Home » Karate
Karateistët e Kosovës në Stamboll
Kombëtarja e Kosovës në karate do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Istambul Open 2010”. Ky turne llogarit si ndër më të fortit për arsye se marrin pjesë karateistët më të mirë të botës në luftëra dhe kata.
“Karateistët e Kosovës kanë zhvilluar përgatitjet pesëditore në Ulqin, ku është punuar në elemente tekniko-teknike, si dhe fizike”, thuhet në njoftimin...
U mbajt turneu X përkujtimor i karatesë “Xhevat Makolli”
Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë u mbajt për të dhjetën herë me radhë turneu përkujtimor i karatesë “Xhevat Makolli”, turne ky i karakterit mbarëkombëtar, në të cilin morën pjesë klube të karatesë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova Lindore.
Turneun e ka organizuar Federata e Karatesë e Kosovës dhe familja e Xhevat Makollit, me mbështetjen materiale...
Karateistet dhe karateistët dëshmuan cilësi jashtëzakonisht të mirë
Karateistet dhe karateistët dëshmuan cilësi jashtëzakonisht të mirë në turneun e pestë tradicional përkujtimor “Zahir Pajaziti” në karate, i mbajtur në ambient të hapur në Orllan të Podujevës.
Turneu është organizuar nga KK “Fudochi” nga Orllani. Në turne morën pjesë 222 karateiste dhe karateistë të 24 klubeve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, të cilët bënë gara...
Karateistët tanë shkëlqyen në Gjermani
Karateistët tanë edhe në Gjermani mrekulluan me rezultate të mira. Klubi karatesë Besa nga Lluzhani, KK Llapi, “SKG Kosova” nga Gjermania dhe “Bomolla” nga Suedia fituan së bashku gjithsej 28 medalje në Kampionatin Botëror te Federatës E.I.K.O.
Klubet e karatesë Besa-Lluzhan dhe KK Llapi garuan se bashku dhe dëshmuan cilësi të lartë sidomos Besa Lluzhani ka fituar 13 medalje...
‘Kupa e Gostivarit – 2010′, turniri i IX-të i karatesë
Në sallën sportive të komunës së Gostivarit të shtunën për të nëntën herë u mbajt turniri ndërkombëtar “Kupa e Gostivarit – 2010″.Në turnirin e IX-të të “Kupa e Gostivarit – 2010″ garuan klube të karatesë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia si dhe një klub nga Belgjika.
Hapjen zyrtare të turnirit e bëri sekretari i komunës...
Karateistët tanë fituan 19 medalje në Amerikë
Karateistët e Ipponit dhe atë të FAN nga Prishtina shkëlqyen në turneun ndërkombëtar “USA Open” dhe “Ozawa Cup”, i mbajtur në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Karateistët tanë katër medalje i fituan në “USA Open” dhe 15 në “Ozawa Cup” . Nga 19 medalje, fituan 8 të arta, 3 të argjendta dhe 8 të bronzta. Në turne morën pjesë mbi 2000 garues nga mbare...
KK FAN – pjesëmarrës në turneun ‘Ozava Cup 2010’
Karateistët e klubit FAN nga Prishtina udhëtuan për në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në një turne të karatesë.
“Me katër garues do të jemi pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar ‘Ozava Cup 2010’, e cila mbahet nga 9-12 prill në qytetin e Las Vegasit. Klubin e përfaqësojnë Gentiana Karpuzi, Enes Zullufi, Gresa Hyseni e Nita Nikçi”,...
KK Iliria fitoi 13 medalje
Karateistët e klubit të karatesë “Iliria” nga Prishtina dëshmuan rezultate jashtëzakonisht të mira në Kampionatin mbarëkombëtar, i cili u mbajt në Tiranë të Shqipërisë.
Zyrtarët e KK Iliria janë të kënaqur me rezultatet që shënuan në kampionatin mbarëkombëtar, në një konkurrencë shumë të fortë, sipas tyre, fituan gjithsej 13 medalje. Në kampionatin e sivjetshëm,...