Sporti Total » Xhudo

Majlinda, sërish e artë
Vazhdojnë momentet magjike për Majlinda Kelmendin. Xhudistja pejane ka shkëlqyer në Kupën Botërore të Abu Dhabit, duke e fituar medaljen e artë. Për 20-vjeçaren, kjo ishte medalja e tretë e artë. Ajo shtoi në konton e saj edhe 200 pikë, të cilat pothuajse ia siguruan një vend në Top 8, në Olimpiadën e Londrës.

Për të tretën herë rresht, Majlinda Kelmendi e ka fituar Kupën Botërore, kategoria A. Xhudistja kosovare ka triumfuar të dielën në evenimentin ‘Abu Dhabi Grand Prix’, i cili u mbajt në Abu Dhabi, pasi në finale e mposhti kinezen Hongmei HE.

20-vjeçarja ka qenë e papërmbajtshme dhe larg më e mirë se kundërshtaret. Në gjysmëfinale, sportistja më e suksesshme kosovare pas luftës, pa problem ka ngadhënjyer ndaj xhudistes nga Mongolia, Bundmaa Munkhbaatar.

Ndërsa, edhe në finale nuk hasi në ndonjë rezistencë të fortë të xhudistes kineze, e cila është e 13-ta në botë. Për Majlindën, ky ishte suksesi i tretë rresht, pas atyre në Kupën Botërore të Romës në Itali dhe në atë të Minskut në Bjellorusi.

“Është një kënaqësi shumë e madhe për ne, ndihemi krenarë që e kemi një sportiste të tillë. Majlinda e konfirmoi formën e mirë edhe në Abu Dhabi, ku morën pjesë xhudiste të njohura botërore. Ky eveniment ishte më i rëndësishëm se ai i Romës dhe Minskut, kështu që Majlinda fitoi 200 pikë olimpike”, deklaroi trajneri i Majlindës, Driton Kuka.

Sukseset e njëpasnjëshme të fundit të xhudistes kosovare e afrojnë atë me objektivin që e kishte që nga fillimi – të përfundojë në mesin e 8 të parave, me ç’rast do të kishte një short më të favorshëm në Olimpiadën e Londrës.

“Me këtë sukses, 99 për qind Majlinda do të jetë në Top 8, që do të thotë se do të jetë bartëse e grupit në Olimpiadë dhe do t’u shmangej kundërshtareve të forta, së paku deri në çerekfinale”, shtoi ai.

Uebfaqja zyrtare e Federatës Botërore të Xhudos e ka lavdëruar xhudisten pejane. “E fuqishme me të dyja këmbët, me kapje të fortë, ajo iu përmbajt mirë të gjitha sulmeve të kundërshtareve dhe e fitoi titullin në Abu Dhabi Grand Prix, pa u rrezikuar asnjëherë”, shkruan në uebfaqen intjudo.eu.

Kuka ndihet i lumtur me këtë fakt. “E keni parë se çka ka shkruar Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Majlinda ka marrë lëvdata të mëdha. Madje, në një takim që kisha me zyrtarët e IJF-së, ata më thanë se një yll i ri po lind, duke menduar për Majlindën”, shtoi Kuka, i cili nuk ndalet me kaq.

“Me vetëm 20 vjet, ajo është bërë xhudiste e rëndësishme dhe e respektuar. Nëse vazhdon me këtë ritëm, ajo mund ta fitojë ndonjë medalje në Londër”, përfundoi Kuka.

Kelmendi në këtë kompeticion garoi nën ngjyrat e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. Kelmendi e kishte siguruar pjesëmarrjen në Olimpiadë herën e kaluar, ndërsa suksesi i arritur në Abu Dhabi e ngre atë edhe më tej në renditjen botërore olimpike.

Majlinda Kelmendi vazhdon ëndrrën për Lojërat Olimpike 2012
Kur një sportist ia përkushton jetën një sporti, ëndërron që ta përfaqësojë vendin e vet në Olimpiadë. Për Majlindën, kjo mund të mbetet mu aq – një ëndërr.

Ajri është përplot lagështi dhe pritet shiu, ndërkohë që retë e zeza kalojnë mbi malet e Rugovës, afër Pejës, përderisa po i afrohemi një ushtrimoreje të IPPON xhudos, të vendosur mes dy majeve.

