Sporti Total » Sporte Luftarake

Salihu e di si shkohet në Olimpiadë: “Ma lini mua këtë punë”
Boksieri legjendar, Aziz Salihu, druan se edhe lojërat olimpike “Londra 2012″ do të kalojnë pa Kosovën pjesëmarrëse të saj. Sipas tij, nëse gjerat ecin ashtu si janë duke ecur, atëherë është e sigurt se Kosova nuk do të ketë përfaqësues të saj në Olimpiadë. Për këtë është i sigurt, aq sa është edhe për rolin e tij që do të mund të luante në këtë kohë për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës.

“Unë jam pjesëmarrës i tri olimpiadave dhe fitues i medaljes olimpike. Këtë nuk e ka arritur asnjë shqiptar”, shprehet ai. “Unë garantoj, se sikur të më lejohet të merrem me çështjen e ndërkombëtarizimit, unë do ta anëtarësoja Komitetin Olimpik të Kosovës në atë ndërkombëtar pa nisur Olimpiada dhe kështu do të kishim përfaqësuesit tanë në Londër”.

Boksieri i bronztë nga “Los Angeles 1984″ ngul këmbë se këtë nuk e thotë kot, sa për të sulmuar mospunën e të tjerëve.

“Unë kam miq në gjithë botën. Miqtë e mi janë kampionë, ministra e drejtorë në institucionet më të rëndësishme, i kam dyert e hapura çdokund në botë, pos në institucionet e Kosovës, fatkeqësisht”, tregon ai me mllef. “Unë nuk pritem nga ministri i Sportit, madje më ka përzënë nga zyrat e tij. 10 apo 15 herë kam kërkuar takim me kryetaren dhe kryeministrin e Kosovës, asnjëherë nuk jam pritur. Ju lutem, unë jam sportisti i shekullit”.

Krasniqi, Kampion Europe në WBO
Haxhi Krasniqi mbron titullin evropian në kategorinë WBO. Në Magdeburg të Gjermanisë, boksieri shqiptar fitoi ndaj francezit Hakim Zuliaka në një ndeshje që u duk e humbur për të.

Zuliaka u shfaq më agresiv në pjesën më të madhe të sfidës duke e sulmuar vazhdimisht Krasniqin, ndërkohë që ky i fundit kërkonte ta mbante larg kundërshtarin e tij.

Kjo situatë u pa deri në raundin e 12 ku sfida mori një kthesë totalisht në favor të boksierit shqiptar. Në këtë fraksion të ndeshjes, 24 vjecari shfaqi të gjithë forcën e tij duke i dhënë kundërshtarit të tij goditje të njëpasnjëshme duke e mundur atë me Nok-Aut teknik, që do të thotë edhe konfirmim si kampion Evrope për të.

Kjo ishte fitorja e 37 e Krasniqit në karrierën e tij në 39 ndeshje të zhvilluara gjithsej, ndërkohë që Zuliaka shënoi disfatën e e tij të tretë.

Shtyhet për nesër ceremonia e varrimit të Besim Kabashit
Është shtyrë për nesër ceremonia e varrimit të kick-boksierit Besim Kabashi, i cili të dielën që lamë pas ndërroi jetë në Munih të Gjermanisë. Ceremonia e varrimit ishte paraparë të mbahej sot në Gurrakoc të Istogut.

Shtyrja e ceremonisë së homazheve dhe varrimit është bërë, pasi ka pasur vonesa në sjelljen e trupit të Besimit në Kosovë, pasi për shkak të dëborës që binte sot, avioni nuk ka mundur të aterrojë në Aeroporin e Prishtinës, por në Greqi.

Ceremonia e varrimit të Besim Kabashit, kryesohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në përbërje me anëtarë të Federatës së Kick-Boksit të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gazetarëve të sportit, komunës së Istogut dhe anëtarë të familjes Kabashi.

Ndërkaq të shtunën në Prishtinë do të mbahet një akademi komemorative, për nderë të Kabashit.

