Home » Boks
Boksierët Shqiptarë marshojnë Europën
Viti 2011 deri tani nuk ka qenë shumë i pasur me duele të boksierëve shqiptarë në arenën ndërkombtare, por nga mesi i Shtatorit fillon një frymë e re me duele të njëpasnjëshme. Boksieri nga Shqipëria, me vëndbanim në Angli, Eder Kurti do të nis radhen e dueleve të reja me 16 Shtator 2011.
Kurti i cili në 17 duele ka fituar 13 here do të lufton në Londër kundër një boksieri akoma...
Salihu akuzon ministrin Krasniqi për fyerje të rëndë
Ish-boksieri Aziz Salihu ka akuzuar ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, se e ka fyer rëndë në hapësirat e objektit të kësaj ministrie, të mërkurën.
Sipas Salihut, ai kishte shkuar në ministri për punë të tjera, ndërkohë që në korridor ishte takuar me ministrin Krasniqi. Këtu, sipas tij, ka nisur edhe sulmi verbal i ministrit, gjë që është mohuar nga kabineti...
Vladimir Klitschko është shpallur kompion bote në boks
Vladimir Klitschko është shpallur kompion bote në boks pasi ka mundur anglezin David Haye me një vendim nga juria, pasi ndeshja nuk ka pasur nok-out dhe është dashur vendimi i jurisë për të shpallur fituesin.
Boksieri anglez David Haye nuk ka pasur dot mundësinë të mundte Klitschkon pasi lodhja e tij ishte një ndër shkaqet kryesore që ndikuan në humbjen ndaj ukrainasit Klitschko.
Me...
Pacquiao e rrah Mosleyn
Manny Pacquiao e mbrojti titullin e kampionit të botës në kategorinë velter, në versionin WBO, pasi në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e mposhti boksierin Shane Mosley.
Kampioni nuk u shfaq në formën e tij më të mirë, por ajo që tregoi ishte e mjaftueshme për të mposhtur kundërshtarin 39 vjeç në MGM Grand Garden Arena.
Mosley kryesisht u mbrojt dhe nuk ishte...
Zeqiri, fitues i turneut
Boksieri gjilanas, Liridon Zeqiri (60 kg), është fitues i turneut përkujtimor ndërkombëtar “Agim Rashiti” në boks, i mbajtur në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta’ në Gjilan.
Në turne morën pjesë boksierët nga Çekia, Polonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova. Në program kanë qenë 12 meçe dhe secili më atraktiv se tjetri. Duhet theksuar se meçi më i mirë ka...
Krasniqit i duhet fitorja për të siguruar luftë për titull
Prishtinë, 9 prill – Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi të shtunën (sot) do të zhvillojë meçin e 37-të në boksin profesionist. Krasniqi 24-vjeçar në Magdeburg të Gjermanisë do të përballet me Ben Nsafoah. Meçi i takon kategorisë gjysmë të rëndë dhe parashikohet të zgjasë tetë raunde. Krasniqi ka thënë të premten për Kohën Ditore se ky është meçi i tij i fundit...
Solis i kërkon rimeç Klitschkos
Boksieri kubanez i peshës së rëndë, Odlanier Solis, i ka kërkuar Vitaly Klitschkos një revanzh. Ish-kampioni olimpik, Solis, ka thënë se në revansh kundër Klitschkos do të boksojë pa para, ndërsa ka shtuar se edhe tifozët e meçit të kaluar kur u rrah, duhet të ftohen të shikojnë meçin pa paguar asnjë cent.
Solis para dhjetë ditësh boksoi në Koeln me Klitschkon për titullin...
Organizohet turneu NATO thank You
Legjenda e boksit, Aziz Salihu, kryetar i Shoqatës së Sportistëve të Pavarur Profesionistë të Kosovës, si gjithmonë sjellë risi, duke organizuar turne të ndryshëm në boks. Salihu në një konferencë me gazetarë njoftoi se tash e sa ditë ka filluar përgatitjet për organizimin e turneut të dytë më radhë në boks “NATO thank You”. Turneu mbahet me 25 mars, në orën 20.20, në...
Seferi kundër Nagyt në parameç të Vitaly Klitschkos
Boksieri shqiptar i kategorisë “cruiser”, Nuri Seferi, më 19 mars në Koeln të Gjermanisë, do të kryqëzojë dorëzat me hungarezin Jozsef Nagy, në parameç të duelit për titull të botës në versionin WBC, pesha e rëndë: Vitaly Klitschko – Odlanier Solis. Dueli mes Seferit dhe Nagyt do të zhvillohet në tetë raunde.
“Jam në përgatitje të vazhdueshme dhe po...
Krasniqi: Më vjen keq që dështoi meçi ndaj Banks
`Anulimi i meçit të Luan Krasniqit me amerikanin Johnathon Banks, e ka dëshpëruar thellësisht shqiptarin më nënshtetësi gjermane. Meçi i shumëpritur në mes Krasniqit dhe Banks, i cili është paraparë të zhvillohet vikendin e ardhshëm, është anuluar për shkak se Krasniqi është sëmur.
Krasniqi për mediat gjermane ka thënë se i vjen keq për anulimin e meçit.
“Jam thellësisht...