Një skenë piktoreske, që megjithatë nuk mund ta mbulojë realitetin e luftës e vetëm 12 vjet më parë. Në muret e shtëpive gjatë rrugës ende mund të shihen zgavrat që mbetën nga rrëmuja që shkaktoi ushtria serbe në qytet.

Në ajër sot depërtojnë edhe ca zëra nga larg. Zërat arrijnë nga kampi veror i xhudos për sportistët kulmorë të IPPON-it.

Me hapat të pazhurmshëm, duke manovruar mbi një sipërfaqe jo të drejtë, brenda ushtron Majlinda Kelmendi. E gjatë vetëm rreth 1.50 metra, Majlinda ka një fizik të fuqishëm porsi malet nëpër të cilat vrapon gjatë ushtrimeve. Kur flet, këtë e bën me një besim dhe qetësi të paparë. Mënyra si e mban veten, s’le dyshim tek kjo luftëtare 20 vjeçare. Përgjigjet e saj janë të kalkuluara dhe precize, mu si kur e mat kundërshtarin në ring para lëvizjes së ardhshme.

Kelmendi është një ndër xhudistet më të mira në botë, sipas Memli Krasniqit, ministër i Rinisë, Kulturës dhe Sportit. Në renditjen olimpike, ajo e mban vendin e tretë.

Me një shprehje modestie kur përmenden të arriturat e saj, Kelmendi i tërheq gishtërinjtë nëpër flokë dhe thotë: “Ka shumë vajza të mira që ushtrojnë (xhudo). Unë vetëm sa isha paksa më me fat. Nganjëherë, ke vetëm pak më shumë fat”.

Motra më e madhe e Kelmendit kishte ushtruar xhudo dhe Majlinda, atëbotë 9 vjeçare, gjithmonë i kishte lutur prindërit që ta lënë edhe atë të ushtrojë. Pas shumë muajve, këmbëngulësia e saj u shpagua. Ajo filloi të mësojë këtë formë japoneze të arteve luftarake në vendlindjen e saj, në Pejë, më 2000.

Një muaj pasi kishte nisur ushtrimet, mori për të parën herë pjesë në gara. Ngazëllimi për fitimin e medaljes për vendin e tretë, edhe më shumë e sforcoi pasionin për xhudo.

“E dua (xhudon) përtej mase. E di se çfarë dua në jetë, dhe kjo është arsyeja pse nuk them kurrë se do të ndalem”, shpjegon ajo.

Kelmendi lëviz nëpër sallë gjatë demonstrimit të disa nga teknikat bazë të xhudos. Ajri është përplot erë plastike të re dhe djersë. Ngjyra e vjetruar e kaltër është në kontrast të madh me shtrojat e reja që mbulojnë parketin.

Edhe pse këmbëngul se nuk po e përdor tërë forcën e saj, muret jehojnë fuqishëm kur trupi i saj ndeshet me parketin. Lëvizjet e trupit janë të force befasuese, të zakontë për ata që ushtrojnë xhudo.

Përderisa ushtron, nganjëherë buzëqesh, po sikur të kishte ndonjë sekret – mes saj dhe shpirtit të artit të saj luftarak.

“Në vendet si Amerika, ka aq shumë mundësi të bësh diçka, të jesh dikush. Në Kosovë nuk është kështu. Dua që në jetë të jem dikush, e kjo më duket mënyra më e mirë,” thotë ajo.

Gjatë Kampionatit Botëror të Juniorëve më 2010 në Paris, ajo e fitoi medaljen e artë në peshën e saj. Kelmendi është e para sportiste nga Kosova e kurorëzuar me medalje.

“Është një gjë e veçantë të jesh sportisti i parë. Është një gjë e veçantë për mua të jem kosovare”, pëshpëritë Kelmendi.

“Prindërit e mi gjithmonë më thonë se mund ta bëj. Ata s’kanë asgjë më shumë se ti, ata ushtrojnë shumë, edhe ti ushtron shumë. Është njëjtë.”

Ajo shpjegon se prindërit e saj, sado që e mbështesin, kurrë nuk i bëjnë presion kur bëhet fjalë për ushtrime dhe gara.