Ish-kampioni i botës në kik-boks, Besim Kabashi të dielën e kaluar ndërroi jetë në spitalin e Munihut. Kabashi, ka lindur në Gurrakoc të Istogut. Ish sportisti i cili ka hyr në analet e historisë së sporteve luftarake, në meçet profesioniste kishte zhvilluar 36 duele, ndërsa ka fituar gjithsej 35.

Ndërkohë që më 16 dhjetor kishte paraparë që të zhvillonte meçin më të rëndësishëm në karrierën e tij kundër Migti Mo. Kabashi ishte i pasionuar pas sporteve luftarake, ndërsa karrierën e tij në kik-boks e nisi në moshën 17 vjeçare.

Protestë kundër izolimit të sportit
Aziz Salihu nuk po mendon vetëm për veti, por edhe për të mirën e sportit kosovar në përgjithësi. Legjenda e boksit kosovar të martën mbajti sërish një konferencë për media. Kësaj radhe ai nuk kërkoi pension apo ndonjë vend pune.

Por, ‘Zizi’ kërkoi nga gjithë sportistët kosovarë që t’i përgjigjen ftesës së tij për pjesëmarrje në një protestë paqësore. Në fakt, kryetari i Shoqatës së Sportistëve të Pavarur Profesionistë të Kosovës, Aziz Salihu, ndihet shumë i zhgënjyer për faktin se sporti kosovar vazhdon të mbetet i izoluar nga garat e ndryshme ndërkombëtare.

Andaj, Salihu konsideron se organizatat ndërkombëtare të sportit po i diskriminojnë sportistët e Kosovës. Prandaj, ai ka vendosur që më 30 nëntor në kryeqytet ta mbajë një protestë me moton: ‘Stop diskriminimit të sportit kosovar’.

“Që nga viti 1988, kur isha në Lojërat Olimpike, e deri më tash sportistët tanë nuk kanë marrë pjesë në Olimpiadë. 23 vjet jashtë Lojërave Olimpike është tmerr e mëkat. Sporti u takon sportistëve dhe nuk ka asgjë të përbashkët me politikë. Më 30 nëntor do ta organizoj një protestë me sportistët për të kërkuar që sa më shpejt të na bëhet e mundshme shkuarja në Olimpiadë”, ka deklaruar Salihu.

“Kam ftuar edhe kryetarë të komiteteve olimpike të shteteve të rajonit dhe shumë sportistë të shquar shqiptarë nga Maqedonia, nga Shqipëria e personalitete të jetës politike e kulturore, që ta ngremë zërin kundër padrejtësive”, ka thënë Salihu.

Kjo protestë do të mbahet më 30 nëntor, në orën 12.00, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Ndërron jetë boksieri Xho Frejzer
Ish-kampioni i boksit të kategorisë së rëndë, Xho Frejzer- i pari i cili mundi legjendën Muhamed Ali, vdiq në moshën 67 vjeçare.

Familja e Frejzerit njoftoi të hënën për vdekjen e tij.

Vetëm para pak ditësh, u bë e ditur që Frejzer po trajtohej në Filadelfia pas diagnostifikimit të kancerit.

Frejzer, i cili njihej me nofkën “Smokin’ Joe” ishte i pari që mundi Muhamed Aliun në vitin 1971 në ballafaqimin që njihet si “Ndeshja e Shekullit”.

Më vonë, Ali mundi Frejzerin në dy ndeshje të tjera gjatë viteve të 70-ta.

Frejzeri fitoi titullin e kampionit të kategorisë së rëndë në boks në vitin 1970 duke nokautuar Xhimi Ellisin, ndërsa e humbi titullin më 1973 kur u mund nga Xhorxh Formen.

Salihu kërkon hisen e tij në “Adem Jashari”
Legjenda e boksit kosovar, Aziz Salihu, vlerëson se edhe ai ka hise në turneun më të madh në boks që organizohet në vend, atij “Adem Jashari”. Salihu pohon se e meriton të jetë pjesë e Këshillit Organizativ të turneut, për të cilin thotë se ai është themeluesi. Turneu i 13-të me radhë është paraparë të mbahet në fund të këtij muaji, por Salihu edhe kësaj here është lënë jashtë.

