Vazhdimisht lojtarët bëjnë krahasime për bashkëlojtarët e tyre me ndonjë futbollist tjetër.
Një gjë të tillë e bëri edhe mbrojtësi i Interit, Douglas Maicon, i cili ka vlerësuar kolegun e tij nga skuadra Mario Balotellin, për të cilin ka thënë se është shumë më i mirë se bashkëkombësi i tij Alexandre Pato.
“Si Balotelli ashtu Pato janë dy futbollist të kalibrit botëror. Ata arritën që nga asgjëja të bëhen figura me rëndësi në komunitetin e futbollit. Sipas meje Ballotelli është më i mirë, të paktën unë kështu mendoj edhe pse edhe Pato është një futbollist i shkëlqyeshëm.









