Basketbollistët e Big Brother Bashkimit nga Prizreni me lehtësi e fituan ndeshjen kryesore të javës së 18-të të Technomarket Superligës së Kosovës në ballafaqim me Trepçën me rezultat 75:61.
Prizrenasit ishin më të mirë në saje të lojës së mirë të basketbollistëve Kadiq e Bolds. Përderisa BB Bashkimi fitoi kryendeshjen, Sigal Prishtina, kampion në fuqi, shënoi fitore rutinore me rezultat 92:59 kundër Kolegjit Eurosport nga Prishtina.
Peja befasoi për të keq, duke humbur në Mitrovicë nga Bambi me rezultat 72:60. Drita e Gjilanit edhe njëherë dëshmoi se është në krizë dhe fare s’ka udhëtuar në Vushtrri që ta zhvillojë ndeshjen.
Rezultatet
Big Brother Bashkimi-Trepça 75:61
Bambi-Peja 72:60
Sigal Prishtina : Kolegji EuroSporti 92:59
Kosova-Drita nuk u zhvillua
Tabela
1. Sigal Prishtina 33
2. Big Brother Bashkimi 31
3. Trepça 31
4. Peja 27
5. Bambi 23
6. Kosova 23
7. Kolegji EuroSporti 22
8. Drita 20









