Kombëtarja e Shqipërisë është ngjitur një pozitë me lartë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Institucioni më i lartë i futbollit botëror, mesa duket nuk e ka marrë parasysh fitoren në miqësoren e të martës kundër Malit te Zi. Kombëtarja e drejtuar nga Kuzhe tashmë e shikon vetë në vendin e 79-të me 406 pikë, aq sa një muaj më parë, por falë humbjes së pozicioneve të rivalëve, ka arritur të ngjitet me një shkallë.
Sa i përket skuadrave të grupit ku bënë pjesë Shqipëria në eliminator, përveç Luksemburgut, pas Shqipërisë ndodhet edhe Bjellorusia qe renditet e 82-ta. Bosnja mban vendin e 52-të, ndërsa Rumania renditet e 28-ta, kurse Franca renditet në vendin e nëntë.









