilluar në mëngjesin e sotëm.
Arritja e pilotit të McLaren është edhe më domedhënëse duke marrë parasysh se në këtë sezon, kishte qenë gjithmonë një makinë Red Bull ajo që kishte fituar “pole-position”.
Vettel, kampioni i saposhpallur...
Vettel: Në Kore do të garoj si gjithmonë
Sebastian Vettel, i cili mbrojti titullin kampion bote në Formula 1 të dielën e kaluar në Japoni, u shpreh se edhe në garën e Koresë së Jugut do të garojë siç ka bërë gjithmonë.
“Mua më pëlqen të garoj dhe nëse nuk do më interesonte se në çfarë vendi do të renditem në këtë garë, atëherë nuk do të vija fare në Yeongam”, deklaroi kampioni i Red Bull.
“Do të japim...
Massa-Hamilton, sherr pas garës
Në mes të sesionit të intervistave pas përfundimit të garës, Lewis Hamilton po i përgjigjej pyetjeve të një gazetari kur Felipe Massa e ndërpret për ta qortuar pas aksidentit që britaniku i McLaren shkaktoi gjatë Cmimit të Madh të Singaporit, aksident që detyroi pilotin e Ferrarit të hynte në bokse.
Braziliani e goditi disa herë në shpatulla britanikun duke ironizuar: “Të lumtë,...
Massa: Hamilton dëshiron të bëhet supermen
Piloti i Ferrarit, Felipe Massa, pas garës për Çmimin e Madh të Singaporit e ka kritikuar ngasësin e McLarenit, Lewis Hamilton.
Britaniku në xhiron e 12-të me bolidin e tij e goditi kokëkuqen e Massas.
“Hamilton ma shkatërroi garën. Mbrëmë (të shtunën) ai u mundua të bëhej supermen në kualifikime, ndërsa sot e përsëriti të njëjtën”.
“Ai mund të shkaktonte një fatkeqësi...
Hamilton: Vettel ka qenë i jashtëzakonshëm
Lewis Hamilton, piloti i McLaren Mercedes, është shprehur se Sebastian Vettel, kryesuesi i kampionatit botëror të Formulës 1, është treguar i jashtëzakonshëm gjatë këtij sezoni.
“Vettel po piloton shumë mirë dhe është treguar fantastik. Ka qenë i pari ose i dyti në të gjitha garat. Është e pabesueshme kjo që po bën”, ka theksuar piloti britanik, i pesti në klasifikimin...
Button të kalojë te Ferrari
Jenson Button në sezonin e ardhshëm mund të bëhet kolegë skuadre i Fernando Alonsos te Ferrari- shkruan AS.
Sipas të përditshmes spanjolle, britaniku nuk është i kënaqur që te McLareni, ku qe dy vite është nën hijen e Lewis Hamilton, prandaj po e shtyn vazhdimin e kontratës me skuderinë aktuale.
Po ashtu, thuhet se kampioni i botës nga viti 2009 ka raporte të mira me Alonson, gjë...
Renaulti e pret Kubican
Renaulti e ka lënë një vend të hapur në skuadër për rikthimin e Robert Kubicas për sezonin e ardhshëm, pas të konfirmuarit, pilotit rus, Vitaly Petrov.
26 vjeçari po rikuperohet pas aksidentit të tmerrshëm që e pati në muajin shkurt. Polaku nuk ka kontratë me Renaultin, por kjo skuadër e ka në plan ta vazhdojë bashkëpunimin me të, sezonin që vjen.
“Kam nevojë ta kem një...