Rruga drejt Lojërave Olimpike 2012 në Londër nuk është e lehtë. Kosova ende përpëlitet me njohje ndërkombëtare. Mbi një dhjetëvjetësh që nga përfundimi i luftës, Kombet e Bashkuara ende nuk e kanë njohur këtë shtet të ri.

Kur një sportist si Kelmendi ia përkushton jetën një sporti, ëndërron që ta përfaqësojë vendin e vet në Olimpiadë.

Për Majlindën, kjo mund të mbetet mu aq – një ëndërr.

Kosova ka tri sporte që i njihen në tërësi në arenën ndërkombëtare – ping-pong, hendboll dhe shigjetari.

Federata e Xhudos e Kosovës njihet në organizatën e saj ndërkombëtare, por ka kufizime. Kelmendit i lejohet himni kombëtar i Kosovës nëse fiton medalje, mirëpo gjatë garës nuk mund të valëvitet flamuri i Kosovës.

“Shtete të ndryshme i janë ofruar Majlindës që të garojë për to,” thotë Krasniqi.

Para se gjithash, Sllovenia dhe Azerbajxhani.

Seleksionuesi i Sllovenisë foli me Driton Kukën, trajnerin e Majlindës, dhe e pyeti se sa do të duhej të paguante që Kelmendi ta përfaqësonte ekipin slloven. Kuka refuzoi.

Federata e Xhudos e Azerbajxhanit u kishte ofruar 5.000 euro në muaj Majlindës dhe Kukës që ajo të garojë për përfaqësuesen e saj.

“Azerbajxhani, në fakt, i ofroi një kontratë atraktive, paga të konsiderueshme mujor për të, për trajnerin dhe mbulimin e të gjitha shpenzimeve, shtetësinë e Azerbajxhanit – të gjithat,” shpjegon Krasniqi.

“Kujtoja se qeverisë nuk i bën aq për mua meqë nuk kishin para”, thotë Kelmendi.

Kuka dhe Kelmendi thanë se do të qëndronin në Kosovë nëse u paguhen së paku 20 për qind të shumës që u ofroi Azerbajxhani.

“Në po punojmë bashkërisht me sektorin privat së të sigurojmë financimin e të japim diç, jo si Azerbajxhani, por diç që asaj do t’i mjaftonte”, thotë Krasniqi.

Sipas Kukës, janë tri opsione për të ardhmen e Kelmendit nëse dëshiron të marrë pjesë në Londër 2012.

Opsioni i parë, i cili aktualisht duket i parealizueshëm, sipas Kukës, është që Kelmendit t’i lejohet të marrë pjesë nën flamurin e Kosovës. Opsioni i dytë është që të garojë nën flamurin Komitetit Ndërkombëtar Olimpik. Kjo do të mund të ndodhte dhe ajo do ta kishte një shans të mirë për medalje.

“Nëse shkon si sportiste e pavarur dhe arrin diçka, njerëzit do të pyeten se kush është kjo vashë dhe prej nga vjen,” thotë Kuka. “Do të kërkojnë në Google emrin e saj dhe do të shohin se është nga Kosova.”

Alternativa e fundit për Kelmendin do të ishte të garojë nën flamurin e Shqipërisë, por për këtë do të duhej të merrte shtetësinë e dyfishtë – kosovare dhe shqiptare.

“Do të ishte mëkat nëse, për shkak të politikës, dikush si ajo të mos garojë në Olimpiadë. Ajo ka aq shumë për të treguar, të ofrojë e madje edhe mund të fitojë medalje, dhe jam mjaft i sigurt se nëse i ofrohet shansi mund të provojë ta marrë një medalje olimpike”, thotë Krasniqi.

Shikimi i Majlinda Kelmendit është këmbëngulës. Nga fundi i bisedës, intensiteti i zërit i ndryshon, dhe tani tingëllon si një stuhi verore – agresive por e qetë.

“Kur ushtron shumë, ndodh të qash përditë për shkak të dhembjes së trupit, por s’ka dert. Dëshiron të arrish në Lojërat Olimpike, pa marrë parasysh të gjithat.”

Majlinda, e bronztë në Lisbonë
Sportisja më e suksesshme kosovare, Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë edhe 40 pikë të tjera olimpike në pjesëmarrjen e saj në Kupën e Botës në Lisbonë.

