Home » Xhudo
Majlinda, sërish e artë
Vazhdojnë momentet magjike për Majlinda Kelmendin. Xhudistja pejane ka shkëlqyer në Kupën Botërore të Abu Dhabit, duke e fituar medaljen e artë. Për 20-vjeçaren, kjo ishte medalja e tretë e artë. Ajo shtoi në konton e saj edhe 200 pikë, të cilat pothuajse ia siguruan një vend në Top 8, në Olimpiadën e Londrës.
Për të tretën herë rresht, Majlinda Kelmendi e ka fituar Kupën Botërore,...
Majlinda Kelmendi vazhdon ëndrrën për Lojërat Olimpike 2012
Kur një sportist ia përkushton jetën një sporti, ëndërron që ta përfaqësojë vendin e vet në Olimpiadë. Për Majlindën, kjo mund të mbetet mu aq – një ëndërr.
Ajri është përplot lagështi dhe pritet shiu, ndërkohë që retë e zeza kalojnë mbi malet e Rugovës, afër Pejës, përderisa po i afrohemi një ushtrimoreje të IPPON xhudos, të vendosur mes dy majeve.
Një skenë...
Majlinda, e bronztë në Lisbonë
Sportisja më e suksesshme kosovare, Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë edhe 40 pikë të tjera olimpike në pjesëmarrjen e saj në Kupën e Botës në Lisbonë.
Në kategorinë nën 52 kg, Majlinda ka arritur të pozicionohet e treta, duke fituar kështu medaljen e bronztë. Ajo ka fituar tri luftëra në këtë garë. Ajo e humbi gjysmëfinalen nga gjermania Lisson, e cila pastaj humbi në...
Gjakova, e artë në Kupën Evropiane \”Top A\”
Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane \”Top A\” për juniorë, të mbajtur fundjavën e shkuar në qytetin austriak Leibnitz.
Lajmi është bërë i ditur nga përzgjedhësi i ekipit kosovar Driton Kuka të hënën. Kuka bëri të ditur se për xhudisten Gjakova ky është rezultati më i mirë në karrierën e saj. Gjakova për medaljen e artë...
Vetëvritet ish-kampionia botërore e xhudos
Fituesja e medaljes së argjendtë në xhudo në Athinë 2004 dhe një ish-kampione bote, austrakia Claudia Heill ndërroi jetë pasi u hodh nga banesa e saj në katin e gjashtë në Vjenë.
Asnjë shënim vetëvrasës nuk është gjetur nga policia, por nuk janë zbuluar rrethana të dyshimta, prandaj ngjarja po trajtohet si një vetëvrasje.
29-vjeçarja Heill fitoi një medalje të argjendtë në...
Ultimatum deri më 1 prill
Majlinda Kelmendi ende nuk ka vendosur se ngjyrat e cilit shtet do t’i mbrojë në të ardhmen. Xhudistja pejane ka vendosur që t’ua shtyjë afatin institucioneve të Kosovës deri më 1 prill për t’iu përgjigjur kërkesës së saj për mbështetje financiare. Nëse nuk merr përkrahje, 20 vjeçarja pritet ta pranojë ofertën joshëse të Azerbajxhanit.
Majlinda Kelmendi ende nuk ka vendosur...
Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e argjendtë në Gjermani
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi është stolisur me medaljen e argjendtë në turneun “Grand Prix” që u mbajt të shtunën në mbrëmje në Dyseldorf të Gjermanisë.
Në finale të kategorisë deri në 52 kilogram, Majlinda u mposht nga japonezja Juka Nishida. Në luftën e parë në kuadër të grupit C, Majlinda triumfoi ndaj gjermanes Zhaklin Lison, derisa në rrethin e dytë ajo ishte...
Qeveria “dorëzohet” përballë Azerbajxhanit për Majlindën
Kosova shumë shpejt mund të humbasë edhe shpresën e vetme olimpike që ka – Majlinda Kelmendin. Qeveria në largim e Kosovës nuk ka një zgjidhje për atë që kërkon sportistja më e mirë kosovare dhe trajneri i saj, Driton Kuka dhe kjo mund t’i hapë rrugë xhudistes më të mirë të Kosovës që të pranojë ofertën e Federatës së Xhudos të Azerbajxhanit për të përfaqësuar...
Majlinda fitoi medaljen e argjendtë në Sofje
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka arritur të stoliset me medaljen e argjendtë në Kupën e Botës – Kategoria A në konkurrencën e senioreve, që u mbajt të shtunën në Sofje të Bullgarisë.
Në finale në kategorinë deri në 52 kilogram Majlinda u mposht nga japonezja Juki Hashimoto. Në luftën e parë xhudistja kosovare triumfoi ndaj francezes Elodi Gru, derisa në rrethin e...
KOK-u nuk mund të mbështesë Majlinda Kelmendin
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, thotë se xhudistja Majlinda Kelmendi e meriton të shpërblehet me një milion euro. Hasani shpreh keqardhje që institucioni që ai drejton nuk ka mjete për t’ia ndarë këtë shpërblim sportistes më të mirë kosovare.
Edhe më keq i vjen që KOK-u nuk ka mundësi t’ia sigurojë Kelmendit mjetet për programin olimpik....