“Jam themeluesi i këtij turneu dhe është për çudi se si Aziz Salihu të lihet anash dhe të mos marrë pjesë në këtë turne. Ky turne meriton më shumë cilësi”, ka thënë të martën Salihu.

Kryetari i klubit të boksit Prishtina Salihu, mendon se Qeveria dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duhet që këtë turne të mos ia besojë organizimin Federatës së Boksit të Kosovës. Ai thotë se FBOXK-ja nuk është e aftë që të bëjë organizim të mirë për komandantin legjendar. Madje, ai i akuzon krerët e FBOXK-së se këtë turne po e organizojnë për përfitime të tyre.

“Turneun ‘Adem Jashari’ e kam organizuar tre herë dhe kam arritur të mbush palestrat përplot me shikues. Lus Qeverinë e Kosovës, MKRS-në që ky turne të organizohet nga anëtarë të tjerë e jo nga këta që janë tani. Njerëzit e Federatës po e organizojnë këtë turne për përfitime të veta e jo për të organizuar një turne siç do t’i kishte hije”, është shprehur Salihu. “Krerët e Federatës së Boksit duhet të japin dorëheqjen. Po të mos ishte Ramadan Selimi aty, disa kolegë të tij, nuk do të ishin as pesë minuta në Federatë, por për fat të keq e kanë përkrahjen e tij”, ka shtuar Salihu.

Në të vërtetë, Salihu ka vite që nuk pranon të jetë nën ombrellën e Federatës. Për këtë, edhe klubin Prishtina në të shumtën e kohës nuk e ka lejuar të marrë pjesë në garat që organizon Federata.

Kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi, konfirmon se për Salihun as këtë vit nuk do të ketë vend në Këshillin organizativ.

“Federata e Boksit është ajo që e bën organizimin e këtij turneu. Aziz Salihun e respektoj si sportist, por ai po i bën disa gjëra individuale të cilat nuk po më pëlqejnë. Edhe këtë vit nuk e kemi paraparë të jetë pjesë i këtij turneu”, ka thënë Selimi.

Ndërkohë, Salihu ka bërë të ditur se më 26 nëntor do të organizojë një protestë, ku përmes një programi artistiko-sportiv do t’i thotë “stop diskriminimit të sportit të Kosovës”.

Do të flasin njerëzit më kompetentë për ecurinë e kërkesës sonë lidhur me pjesëmarrjen e sportistëve të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në Lojërat Olimpike. Do të ketë shumë mysafirë, politikanë e ambasadorë”, ka shpjeguar Salihu nismën e tij, shkruan sot “Koha Ditore” .

Boks, Klicko kundër Mormak
Kampioni botëror në peshat e rënda në Boks, Vladimir Klicko si dhe sfidanti i tij Zhan Mark Mormek, janë konfrontuar me fjalë mes tyre në pritje të duelit në ring.

Gjatë një konference në Paris, dy gjigantët e ringut krahasuan ndeshjen mes tyre, me një lojë shahu, por sfida e 10 Dhjetorit të Dyseldorf, pritet të jetë më e ashpër.

Ukrainasi Klicko, do të kërkojë të marrë fitoren e 50 me “nokaut” në 60 ndeshje si profesionist, kur të ndeshet me Mormak.

“Boksi është si një lojë shahu dhe nga eksperienca që ke, duhet ta dish se për cfarë po flas. Ti duhet të kesh një plan A, B, C, dhe D. Do të të luftoj dhe do të zë shah mat”, i tha francezi Mormak, rivalit të tij ukrainas.

Mormak numëron 36 fitore dhe 4 humbje në boksin profesionist dhe është pagëzuar me emrin “Shënuesi” për shkak të taktikave që përdor.

Por 35 vjecari ukrainas, ka kaluar të tillë rivalë dhe më parë.

“Duhet të kesh ëndrra në jetë dhe unë nuk të vë faj për këtë”, tha Klicko, duke nënkuptuar me ironi se rivalin e pret humbja. Më shumë se 50 mijë tifozë pritet të ndjekin duelin e boksit në “Esprit Arena” të Dyseldorfit.