Në kategorinë nën 52 kg, Majlinda ka arritur të pozicionohet e treta, duke fituar kështu medaljen e bronztë. Ajo ka fituar tri luftëra në këtë garë. Ajo e humbi gjysmëfinalen nga gjermania Lisson, e cila pastaj humbi në finale

Gjakova, e artë në Kupën Evropiane \”Top A\”
Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane \”Top A\” për juniorë, të mbajtur fundjavën e shkuar në qytetin austriak Leibnitz.

Lajmi është bërë i ditur nga përzgjedhësi i ekipit kosovar Driton Kuka të hënën. Kuka bëri të ditur se për xhudisten Gjakova ky është rezultati më i mirë në karrierën e saj. Gjakova për medaljen e artë shënoi gjashtë fitore në një konkurrencë të fortë në kategorinë, ku morën pjesë 49 garuese.

\”Mendoj se Nora është potenciali më i madh i xhudos kosovare. Ajo në Austri bëri që në finale të ketë një numër të madh tifozësh, të cilët u mahnitën me paraqitjen e saj\”, tha Kuka. \”Nora shkëlqeu në tërësi dhe në Austri ajo arriti rezultatin më të mirë në karrierën e saj\”.

Kosovën në konkurrencën e femrave në këtë garë e përfaqësuan katër garuese. Krahas Gjakovës, sipas Kukës, përshtypje të mirë la edhe 15-vjeçarja Distria Krasniqi. Ajo në konkurrencën e juniorëve ku garojnë xhudistet deri në moshën 20-vjeçare arriti të stoliset me medaljen e bronztë.

\”Distria shënoi katër fitore dhe jo vetëm që befasoi të gjithë, por edhe mua si trajner i saj\”, tha Kuka.

Ndërkohë Lirona Hoxha e Leutrime Krasniqi mbetën pa plasman, sikundër dhe Korab Morina, Akil Gjakova e Milot Vukli. Kjo është hera e parë që Përfaqësuesja e Kosovës në xhudo u paraqit pa Majlinda Kelmendin në një garë të juniorëve. Ajo para pak javësh ka kaluar në konkurrencën e vendorëve, ku po kërkon biletën që do ta çojë në Lojërat Olimpike \”Londra 2012\”.

Vetëvritet ish-kampionia botërore e xhudos
Fituesja e medaljes së argjendtë në xhudo në Athinë 2004 dhe një ish-kampione bote, austrakia Claudia Heill ndërroi jetë pasi u hodh nga banesa e saj në katin e gjashtë në Vjenë.

Asnjë shënim vetëvrasës nuk është gjetur nga policia, por nuk janë zbuluar rrethana të dyshimta, prandaj ngjarja po trajtohet si një vetëvrasje.

29-vjeçarja Heill fitoi një medalje të argjendtë në xhudo në peshën nën 63 kilogramë, në Olimpiadën e Athinës, në vitin 2004 dhe përfundoi e pesta në Pekin 2008.

Gjithashtu ish-kampione e botës, Heill kishte hequr dorë nga sporti dy vjet më parë dhe i ishte dedikuar formimit të sportisteve të reja austriake, transmeton TCH.

“U takuam pak orë përpara se të ndodhte ngjarja. Ajo dukej në humor të mirë dhe askush nuk mund të kishte parashikuar këtë akt të palogjikshëm. Besoj se jeta e saj ishte boshatisur që prej largimit nga sporti”, deklaroi i tronditur ish-trajneri i saj Hubert Rohrauer.

Ultimatum deri më 1 prill
Majlinda Kelmendi ende nuk ka vendosur se ngjyrat e cilit shtet do t’i mbrojë në të ardhmen. Xhudistja pejane ka vendosur që t’ua shtyjë afatin institucioneve të Kosovës deri më 1 prill për t’iu përgjigjur kërkesës së saj për mbështetje financiare. Nëse nuk merr përkrahje, 20 vjeçarja pritet ta pranojë ofertën joshëse të Azerbajxhanit.

Majlinda Kelmendi ende nuk ka vendosur se cilin shtet ta përfaqësojë në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’. Xhudistja kosovare ka marrë një ofertë të majme nga Federata e Xhudos e Azerbajxhanit, por ajo prioritet e ka Kosovën.

