Home » Sporte Motorike
MotoGP, ndahen çmimet për kampionët
Çmimi i Madh i Valencias ishte gara e fundit e Botërorit të MotoGP të këtij viti. Menjëherë pas garës në qytetin spanjoll u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së cmimeve për fituesit e të tre kategorive.
Në kategorinë MotoGP, kampioni i botës u shpall Kejsi Stoner i cili arriti të fitojë edhe në garën e fundit duke mundur vetëm në momentet e fundit amerikanin e Jamahës, Ben Spis....
Rosberg dëshiron Ferrarin
Nico Rosberg kërkon që në vitin 2013 të pilotojë një Ferrari.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat gjermane të cilat saktësojnë se piloti i Mercedes me deklaratat në favor të Kokëkuqes po nervozon skuderinë e tij dhe brazilianin Felipe Massa, pilotin e Ferrarit që po i rrezikohet vendi nga rezultatet e pakënaqshme të këtij sezoni.
Nico Rosberg, djali i kampionit Keke Rosberg, hyri në...
Eduards: S’e shmangia dot
Tragjedia e Marko Simonçelit në Çmimin e Madh të Malajzisë në Botërorin e MotoGP, e ka prekur shumë Kolin Eduards, që ishte një prej protagonistëve të incidentit të ndodhur së bashku me Valentino Rosin.
Në një intervistë për të përditshmen italiane “La Gazzetta Dello Sport”, Eduards shpjegoi arsyet e këtij aksidenti duke shtuar se nuk mund të bënte dot asgjë për ta shmangur...
I jepet lamtumira e fundit pilotit Simoncelli
Shumë duartrokitje dhe lot në funeralin e pilotit Marco Simoncelli në kishën e vendlindjes së tij, në Koriano.
Familjarët dhe miqtë e Simoncelli-t i dhanë lamtumirën e e fundit 24-vjeçarit, i cili humbi jetën në pistën e Sepangut në një aksident tragjik.
Në kishë ndodheshin edhe pilotë të njohur të motoçiklizmit si Valentino Rossi, Loris Capirossi, Randy de Puniet, Jorge Lorenzo...
Babai i Simoncelli: Zoti thërret më të mirët
Trupi i pajetë i Marco Simoncelli, pilotit të Hondës i cili humbi jetën në një aksident tragjik në pistën e Sepangut (Malajzi), është kthyer ditën e martë në Itali.
Shumë tifozë ishin mbledhur në aeroportin Fiumiccino të Romës për të pritur kufomën e 24-vjeçarit me thirrjet “Gladiatori”.
Më pas, trupi i tij është dërguar në vendin e tij të origjinës, në Korvino të...
Te Gjergj Haxhiu shohin Hamiltonin e ardhshëm
Ngasësi kosovar Gjergj Haxhiu ka katër vjet që garon në serinë karting, por ai nuk mban mend që në ndonjë nga këto gara të ketë mbetur jashtë podiumit fitues, madje as në garën e parë si 8-vjeçar.
Haxhiu, 12-vjeçar, po ecën me hapa të mëdhenj drejt asaj që synon – Furmula 1. Ai është kampion i padiskutueshëm i Zvicrës dhe nënkampion botëror (“WSK Master Series”)...
Rossi nuk do të tërhiqet nga MotoGP
Shtatë herë kampioni i botës në MotoGP, Valentino Rossi, hodhi poshtë zërat që flisnin për një tërheqje të tij të mundshme nga bota e sportit, pasi u përfshi në mënyrë të pavullnetshme në aksidentit ku humbi jetën piloti tjetër, Marco Simoncelli.
”Doktori” i dha goditjen fatale 24-vjeçarit, duke e goditur me gomën e përparme në kokë. Impakti shkaktoi plagët fatale dhe...
Tragjedi në Moto GP, Simoncelli humbet jetën
Tragjedi ne Moto GP. Një aksident i frikshëm në xhiron e dytë të Cmimit të Madh të Malajzisë në Moto GP i ka kushtuar jetën pilotit italian të Hondës, Marco Simoncelli.
Pamjet e aksidentit janë të frikshme: Simoncelli rrëzohet në pistë dhe në këtë kohë Colin Edwards nuk ka mundur ta evitojë duke i kaluar përsipër me motorrin e tij dhe duke e goditur në qafë.
Që në momentin...
Vettel fiton sërish
Titulli i dytë kampion nuk ia ka ulur aspak ritmin Sebastian Fetelit, i cili në garën e Koresë sërish ka arritur të fitojë duke çuar në dhjetë numrin e sukseseve sezonale.
Gjermani ka marrë vendin e parë që në fillimin e garës duke lënë pas Ljuis Hamilton dhe e mbajti atë deri në fund pa e diskutuar në asnjë moment. Në të njëjtën mënyrë edhe britaniku, i skuadrës McLaren...
Hamilton thyen hegjemoninë e Red Bull
Lewis Hamilton do të niset i pari në garën e nesërme në Korenë e Jugut, pasi regjistroi kohën më të shpejtë gjatë provave zyrtare të zhvilluar në mëngjesin e sotëm.
Arritja e pilotit të McLaren është edhe më domedhënëse duke marrë parasysh se në këtë sezon, kishte qenë gjithmonë një makinë Red Bull ajo që kishte fituar “pole-position”.
Vettel, kampioni i saposhpallur...