Eliminimi i turpshëm i Francës do të ketë një çmim të shtrenjtë.
Po kush do të paguajë këtë çmim: disa nga futbollistët apo vetë përzgjedhësi Domenek. Franca e nisi dhe e përfundoi fazën e grupit siç është me keq. Tri ndeshje dhe vetëm një pikë. Rezultate të tmerrshme sa edhe vetë ekspedita u bë gaz i botës. Skandalet relacion përzgjedhës-futbollistë mbushen faqet e gazetave të ndryshme të botës.
Anelka më i zëshmi, por me problematiku në kombëtare. Federata e Futbollit të Francës ia ka dhënë kartonin e kuq, pra e përjashtojë nga kombëtarja e Francës. Më e zeza ka qenë prej të zezave se ofendimet nuk kanë pushuar në mes përzgjedhësit dhe Anelkës dhe disa futbollistëve. I gjithë marifeti i turpshëm e pati çmimin e vet: Eliminohet Franca në mënyrën më të turpshme.
Ky eliminim ka ardhur si pasojë e padisiplinës dhe grindjeve mes vete që kanë pasur stafi kombëtar. Jo vetëm dashamirët e futbollit francez që ishin të tronditur, por edhe vet kreu i shtetit. Rasti që do të shkojë në gjyq dhe diush do të kapet për veshi. Ndërkohë, tashmë i gjithë ky skandal është kthyer në një çështje shtetërore. Presidenti Nikolas Sarkozi ka menduar ta marrë vetë në dorë situatën, duke thirrur Tieri Henri në Paris me një avion privat, ndërsa pjesa tjetër e ekipit do të më vijë më vonë.
Henri do të takohet të enjten në mëngjes me Sarkozin dhe mes tyre do të diskutohet se çfarë ndodhi në ditët e grumbullimit në Afrikën e Jugut. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë Luk Shatel, në përfundim të një mbledhje të Këshillit të Ministrave. Kjo punë nuk do të përfundojë me kaq, por do të shikohet në detaje kush është tradhtari. Rasti supozohet të shkojë edhe në gjyq! Mediat franceze hedhin gurë e dru mbi kombëtaren. Akuza e akuza të pandalshme me tituj të ndryshëm dhe secili më i rëndë se tjetri. Më një fjalë, Domenek mori atë që meritoi në Kampionatin botëror.
“Fundi i botës”, titullon L’Euipe, “Bravo, punë e paqme”, është titulli i Liberasion. Të gjitha të përditshme franceze, por edhe ato periodike i kushtojnë rëndësi të madhe këtij turpi të pashembullt të kësaj komëbëtare që bëri gaz i botës edhe vet shtetin e Francës. Të gjithë kërkojnë të dinë se çfarë ndodhi realisht që një prej kombëtareve më të mëdha të botës u shndërrua me një fole bletësh, ku të gjithë ziheshin me njëri-tjetrin. Zhan-Luis Valentin, menaxheri i skuadrës që dha menjëherë dorëheqjen pas bojkotit të stërvitjes, thotë se shkak për këtë ishte përçarja mes stafit drejtues dhe futbollistëve.
Çudia më e madhe ka qenë edhe humbja nga Afrika e Jugut me shifra 2:1. Një humbje e mirëpritur nga dashamirët e futbollit të Francës, sepse ishin lodhur me këto skandale të kësaj kombëtare. Një kombëtare që kishte gjetur kualifikimin në botëror kundër Irlandës, por jo në mënyrë të merituar. Ajo fitore kontestuese iu është kthyer në bumerang në botëror.
“Ata nuk komunikonin fare, ose komunikonin shumë pak. Lojtarët nuk flisnin thuajse fare me trajnerin, me anëtarët e tjerë të stafit dhe me drejtuesit e Federatës. Nëse në një klub komunikimi është i përditshëm, kjo nuk ndodhte te Franca”, ka thënë Valentin.
Edhe në Paris komentohet në mënyrët e ndryshme eliminimi i Francës. Revolta është të të gjithë dhe nuk mund të besojnë se aq dobët është paraqitur kombëtarja e Francës.
“Me imazhin që na dhanë, u kënaqa që humbën”, thotë banor në Paris. Për shumë njerëz, faji është i pagesave të majme që marrim lojtarët në klubet e tyre dhe më pas harrojnë fanelën e ekipit kombëtar. Editori i sportit në gazetën Liberasion, Zhil Ders, thotë se Loran Blank ka shumë për të bërë kur të vijë në krye të skuadrës.
“Do t’i duhet të ndërtojë gjithçka nga e para, puna e tij duhet të nisë me një marrëveshje me lojtarët, ndërsa emra ai Anelka, Henri apo Gallas, nuk duhet të jenë më në ekipin kombëtar. Më pas, duhet të arrijë një akord me Riberi, sepse ne e dimë se ai është lojtari më i mirë francez. Por, në këtë Kupë Bote Frenk nuk ka treguar një sjellje brilante. Mendoj se Blank do ta bëjë Gurkuf yllin e ri të kombëtares, ndërsa një tjetër problem për t’u zgjidhur mbetet egoja e lojtarëve si edhe drejtimi i Federatës Franceze”, tha Zhil Ders.
Franca ishte skuadra më qesharake në këtë Kupë Bote. Futbollistët nuk flisnin me njëri-tjetrin, urrenin trajnerin e tyre dhe madje e shanin, ndërkohë që mbetet ende një dilemë se cili e bënte formacionin. Një tjetër problem lidhet pikërisht me sponsorët e këtij ekipi, që janë ankuar se kanë paguar miliona euro për të parë shkatërrimin e imazhit të Francës dhe të kompanive të tyre. Franca që u bë gaz i botës. Futbollistët që “poshtëruan” veten, kombëtaren, shtetin. E lëshuan botërorin të turpëruar, të urryer nga fansat e tyre. Kjo ishte Franca e vitit 2010!