Në fakt, xhudistja kosovare është dashur që në fillim të kësaj jave t’ia kthejë një përgjigjeje azerbajxhanasve. Mirëpo, Kelmendi i ka njoftuar ata se ofertës së tyre do t’i përgjigjet më 1 prill, sepse ajo paraprakisht po e shqyrton mundësinë që të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës.

“Dëshira e saj është të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës”, thotë trajneri i saj, Driton Kuka.

Por, sipas Kukës, 20 vjeçarja fillimisht duhet të garantohet nga Ministria e Sportit se do të mbështetet më seriozisht në aspektin financiar.

Kuka thotë se deri kah fundi i kësaj jave do të takohet me ministrin e Sportit, Memli Krasniqi, për të biseduar rreth kësaj çështjeje.

“Majlinda është dashur t’i përgjigjet më 1 mars Azerbajxhanit. Mirëpo, më pas u vendos që përgjigjen t’ia japim më 7 mars, sepse ishin duke u ndërtuar institucionet e reja shtetërore. Tani është vetëm fillimi i punës i ministrit të ri të Sportit dhe jemi detyruar që më 1 prill t’i përgjigjemi përfundimisht Azerbajxhanit”, shpjegon Kuka.

“Shumë shpejt do ta zhvilloj një takim zyrtar me ministrin e Sportit, Memli Krasniqi, për t’i definuar gjërat. Vetëm pas atij takimi do të qartësohet e ardhmja e Majlinda Kelmendit, se ngjyrat e cilit shtet do t’i mbrojë në të ardhmen”, deklaroi ai.

Mirëpo, sipas Kukës, kohëve të fundit janë shtuar gjasat që Kelmendi bashkë me të t’i thotë ‘Jo’ përfaqësueses së Azerbajxhanit dhe të vazhdojnë t’i mbrojë ngjyrat e reprezentacionit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Kjo pasi Kuka para pak ditëve e ka zhvilluar një takim jozyrtar me ministrin Krasniqi, i cili i ka dhënë shenja trajnerit pejan se institucionet e vendit janë të interesuara ta ruajnë sportisten më të suksesshme aktualisht të Kosovës.

“Ekziston vullneti i dyanshëm që Kelmendi të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat e Kosovës dhe njëkohësisht ajo të mbështetet nga institucionet”, pohoi Kuka i cili bashkë me Kelmendin është ftuar në ekipin kombëtar të Azerbajxhanit.

“Azerbajxhani e do Majlindën vetëm sa për të arritur suksese sportiv nëpër botë, kurse Kosova ka shumë më shumë nevojë për Majlindën, se me këtë sportiste vendi ynë do të mund të afirmohej më tepër si shtet nëpër botë, sepse kemi ngec në këtë aspekt”, përfundoi Kuka.

Xhudistja kosovare dhe trajneri i saj do të ishin të kënaqur nëse Kosova u ofron vetëm gjysmën e kushteve, të cilat ua ka ofruar Azerbajxhani. Kjo e fundit u ka ofruar Kukës e Kelmendit nga 5 mijë euro në muaj dhe shumë shpërblime tjera në çdo sukses që arrijnë nëpër gara ndërkombëtare.

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e argjendtë në Gjermani
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi është stolisur me medaljen e argjendtë në turneun “Grand Prix” që u mbajt të shtunën në mbrëmje në Dyseldorf të Gjermanisë.

Në finale të kategorisë deri në 52 kilogram, Majlinda u mposht nga japonezja Juka Nishida. Në luftën e parë në kuadër të grupit C, Majlinda triumfoi ndaj gjermanes Zhaklin Lison, derisa në rrethin e dytë ajo ishte më e mirë se Erika Miranda nga Brazili.

Në rrethin e tretë Kelmendi shënoi fitore ndaj Bundma Munkhbatar nga Mongolia, kurse në gjysmëfinale e mposhti kinezen Hongmei Je. Medalja e argjendtë i ka sjellë Majlindës edhe 120 pikë olimpike dhe në këtë mënyrë ajo është duke shkuar sigurt drejt Lojërave Olimpike “Londra 2012”.

