Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, i ka lënë me gishta në gojë të gjitha klubet e interesuara për shërbimet e tija.
Ai ka thënë se do të jetë në gjendje deri në moshën 40-vjeçare të qëndrojë në skuadrën e Milanit.
“Unë te City? Mirë, unë kam lexuar diçka rreth kësaj. Është mirë të dini se ka trajnerë të cilët pëlqejnë punën tuaj dhe klube që dëshirojnë të shpenzojnë shumë para në ju, por unë kam ide tjera për të ardhmen. Në fakt, unë kam një mesazh për Milanin: Unë jam gati të jem Rosoner deri në moshën 40 vjeçare. Dua të qëndroj te Milani dhe dua të fitoj”, tha Silva.









