Ditë më parë është shkruar se, mbrojtës i Milanit, mund të kaloi në radhët e skuadrës së Realit, por vet futbollisti ka refuzuar ofertën e mbretërve.
Sipas tij, është i interesuar të qëndrojë në Milan dhe jo të shkojë në Real.
“Nuk kam ndërmend të largohem nga Milani tani për tani. Unë jam shumë i lumtur dhe jam adaptuar me jetën në Itali, ndërsa shpresoj për një kampionat të shkëlqyer. Është nder të di se një nga klubet më të mira në botë po interesohet për mua, ashtu si fakti që Jose Mourinhos, trajnerit më të mirë në botë i pëlqej gjithashtu”, tha Silva.









