Home » Xhudo

Majlinda Kelmendi ngjitet në pozitën e 14-të në renditjen botërore

Pas garës prestigjioze të xhudos “World Masters 2011” që është mbajtur fundjavën e kaluar në Baku të Azerbajxhanit, e në të cilën Majlinda Kelmendi zuri vendin e pestë në kategorinë deri 52kg, xhudistja kosovare ka arritur që nga vendi i 17-të të ngjitet në vendin e 14-të të ranglistës botërore. “Ky është plasmani më i mirë në karrierën e Majlindës në mesin e xhudisteve... 

Majlinda Kelmendi renditet e pesta në “World Masters”

Xhudistja Majlinda Kelmendi ka fituar 80 pikë olimpike pas fitores së arritur të shtunën në turneun “World Masters”, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Kelmendi 19-vjeçare në Baku pati një fitore e një humbje, ndërsa ndau pozitën e pestë me tri garuese të tjera. Në turnen “World Masters” paraqiten 16 xhudistët më të mirë në botë, në të gjitha kategoritë.... 

Shqipëria llogarit Kelmendin si shpresë të saj olimpike

Xhudistja Majlinda Kelmendi është njëra nga gjashtë sportistët e vetëm që ka fituar bursë olimpike nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar për Olimpiadën “Londra 2012″. KOKSH në fund të vitit të kaluar bëri të ditur emrat e fituesve të bursës që financohet nga Solidariteti Olimpik Ndërkombëtar. Përveç Kelmendit, fitues të bursës janë edhe peshëngritësit Romela... 

Majlinda Kelmendi xhudistja më e mirë

Sportistja më e suksesshme që vepron në Kosovë, Majlinda Kelmendi ashtu siç pritej është shpallur xhudistja më e mirë e vitit 2010 nga Federata e Xhudos e Kosovës. Manifestimi i laureatëve të vitit të kësaj federate është mbajtur sot në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë. Majlinda Kelmendi, anëtare e klubit “Ippon” nga Peja, aktualisht zë vendin e shtatë në ranglistën olimpike,... 

Majlinda Kelmendi, e pesta në botëror

Kampionia e vitit të kaluar e botës për U-20, Majlinda Kelmendi, tregoi formë jashtëzakonisht të lartë, duke zënë vendin e pesta në Kampionatin Botëror për juniore në kategorinë deri 52 kilogram. Botërori është zhvilluar në palestrën e sportit në Agadir të Marokut. Majlinda në luftën për medaljen e bronztë është mposhtur nga garuesja e Turqisë, Tugba Zehir. Majlinda deri... 
Etiketat:

Majlinda në hapje takohet me marokenen

Kampionia e botës për U-20, Majlinda Kelmendi (52 kg), ka pasur short jo edhe aq i lehtë, e cila do të takohet me një garuese nga Maroku, në Kampionatin Botëror për U-20 që zhvillohet nga 22 tetori në qytetin Agadir të Marokut. Përveç Majlindës në botëror marrin pjesë edhe Nora Gjakova (57 kg) dhe Gramos Cërnaveri (100+), të cilët i pret sprovë shumë e vështirë. “Majlinda... 

Lutet të mos takohet me japoneze

Kampionia aktuale e botës për U-20, Majlinda Kelmendi, përgatitet në Celje të Sllovenisë për Kampionatin Botëror. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, lutet që në start të kampionatit botëror, kampionia e tij nga Peja, Majlinda Kelmendi të mos ndeshet me xhudistet nga Japonia. “Besoj se shorti do të jetë më fat për ne. Dhëntë zoti në start të Kampionatit... 

Anton Cena nënkampion evropian në xhudo

Në Kampionatin Evropian të Judo-s, që u mbajt në Poreç të Kroacisë, prej 7-10 tetor 2010, mori pjesë edhe polici nga Kosova, rreshteri Anton Cena,  i cili zur vendin e dytë.  Cena është anëtar i klubit të Judo-s “Polici” të Prishtinës. Meqë Kosova akoma nuk është e pranuar në Federatën Evropiane të Judo-s, Cena mori pjesë si përfaqësues i Shqipërisë dhe ishte i vetmi... 

Majlinda Kelmendi pret të konfirmohet edhe si e para e botës

Xhudistja Majlinda Kelmendi beson se do të mbrojë edhe titullin e botës, pasi ditë më parë mbrojti atë të Evropës në konkurrencë të junioreve. Shpresa më e madhe olimpike e vendit thotë se është e përgatitur maksimalisht për t’u konfirmuar edhe një herë si mbretëreshë e botës në konkurrencë e junioreve. Përkrahja institucionale dhe morale thotë se nuk i mungon. Sipas... 

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, u shpall dje kampione e Evropës

Xhudistja nga Kosova, që garon për ngjyrat e Shqipërisë, Majlinda Kelmendi, u shpall sot kampione Evropës për të reja në peshën 52 kg në Kampionatin Evropian për të rinj që zhvillohet në Sofje, duke i shtuar karrierës së pasur një tjetër trofe ndërkombëtar, pas titullit kampione bote të fituar tetorin e 2009-ës në Paris. Shqipëria në veprimtari përfaqësohet dhe nga dy xhudistë,...