Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Spanja në gjysmëfinale

Spanja në gjysmëfinale

Kombëtarja e Spanjës shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Paraguait dhe hyri në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror në futboll.

Spanja më 7 korrik në gjysmëfinale do të takohet me kombëtaren e Gjermanisë.

Spanjollët dominuan me lojë, por edhe Paraguai dëshmoi lojë stabile. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola (0:0). Në pjesën e dytë të ndeshjes, ka qenë dramë në vete. Në 15 minutat e para të kësaj pjese shikuesit panë dy penallti, por të parealizuara. Në njërën anë Paraguai huqi penalltinë dhe në anën tjetër Spanja. E gjitha ndodhi në një periudhë katërminutëshe. Paraguai rastin më të mirë e pati në minutën e 58-të, kur Pique rrëzoi në zonën e rreptësisë futbollistin Cardozon.

Futbollisti Cardozo nga penalltia gjuajti, por pret si hero i vërtet portieri spanjoll, Casillas. Në minutën e 60-të, Alcaraz rrëzoi në 16-sh futbollistin David Villën dhe penallti për Spanjën. Alonso herën e parë shënoi nga penalltia, por gjyqtari e anuloi, duke e përsëritur edhe njëherë atë. Alonso herën e dytë dështoi, pasi gjuajtjen e tij e ndali portieri Villar. Në minutën e 83-të, veprim shkollor i spanjollëve dhe që përfundoi me gol.

Topin me dinakëri e mori futbollisti Pedro, i cili lirohet për bukuri, gjuajtja e tij nga 13-14 metra qëlloi shtyllën pingule, kthehet topi deri të David Villa, i cili gjuajti bukur, topi qëllon shtyllën dhe futet brenda në portë dhe 1:0 për Spanjën. David Villa më këtë gol të shënuar arrin në shifrën pesë gola dhe i prin emërores së shënuesve në botëror.

Barrios në minutën e 88-të rrezikoi portën e Spanjës, por portieri Casillas doli më i suksesshëm, ndërsa topi kthehet deri te Santa Cruz, por sërish portieri Casillas i pamposhtur. Casillas ka qenë hero i vërtet i Spanjës, i cili përveç që mbrojti penalltinë në minutën e 58-të, ai edhe në minutën e 88-të shpëtoi gol të sigurt. Spanja shënoi fitore dhe kualifikohet në gjysmëfinale, ndërsa Paraguai eliminohet nga botërori.

Paraguai-Spanja 0:1 (0:0)

Stadiumi “Ellis Park”, Jahannesburg.

Shikues: 55359.

Gjyqtar: Carlos Batres (Guatemala).

Shënues: David Villa (83′).

KV: Caceres, Alcaraz, Morel, Santana (PA), Pique, Busquets (SP).

Paraguai: Villar, Veron, Morel, Cardozo, Barreto (Vera), Santana, Silva, Caceres (Barrios), Riveros, Valdez (Santa Cruz), Alcaraz.

Spanja: Casillas, Pique, Puyol (Marchena), Iniesta, Villa, Xavi, Torres (Fabregas), Capdevila, Alonso (Pedro), Ramos, Busquets.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni