Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, tha të enjten do të mbahet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe do të vendoset se kur do të fillojë afati kalimtar veror për futbollistë.
Këtë vit gjërat janë më ndryshe për faktin se futbollistët nuk mund të kalojnë në klubet jashtë Kosovës si deri më tash pa pëlqimin e klubit amë. Kjo çështje është e rregulluar në mes FFK-së dhe FIFA-s. Futbollistët do të janë të licencuar, të mbrojtur dhe çdo transfer do ta ketë dëmshpërblimin e vet.
“Jemi të obliguar me harmonizuar rregulloren e FFK-së në përputhje me FIFA-n, megjithëse pak dallon nga ajo. Janë disa elemente të vogla, por që duhet zbatuar sipas FIFA-s”, ka thënë Salihu.
Klubet e Kosovës tash e kanë mundësinë të përfitojnë nga futbollistët, por edhe futbollistët do të përfitojnë, sepse çdo transfer bëhet në mënyrë ligjore dhe sipas procedurave që parasheh rregullorja. Asnjë futbollistë nuk mund të shkojë jashtë në klubet e ndryshme jashtë Kosovës pa pëlqimin e klubit apo marrëveshjen përkatëse. Të gjithë futbollistët do të jenë të licencuar, në fakt edhe klubet do të janë më të obliguara ndaj futbollistëve. Të gjitha gjërat do të janë të rregulluara sipas rregullores dhe nuk do të ketë shkuarje të futbollistëve sikurse deri më sot. Klubet amë kanë mundësi të mirë të përfitojnë nga futbollisti në rast se shkon në ndonjë klub apo jashtë Kosovës. Kjo do të jetë e rregulluar me rregullore në harmoni me FIFA-n.
Sigurisht se edhe klubet do të kanë më shumë obligime ndaj futbollistëve, por është gjëja më e mirë se statusi në mes klubit dhe futbollistit do të jetë i rregulluar. Më një fjalë, do të dihet kusht është futbollist profesionist e cili amatorë”, ka thënë Salihi.
Ai në vazhdim tha se është bërë edhe hapi më i rëndësishëm për ndaljen e tregut të zi të futbollistëve, të cilët tashmë do të shkojnë në mënyrë legale dhe jo ilegale. Përveç klubet e Kosovës, a do të përfitojë edhe Federata e Futbollit e Kosovës për një transfer të një futbollistit të Kosovës jashtë vendit.
“Qëllimi ynë është të përfitojnë klubet dhe jo federata. Natyrisht se federata fiton, por do të jetë shumë simbolike”, tha Salihu. Në të kaluarën çdo transfer është bërë në marrëveshje në mes klubeve dhe federata me federatë, por tash do të jetë më mirë dhe më efikas. “Nuk do të jetë sikurse në të kaluarën që transferi të bëhet në mes federatave, por çdo marrëveshje tash do të kalojë nëpërmjet FIFA-s”, tha Salihu. /botasot