Përzgjedhësi i Kosovës, Driton Kuka është shprehur shumë i kënaqur. “Majlinda na ka kënaqur me paraqitjet e saj në këtë garë. Lirisht mund të them se kanë qenë luftërat më të mira të saj deri më tani, ndonëse e përmbylli garën në vendin e dytë.

Kjo garë që po mbahet për herë të parë në Dyseldorf e që e njëjta në vitin 2010 është zhvilluar në Tunizi, ka qenë shumë më e fortë se ajo e vitit të kaluar. Është sukses shumë i madh i Majlindës fitimi i medaljes së argjendtë në një ‘Grand Prix’ si ky që u mbajt në këtë qytet gjerman dhe sidomos për faktin se fitoi 120 pikë të reja olimpike”, ka thënë Kuka.

Qeveria “dorëzohet” përballë Azerbajxhanit për Majlindën
Kosova shumë shpejt mund të humbasë edhe shpresën e vetme olimpike që ka – Majlinda Kelmendin. Qeveria në largim e Kosovës nuk ka një zgjidhje për atë që kërkon sportistja më e mirë kosovare dhe trajneri i saj, Driton Kuka dhe kjo mund t’i hapë rrugë xhudistes më të mirë të Kosovës që të pranojë ofertën e Federatës së Xhudos të Azerbajxhanit për të përfaqësuar këtë vend në garat ndërkombëtare, përfshirë edhe në olimpiadën “Londra 2012”, shkruan “Koha Ditore”.

Zëdhënësi i Qeverisë në largim, Memli Krasniqi, ka pohuar se hënën se Kelmendi meriton të jetë prioritet i shtetit, porse me këtë punë duhet të merret Ministria e Sportit, e që sipas tij, tani është pa “shef”.

“Është çështje e Ministrisë së Sportit dhe për fat të keq nuk kemi ende ministër.

Si shtet ne duhet të kemi një sportiste të suksesshme, sepse sportistët janë ambasadorët e një shteti dhe natyrisht se duhet t’u ofrohet mbështetje. Sfida më e madhe për ne do të jetë pjesëmarrja në ‘LO 2012′ dhe si shtet po bëjmë të pamundurën dhe po punojnë në këtë drejtim. Ne kemi mbështetur sportistët brenda buxhetit dhe jemi të vetëdijshëm për të gjitha”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka pohuar se Qeveria e ardhshme që pritet të formohet nga zgjedhjet e fundit, do të shqyrtojë mundësinë që të rrisë buxhetin për sportin, e që për vitin 2010 ishte vetëm 4.3 milionë euro, apo 0.3 për qind e buxhetit total të shtetit.

“Do të shqyrtohet mundësia e rritjes së buxhetit për sportin. Majlinda është sportistja më e famshme dhe më e popullarizuara në Kosovë dhe natyrisht që meriton të jetë prioritet, pasi edhe do të jetë shpresa e vetme olimpike nëse marrim pjesë në ‘Londra 2012′”, ka shtuar ai.

Dhe, kjo që thotë Krasniqi, nuk është ajo që kërkon Kelmendi dhe trajneri i saj, Kuka. Kushti i këtij “tandemi” që po zbardh fytyrën e Kosovës në Evropë dhe botë, është t’u sigurohet një pagë e përjetshme për të dy, ashtu si u ka ofruar Federata e Azerbajxhanit. Kuka ka thënë se nga Kosova do të pranonte edhe 10- përqindëshin e asaj që ka ofruar Azerbajxhani.

Azerbajxhani ka zyrtarizuar ofertën e tij ditë më parë për Kelmendin dhe Kukën, duke u ofruar pesë mijë euro pagë mujore dhe shpërblime të mëdha për medalje ndërkombëtare. Për një medalje të artë olimpike ka ofruar dy milionë euro shpërblim, për të argjendtën 1.5 milion dhe për të bronztën një milion.

Kelmendi është sportistja e vetme nga Kosova që është në rrugë të mbarë të fitojë normën olimpike. Në renditjen botërore është e 14-ta, derisa në renditjen për normë olimpike është në mesin e tetë të parave.

Ditë më parë, edhe Komiteti Olimpik i Kosovës është deklaruar se nuk ka mundësi të mbështesë Kelmendin, pasi nuk ka buxhet as për vete.

