Home » Skijim » Skiatori Mustafa, fitues i garës në Arxhenë

Skiatori Mustafa, fitues i garës në Arxhenë

Në Qendrën skitare në Arxhena, është mbajtur kupa alpike ‘Arxhena’ në disiplinën e sllallomit të madh në ski për të gjitha kategoritë.

Kjo garë është organizuar nga Federata e Skive e Kosovës në bashkëpunim me klubin skitarë Arxhena. Skiatori nga Kastrioti i Ferizajt, Qëndrim Mustafa, është fitues i kësaj gare, i cili arriti i pari në shteg me kohë 0,55,69 sekonda.

Rezultatet e arritura sipas kategorive: Fatosat I, i pari Andi Bardhi (Pashtriku) me kohë 1.13,09 minuta, ndërsa te fatosat II, në vend të parë doli Alen Nuredini (Arxhena) 1.21,00; 2. Salaudin Fejza (Arxhena)2.05,00; 3. Klodin Draga (Shishtavec-Kukës) 2.15,00.

Pionierët e rinj: 1.Endrit Zhuri (Pashtriku) 0.53,66, Gentrit Bajrami (Prishtina) 1.13,00. pionierët e vjetër: 1. Granit Mustafa (Kastrioti) 53,68; 2. Liridon Mustafa (Kastrioti) 0, 58,69.

Juniorët e rinj: 1.Vigan Binxhiu (Pashtriku) 0,53,86; 2. Lirim Haxhiu (Shishtavec Kukës) 0,56,41 minuta. Juniorët e vjetër: 1. Egzon Xharavina (Pashtriku) 0,49,15; 2. Mentor Shabani (Arxhena) 65,97; seniorët: 1. Qëndrim Mustafa (Kastrioti) 55,69. Në konkurrencën e femrave u arritën këto rezultate – pionieret e vjetra: Doresa Mustafa (Kastrioti) 58,05; Junioret e reja

1. Rita Idrizi (Trepça) 0,53,86; junioret e vjetra Aida Fejza (Trepça) 0,58,65; 2. Anita Bajrami (Prishtina) 1,30,00.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni