Sa vjen e bëhet më interesant Kampionati Botëror që po mbahet në Afrikën e Jugut.
Tani kur kanë mbetur vetëm tetë kombëtare në garë për trofeun e Kupës së Botës, trajnerët e tyre e kanë më të vështirë, pasi çdo gabim mund t’i kushtojë me eliminim nga gara. Në takimin e të premtes mbrëma do të ballafaqohen dy kombëtare me histori në futbollin botërorë. Pesë herë kampioni i botës, Brazili dhe Holanda, e cila dallohet për arritjet e saja në finale, por që asnjëherë nuk e preku kurorën e artë.
Por ajo që e bënë këtë ndeshje edhe më interesante është takimi i dy shkollave krejtësisht të kundërta të futbollit. Përderisa Brazili i Dungës e ka ndryshuar tërësisht lojën nga ajo që e kemi parë kampionateve të mëparshme. Tani ata aplikojnë lojë të kujdesshme në mbrojtje duke mos e qarë kokën edhe aq shumë për spektakël.
Tulipanët vazhdojnë të kënaqin me lojën tyre sulmuese. Brazili kaloi grupin pa asnjë humbje duke shënuar dy fitore dhe një barazim, ndërkaq holandezët nga tri ndeshjet e zhvilluara në grupe shënuan po aq fitore. Që të dyja këto kombëtare që mëtojnë kreun e kësaj gare, edhe ndeshjet e para eliminatore i kaluan pa asnjë problem duke i mposhtur kombëtaret nga kontinentet e tyre përkatëse.
Brazili në ballafaqim me Kilin, nuk hasën në asnjë moment në rezistencë të kilianeve, të cilët i mposhtën bindshëm. Edhe tulipanët pa ndonjë problem të madh ia dolën të dërgojnë në shtëpi Sllovakinë, e cila bëri befasi, duke ardhur kaq lartë. Holandezët luajtën aq sa iu desh që të siguronin fitoren edhe po të shikohet rezultati prej një goli dallim mund të lërë të kuptohet për rivalitet më të madh.
Por tani si njëra ashtu edhe skuadra tjetër do ta kenë mjaftë të vështirë. Brazili megjithëse në shikim të parë parashikohen si favoritë, ata në radhët e veta po hasin në mungesë të disa lojtarëve kryesorë. Pos mungesës së mesfushorit Ramires, i cili është i suspenduar për shkak ta kartonëve të verdhë, është konfirmuar edhe mungesa e mesfushorit me tipare sulmuese, Elano për shkak të lëndimit.
Po për shkak të lëndimeve deri në momente e fundit është e dyshimtë paraqitja e Filpo Melos e Babtistas. Mungesa e tij pritet të jetë evidente pasi ai la gjurmë në takimin fundit kundër Kilit. Përzgjedhësi holandez, Bert Van Oranje Marëijk, është me fat pasi mund të llogaritë në të gjithë futbollistët e ftuar nga ai.
Holandezët pritet të paraqiten edhe kësaj radhe me formacion e njëjtën, nga loja e kaluar. Në portë Stekelenburg, në vijën e mbrojtës do të jenë, Wiel Van der, Heitinga, Mathijsen, Van Bronkhorst, mesfusha do të përbehet nga Van Bomel, De Jong, Robben, Sneijder, Kuyt, si me Van Persin i cili do të jetë në qendër të sulmit.
Ndërkaq brazilianët kanë paralajmëruar këtë përbërje para portierit Huloi Cesar, në mbrojtje do të jenë Maicon, Lucio, Juan, Bastos, ndërkaq mesfusha do të përbehet me Gilberto Silva, Josue, Alves, Kaka, Robinho dhe pikën sulmuese do ta kompletoj, Luis Fabioano.
A. L.
Box
Përbërjet e mundshme
Holanda (4-2-3-1): Stekelenburg, Wiel Van der, Heitinga, Mathijsen, Van Bronkhorst, Van Bomel, De Jong, Robben, Sneijder, Kuyt, Van Persie.
Brazil (4-2-3-1): Julio Cesar, Maicon, Lucio, Juan, Bastos, Gilberto Silva, Josue, Alves, Kaka, Robinho, Luis Fabiano.