Federata azerbajxhanase pret që çështjen e Majlinda Kelmendit ta diskutojë edhe një herë apo edhe ta finalizojë fare në turneun e Parisit që mbahet javën e ardhshme. Ndërkohë, trajneri Kuka ka pohuar se dëshiron të takohet me krerët e Qeverisë para se kjo të ndodhë dhe të marrë qëndrimin përfundimtar të Qeverisë, nëse do plotësohet kushti i vënë apo jo.

Zëdhënësi i Qeverisë, Krasniqi, thotë se është e vet xhudistes të vendosë.

“Në fund ky do të jetë vendim personal i Majlindës”, ka nënvizuar Krasniqi.

Majlinda fitoi medaljen e argjendtë në Sofje
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka arritur të stoliset me medaljen e argjendtë në Kupën e Botës – Kategoria A në konkurrencën e senioreve, që u mbajt të shtunën në Sofje të Bullgarisë.

Në finale në kategorinë deri në 52 kilogram Majlinda u mposht nga japonezja Juki Hashimoto. Në luftën e parë xhudistja kosovare triumfoi ndaj francezes Elodi Gru, derisa në rrethin e dytë ajo ishte më e mirë se Zhaklin Lison nga Gjermania.

Në rrethin e tretë Kelmendi shënoi fitore në përballje me turken Ajnur Samat, kurse në gjysmëfinale u ballafaqua me japonezen Çiho Kagaja, të cilën e mundi për t’u kualifikuar në finalen e madhe ku e priste ballafaqimi me japonezen tjetër, Juki Hashimoto.

Kjo e fundit arriti të mposht Majlindën, e cila në këtë garë u desh të kënaqet me medaljen e argjendtë. Njëherësh kjo medalje e fituar i ka sjell sportistes më të mirë në vendin tonë 60 pikë olimpike dhe në këtë mënyrë ajo është duke shkuar hapave të sigurt drejt plasmanit për në Lojërat Olimpike “Londra 2012”.

“Ndonëse konkurrenca ishte shumë më e fortë se sa vitin e kaluar, unë e kam pritur këtë sukses në Sofje. Jam angazhuar maksimalisht, por kështu e kanë luftërat finale, janë gjithmonë të paparashikueshme. Megjithatë jam shumë e lumtur që arrita të rrëmbej pikë të reja olimpike. Kjo për mua do të thotë shumë”, është shprehur Majlinda, e cila po ashtu ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të udhëtojë për në Francë ku do të marrë pjesë në Gren Slemin e Parisit, që vlerësohet një ndër garat më të forta.

Ndërkaq xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova ka garuar në kategorinë deri 57 kg, ku pas pesë luftërave të zhvilluara ka zënë vendin e pestë e që është një sukses mjaft i madh për këtë xhudiste. Nora në luftën e parë ishte më e mirë se bullgarja Kalina Stefanova, derisa në të dytën u takua me serben Jovana Rogiq, të cilën gjithashtu e mposhti pa problem, kurse në rrethin e tretë Nora u ndal nga francezja Karoline Lantoin.

Në luftën e katërt ajo shënoi fitore ndaj Larisa Çerepanovës nga Rusia, kurse në luftë për vend të tretë ajo u mund nga rusja tjetër, Ekaterina Melnikova dhe në këtë mënyrë Nora mbeti pa medalje, por fitoi 20 pikët e para olimpike.

KOK-u nuk mund të mbështesë Majlinda Kelmendin
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, thotë se xhudistja Majlinda Kelmendi e meriton të shpërblehet me një milion euro. Hasani shpreh keqardhje që institucioni që ai drejton nuk ka mjete për t’ia ndarë këtë shpërblim sportistes më të mirë kosovare.

Edhe më keq i vjen që KOK-u nuk ka mundësi t’ia sigurojë Kelmendit mjetet për programin olimpik. Hasani pranon që KOK-ut i takon të kujdeset për programin olimpik të sportistëve kosovarë. Reagimi i tij vjen, pasi një ditë më parë, të martën, përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka kërkuar që Komiteti Olimpik të jetë më kompetent për të siguruar mjetet për Programin Olimpik të Kelmendit.

Madje, Kuka ka kërcënuar me dorëheqje nga Bordi i KOK-ut, nëse Komiteti Olimpik nuk e kryen punën që i takon sipas tij, për të bërë të mundur që Kelmendi të ketë program olimpik.