Haxhi Krasniqi synon të kalojë kushëririn e tij, Luanin
Boksieri kosovar Haxhi Krasniqi, të premten mbrëma, ka arritur suksesin e parë të madh në boksin profesionist. Krasniqi 24-vjeçar ka fituar titullin e kampionit të Evropës, në versionin WBO të kategorisë gjysmë të rëndë. Por Krasniqi thotë se titulli i Evropës është vetëm trofeu i parë i rëndësishëm që ai do ta fitojë brenda pak viteve.Ai synon që gjatë vitit të ardhshëm të fitojë titullin e botës.

Asnjë boksier shqiptarë deri më tani nuk ka arritur të fitojë titullin e kampionit të botës në katër versionet e forta të boksit profesionist. Për titull të botës më herët kanë luftuar Luan Krasniqi e Shpend Abazi, por të dy ishin mposhtur. Atë që nuk e ka arritur Luan Krasniqi, që vlerësohet boksieri më i suksesshëm shqiptarë, pret që ta bëjë kushëriri i tij, Haxhiu.

“Nuk ka kush që më ndal drejt titullit të botës. Titullin e botës do ta fitoj shumë shpejt. Mbrëmë e pashë që mund të luftoj për titull të botës. Më së largu deri në fund të vitit të ardhshëm titulli i botës do të jetë imi”, ka thënë Haxhi Krasniqi, të shtunën, për gazetën. Ai së fundi në boksin profesionist po njihet me emrin Robin.

Në luftë për titull evropian, Krasniqi të premten mbrëma në Frankfurt të Gjermanisë, e mposhti algjerianin me shtetësi franceze, Abdelkahim Derghal. Krasniqi që ka lindur në Junik e që jeton në Gjermani, fitoi me nokaut teknik në raundin e katërt. Krasniqi dominoi nga fillimi i meçit, ndërsa kundërshtarin e rrëzoi fillimisht në raundin e tretë e më pas edhe në raundin e katërt. Për junikasin kjo ishte fitorja e 36-të në boksin profesionist dhe e 12-ta me nokaut. Ai ka edhe dy humbje, në fillim të karrierës.

“Jam përgatitur më shumë se gjashtë muaj për këtë meç. Lufta shkoi ashtu si kam pritur, kam dominuar plotësisht dhe kam fituar para kohe. Në gjashtë javët e fundit kam bërë sparing me kampionin e botës, Robert Stieglitz. Kundërshtari më dukej shumë i lehtë kur e krahasoja me Stieglitzin. Rruga drejt sukseseve më të mëdha tani është e hapur”, ka shtuar Haxhi Krasniqi. “Tani ngrihem në dhjetë më të mirët e versionit WBO. Pasi të mbroj dy herë titullin e Evropës do të ngjitem edhe më lart në renditje dhe do të fitoj rastin për titull të botës. Me punën që po bëj nuk dyshoj fare që do të jem i suksesshëm. Jam i gatshëm për çdo kundërshtar të kategorisë sime”.

Me gjithë numrin e madh të fitoreve, Haxhi Krasniqi nuk kishte ndonjë sukses të madh deri më tani. Para një viti ai firmosi me klubin e njohur gjerman SES Boxing dhe kështu bëri një hap para në karrierë.

Haxhi Krasniqi kampion Europe në boks
Haxhi Krasniqi është shpallur kampion Europe në boks për federatën WBO.

Boskieri 24-vjeçar është përballur në finalen e kësaj federate me boksierin francez Abdelhakin Derghal. Ka zgjatur shumë pak kjo ndeshje, vetëm katër raunde.

Në të tretin, kundërshtari i Haxhi Krasniqit rrëzohet për herë të parë, megjithatë gjen forcat për t’u ringritur, ndërsa në raundin pasardhës ka ardhur goditja tjetër nga boksieri kosovar i cili këtë herë nuk i dha më mundësinë kundërshtarit të tij të çohej duke e marrë këtë fitore falë një nokauti teknik.

