Home » KickBox
Përvojë e mirë
Kick-boksieri i mirënjohur shqiptar, Besim Kabashi, që mbron ngjyrat e kombëtares së Gjermanisë, ka mbajtur seminarin për garues dhe trajnerë të kick-box-it.
Ligjërimet e tija si dhe pjesa praktike që ka demonstruar në sallën e kick-box-it në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, kanë qenë shumë domethënëse për garues dhe trajnerët. Edhe kryetari i Federatës...
Menxhiqin e pret garë shumë e vështirë
Njëri prej kick-boksierëve më të mirë të Kosovës, Tahir Menxhiqi, i cili jeton dhe vepron në Holandë, do të jetë pjesëmarrës në garën e rëndësishme botërore “WorldMax 2010” në kick-box që mbahet në Tokio të Japonisë.
Ky eveniment mbahet me 5 korrik dhe Menxhiqi për herë të dytë merr pjesë në këtë garë. Menxhiqi me 5 korrik përballet me japonezin, Yukihiro Komiya....
Rrëmbyen dy medalje në Gjermani
Kick-boksierët e kombëtares së Kosovës fituan dy medalje (një të artë dhe një të argjendtë) në turneun ndërkombëtar në Gjermani.
Garuesit tanë në secilën disiplinë dëshmuan cilësi të lartë.
Medalje të artë ka fituar Ilir Menxhiqi në kategorinë -60 kg në disiplinën K-1 rules. Menxhiqi dëshmoi mjeshtëritë e tija, duke mahnitur me cilësitë e tija më së një mijë shikues...
Dumoshi priti kamponin e botës, Xhavit Bajramin
Vlora Dumoshi, drejtoresh e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës, priti në një takim Xhavit Bajramin, kampion i Botës në Kick-Box.
Dumoshi uroi Bajramin për mbrojtjen e titullit të kampionit të Botës në versionin me prestigjioz të ISKA kundër ukrainasit Dimitri Bezus, duel i cili u mbajt më 8 maj të këtij viti në Prishtinë.
Ndërkaq, Xhavit Bajrami,...
Bajrami: Do ta mposht edhe britanikun
Kryetari i ISKA-së për Evropë, Fritz Exenbeger, ka thënë se më 8 maj në Prishtinë do të jetë ngjarje e madhe dhe adhuruesit do të kenë mundësinë të kënaqën me spektaklin e K-1 të Gladiatorëve.
Kampioni i botës (K-1 Nata e Gladiatorëve) në kategorinë e rëndë, në versionin e ISKA (International Sport Kickboxing Asociation), Xhavit Bajrami, me padurim pret që ta mbrojë titullin...
Presidenti Sejdiu priti kick-boksierin Bajrami
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti Xhavit Bajramin, i cili mbrojti titullin e kampionit në versionin ISKA në kick-box, në meçin me Fredi Kemajo.
Presidenti e përgëzoi Bajramin për fitoren dhe i uroi suksese më të mëdha edhe në të ardhmen. Xhavit Bajrami ka fituar më parë edhe titullin Grand prix në version K1 në kick box.
Kick-boksieri Bajrami e falënderoi...
Bajrami, kampion bote
Xhavit Bajrami e mbrojti titullin e kampionit të botës (K-1) në kick-box në kategorinë e rëndë, në versionin e ISKA (International Sport Kickboxing Asociation).
Ai mposhti kick-boksierin e njohur francez, Freddy Kemayo. Bajrami kënaqi rreth 2000 adhurues të tubuar në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Ky meç është zhvilluar në pesë runde dhe nga tre minuta. Bajrami...
Gati Bajrami
Xhavit Bajrami do të përballet me Freddy Kemayon në meçin për titullin e kampionit të botës në kick-box në versionin IKSA. Ai thotë se është në top-formë, ndërsa beson që do ta mbrojë titullin në duel me francezin.
Xhavit Bajrami të shtunën në Prishtinë do ta zhvillojë meçin e radhës ndaj francezit Freddy Kemayo. Në këtë meç ai do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit...
Meçi Bajrami – Kemayo zhvillohet në Prishtinë
Një javë para meçit për titull të kampionit të botës në versionin ISKA, francezi Freddy Kemayo ka deklaruar se e dëshiron titullin dhe se është përgatitur për këtë një kohë të gjatë.
Kemayo të shtunën e ardhshme në Prishtinë do ta sfidoj shqiptarin Xhavit Bajrami, që aktualisht është pronar i këtij titulli.
“Një kohë të gjatë e kam pritur rastin që të bëhem kampion...