Në ndeshjen e së tetës së finales së kampionati botëror në basketboll, përfaqësuesja e Sllovenisë, e drejtuar nga Mehmet Beçiroviqi ka mposhtu përfaqësuesen e e Australisë me rezultat të thellë 87:58 dhe kësisoj iu bashkua Spanjës e Serbisë, të cilat dje siguruan çerekfinalen në Mundobasket 2010 në Turqi. Koshashënuesit më të mirë te Sllovenia ishin Jaka Lakoviç me 19 pikë (pesë treshe) dhe qendra Primozh Brezec me 12 pikë.
Që nga fillimi i ndeshjes basketbollistët sllovenë dominuan në terren dhe udhëhoqën madje me rezultat 12:0, kurse australianët pikët e para i shënuan në minutën e 7-të të takimit.
Sonte në Stamboll zhvillohet edhe ndeshja e katërt e së tetës së finales, në të cilën do të takohen Turqia dhe Franca, e ku vendasit janë favoritë dhe pritet të sigurojnë kalimin në çerekfinale, ku i pret Sllovenia.