Kjo ishte fitorja e 36-të për Haxhi Robin Krasniqin, boksierin nga Juniku i Kosovës që garon për Gjermaninë, nga këto 13 janë me nokaut.

Pas Nuri Seferit, Krasniqi është kampioni i dytë shqiptar që shpallet kampion Europe për federatën WBO.

Majlinda, sërish e artë
Vazhdojnë momentet magjike për Majlinda Kelmendin. Xhudistja pejane ka shkëlqyer në Kupën Botërore të Abu Dhabit, duke e fituar medaljen e artë. Për 20-vjeçaren, kjo ishte medalja e tretë e artë. Ajo shtoi në konton e saj edhe 200 pikë, të cilat pothuajse ia siguruan një vend në Top 8, në Olimpiadën e Londrës.

Për të tretën herë rresht, Majlinda Kelmendi e ka fituar Kupën Botërore, kategoria A. Xhudistja kosovare ka triumfuar të dielën në evenimentin ‘Abu Dhabi Grand Prix’, i cili u mbajt në Abu Dhabi, pasi në finale e mposhti kinezen Hongmei HE.

20-vjeçarja ka qenë e papërmbajtshme dhe larg më e mirë se kundërshtaret. Në gjysmëfinale, sportistja më e suksesshme kosovare pas luftës, pa problem ka ngadhënjyer ndaj xhudistes nga Mongolia, Bundmaa Munkhbaatar.

Ndërsa, edhe në finale nuk hasi në ndonjë rezistencë të fortë të xhudistes kineze, e cila është e 13-ta në botë. Për Majlindën, ky ishte suksesi i tretë rresht, pas atyre në Kupën Botërore të Romës në Itali dhe në atë të Minskut në Bjellorusi.

“Është një kënaqësi shumë e madhe për ne, ndihemi krenarë që e kemi një sportiste të tillë. Majlinda e konfirmoi formën e mirë edhe në Abu Dhabi, ku morën pjesë xhudiste të njohura botërore. Ky eveniment ishte më i rëndësishëm se ai i Romës dhe Minskut, kështu që Majlinda fitoi 200 pikë olimpike”, deklaroi trajneri i Majlindës, Driton Kuka.

Sukseset e njëpasnjëshme të fundit të xhudistes kosovare e afrojnë atë me objektivin që e kishte që nga fillimi – të përfundojë në mesin e 8 të parave, me ç’rast do të kishte një short më të favorshëm në Olimpiadën e Londrës.

“Me këtë sukses, 99 për qind Majlinda do të jetë në Top 8, që do të thotë se do të jetë bartëse e grupit në Olimpiadë dhe do t’u shmangej kundërshtareve të forta, së paku deri në çerekfinale”, shtoi ai.

Uebfaqja zyrtare e Federatës Botërore të Xhudos e ka lavdëruar xhudisten pejane. “E fuqishme me të dyja këmbët, me kapje të fortë, ajo iu përmbajt mirë të gjitha sulmeve të kundërshtareve dhe e fitoi titullin në Abu Dhabi Grand Prix, pa u rrezikuar asnjëherë”, shkruan në uebfaqen intjudo.eu.

Kuka ndihet i lumtur me këtë fakt. “E keni parë se çka ka shkruar Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Majlinda ka marrë lëvdata të mëdha. Madje, në një takim që kisha me zyrtarët e IJF-së, ata më thanë se një yll i ri po lind, duke menduar për Majlindën”, shtoi Kuka, i cili nuk ndalet me kaq.

“Me vetëm 20 vjet, ajo është bërë xhudiste e rëndësishme dhe e respektuar. Nëse vazhdon me këtë ritëm, ajo mund ta fitojë ndonjë medalje në Londër”, përfundoi Kuka.

Kelmendi në këtë kompeticion garoi nën ngjyrat e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. Kelmendi e kishte siguruar pjesëmarrjen në Olimpiadë herën e kaluar, ndërsa suksesi i arritur në Abu Dhabi e ngre atë edhe më tej në renditjen botërore olimpike.