Klubi i basketbollit Sigal Prishtina do të ketë arkën më të lehtë se herëve të tjera.
Kjo skuadër është gjobitur me 200 euro për shkak të sharjeve etnike të adhuruesve të saj drejtuar basketbollistit të Trepçës. Po ashtu edhe basketbollisti i Sigal Prishtinës, Valentin Spaqi, është dënuar me 50 euro për shkak të sjelljeve josportive ndaj basketbollistit mysafirë.
Në përgjithësi Komesari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Nazmi Paçarada, ndeshjen e parë finale e vlerësojë si të suksesshme në mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.