“Majlinda Kelmendi e meriton të shpërblehet me një milion euro, ndërsa trajneri i saj Driton Kuka me 300 mijë euro.

Ambasadorë më të mirë se Kelmendi e Kuka, Kosova nuk mund të ketë. Por, KOK-u nuk ka buxhet të vetin dhe nuk mund të sigurojë mjetet për program olimpik. Ne nuk kemi fare buxhet, financohemi përmes projekteve nga Departamenti i Sportit, ashtu si edhe federatat sportive. Për shembull, më 2 shkurt kemi takim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe tashmë e kam dorëzuar projektin në Departament të Sportit për të na siguruar mjetet”, ka thënë Hasani të mërkurën.

Ai beson që ndryshimet në Ligjin për sport do të bëhen menjëherë pas formimit të Qeverisë së re. Me aprovimin e ndryshimeve në Ligjin për sport, KOK-u, sipas Hasanit, do të ketë buxhetin e vet të ndarë nga Qeveria dhe kështu do të ketë mundësi të kujdeset për programin olimpik të Kelmendit dhe të ndonjë sportisti tjetër eventual.

“Gjendja aktuale do të ndryshojë me formimin e Qeverisë së re. Është e vërtetë që KOK-ut i takon të kujdeset për programin olimpik të sportistëve. Preokupim i Kelmendit dhe trajnerit të saj, Driton Kukës, nuk duhet të jetë ana financiare”, ka shtuar Hasani.

Majlinda Kelmendi (19) të shtunën u paraqit në turneun “World Masters” që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit. Në këtë turne paraqiten 16 xhudistët më të mirë në botë, nëpër të gjitha kategoritë. Kelmendi ndau pozitën e pestë në kategorinë 52 kg. Pas kësaj gare ajo u ngrit në pozitën e 14-të në ranglistën botërore nga pozita e 17-të, ku ishte më herët. Ky është rangimi më i mirë i deritashëm i Kelmendit.

Kelmendi është sportistja e vetme kosovare që është në garë për normë olimpike. Trajneri i saj, Driton Kuka vazhdimisht ka kërkuar që Kelmendi të ketë buxhet të ndarë për program olimpik.

“Ky vit është shumë i rëndësishëm. Programi i garave dhe përgatitjeve mund të ndryshojë në bazë të pikëve që grumbullohen ndërkohë.

Nga Komiteti Olimpik pres që të jetë më kompetent për programin olimpik të Majlinda Kelmendit, në të kundërtën po humb arsyeja e ekzistimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, pjesë e të cilit jam edhe unë. Nëse për Majlinda Kelmendin nuk bëhet e mundur që të ketë program olimpik, e në këtë drejtim KOK-u nuk e bën punën e duhur, unë do të jap dorëheqjen nga posti i anëtarit të Bordit të Komitetit Olimpik”, ka thënë Kuka të martën.

Kelmendi deri tani është financuar nga Departamenti i Sportit, përmes projekteve që ka paraqitur.

“Departamenti i Sportit ka përkrahur çdo garë dhe përgatitje për Majlindën, vitin e kaluar. Por, në bisedë me kompetentët për program olimpik, ata kanë drejtuar gishtin nga Komiteti Olimpik. Tani jemi duke e përgatitur kërkesën për program olimpik mars -dhjetor 2011, të cilin do ta dërgojmë në adresë të kryetarit të KOK-ut.

Nëse nuk do të ketë mundësi që kërkesa të aprovohet dhe ajo do të shtyhet edhe më tutje, do të jetë një sihariq i keq që do të na detyrojë të marrim hapa të tjerë”.

Kuka ka thënë se Azerbajxhani ka bërë ofertë që Kelmendi dhe vetë Kuka të pajisen me pasaportë të këtij vendi dhe të përfaqësojnë atë në Lojërat Olimpike.

Sipas Kukës, oferta e Azerbajxhanit ishte shumë joshëse, 10 mijë euro pagë mujore për të dy dhe 100 mijë euro për program olimpik. Nëse, Kelmendi do t’i sillte medalje olimpike Azerbajxhanit, do të shpërblehej me një milion euro për medalje të bronztë dhe dy milionë për medalje ari, sipas tij.  /kohanet