Home » Euro 2012 » Shqipëria ka mposhtur Luksemburgun

Shqipëria ka mposhtur Luksemburgun

Vazhdimi i serisë me fitore minimale dhe protagonist, Hamdi Salihin ka qenë edhe ndeshja e së martës në Tiranë, kur Shqipëria ka mposhtur me rezultat minimal Luksemburgun (1:0).

Goli i shënuar nga “austriaku”, Salihi në minutën e 36-të ka qenë dallimi i vetëm ndërmjet dy skuadrave gjatë 90 minutëshit të dytë të kuqezinjëve në kampanjën e kualifikimeve për Euro 2012.

Fitorja e pritur i ka dhënë jetë barazimit të së premtes në Rumani (1:1), por nuk ka lënë shumë shpresa për ndeshjet e ardhshme. Kuqezinjtë vashdojnë të vuajnë në krijimin e lojës, sidomos me kombëtare me të vogla.

Mysafirët nga minuta 58, kanë mbetur me një lojtarë më pak kur, Mutsch ka lëshuar fushën i detyruar për shkak të dy kartonëve të verdhë dhe një të kuq.

Kuqezinjtë kanë pasur përkrahjen e mjaftueshme nga tribunat, por kjo sikur nuk ka mjaftuar për një fitore më bindëse. Luksemburgu ka luajtur lojë agresive, ndonëse nuk ka pasur ndonjë rast që duhet theksuar në drejtim të portës së Beqajt, i cili nuk ka qenë sa duhet i mbështetur nga reparti i mbrojtjes, i cili ka qaluar.

Në ndeshjen e ardhshme, që luhet më 8 tetor, Shqipëria do të jetë nikoqire e Bosnje e Hercegovinës.

Shqipëria – Luksemburgu 1:0 (1:0)

(Salihi 36’)

Stadiumi: “Qemal Stafa”, në Tiranë. Shikues:

Arbitri: Richard Trutz (Sllovaki). Kartoni i verdhë: Bogdani, Bulku – Peters. Kartoni i kuq: Mutsch (L)

Shqipwria: Beqaj, Dallku, Cana, Curri, Agolli, Bulku, Duro (Lila 90’), Skela, Salihi, Muzaka (Hyka 80’), Bogdani – Trajner: Josip Kuzhe

Luksemburgu: Joubert, Kintziger, Blaise, Hoffmann, Schnell, Peters, Laterza (Martino 81’), Bettmer (Collette 90’), Da Mota, Payal, Mutsch – Trajner: Luc Holtz

Mbrëmje e befasive

Janë shënuar disa rezultate befasuese në ndeshjet e së martës për kualifikime në Euro 2012.

Sllovakia në grupin B, ka lënë gojëhapur rusët me fitoren nërpërmjet golit të shënuar nga Stoch.

Mali i zi, i cili bën gara në grupin G, ndonëse debutues në kualifikime për evropian, ka arritur të marrë pikë të plota dhe në Sofje ndaj Bullgarisë nikoqire (1:0).

Në grupin H, Norvegjia ka shfrytëzuar mungesën e super yllit, Cristiano Ronaldo për të mposhtur Portugalinë (1:0).

Në grupin I, ka qenë befasues rezultati i ndeshjes, ku Çekia është mposhtur para popullit të vet nga Letonia (1:0).

Franca ka filluar rimëkëmbjen e grupit D në Bosnje e Hercegovinë, duke gjetur fitoren e parë prej kohësh me golat e shënuar nga Benzema dhe Malouda.

Euro 2010 – Ndeshjet dhe grupet

Grupi A

Turqia – Belgjika 3:2

Austria – Kazakistani 2:0

Gjermania – Azerbajxhani 6:1

1. Gjermania 2 2 0 0 7:1 6

2. Turqia 2 2 0 0 6:2 6

3. Austria 1 1 0 0 2:0 3

4. Belgjika 2 0 0 2 2:4 0

5. Azerbajxhani 1 0 0 1 1:6 0

6. Kazakistani 2 0 0 2 0:5 0

Më 8 tetor, takohen: Kazakistani – Belgjika, Austria – Azerbejxhani, Gjermania – Turqia

Grupi B

Rusia – Sllovakia 0:1

Maqedonia – Armenia 2:2

Irlanda – Andorra 3:1

1. Irlanda 2 2 0 0 4:1 6

2. Sllovakia 2 2 0 0 2:0 6

3. Rusia 2 1 0 1 2:1 3

4. Armenia 2 0 1 1 2:3 1

5. Maqedonia 2 0 1 1 2:3 1

6. Andorra 2 0 0 2 1:5 0

Më 8 tetor, takohen: Armenia – Sllovakia, Andorra – Maqedonia, Irlanda – Rusia

Grupi C

Serbia – Sllovenia 1:1

Italia – Ishujt Faro 5:0

1. Italia 2 2 0 0 7:1 6

2. Serbia 2 1 1 0 4:1 4

3. Irland V. 1 1 0 0 1:0 3

4. Estonia 2 1 0 1 3:3 3

5. Sllovenia 2 0 1 1 1:2 1

6. I. Faro 3 0 0 3 1:10 0

Më 8 tetor, takohen: Slovenia – Ishujt Faro, Serbia – Estonia, Irlanda e Veriut – Italia

Grupi D

Bjellorusia – Romania 0:0

Shqipëria – Luksemburgu 1:0

Bosnja-Hercegovina – Franca 0:2

1. Shqipwria 2 1 1 0 2:1 4

2. Bjellorusia 2 1 1 0 1:0 4

3. Bosnja H. 2 1 0 1 3:2 3

4. Franca 2 1 0 1 2:1 3

5. Rumania 2 0 2 0 1:1 2

6. Luksemburgu 2 0 0 2 0:4 0

Më 8 tetor, takohen: Luksemburgu – Bjellrusia, Shqipëria – Bosnja e Hercegorivina

Grupi E

Suedia – San Marino 6:0

Holanda – Finlanda 2:1

Hungaria – Moldavia 2:1

1. Suedia 2 2 0 0 8:0 6

2. Holanda 2 2 0 0 7:1 6

3. Hungaria 2 1 0 1 2:3 3

4. Moldavia 2 1 0 1 3:2 3

5. Finlanda 2 0 0 2 1:4 0

6. San Marino 2 0 0 2 0:11 0

Më 8 tetor, takohen: Hungaria – San Marino, Moldavia – Holanda

Grupi F

Gjeorgjia – Izraeli 0:0

Malta – Letonia 0:2

Kroacia – Greqia 0:0

1. Kroacia 2 1 1 0 3:0 4

2. Izraeli 2 1 1 0 3:1 4

3. Letonia 2 1 0 1 2:3 3

4. Gjeorgjia 2 0 2 0 1:1 2

5. Greqia 2 0 2 0 1:1 2

6. Malta 2 0 0 2 1:5 0

Më 8 tetor, takohen: Gjeorgjia – Malta, Greqia – Letonia

Grupi G

Bullgaria – Mali i zi 0:1

Zvicra – Anglia 1:3

1. Anglia 2 2 0 0 6:1 6

2. Mali i zi 2 2 0 0 2:0 6

3. Zvicra 1 0 0 1 1:2 0

4. Uellsi 1 0 0 1 0:1 0

5. Bullgaria 2 0 0 2 0:5 0

Më 8 tetor, takohen: Uellsi – Bullgaria, Mali i zi – Zvicra

Grupi H

Danimarka – Islanda 1:0

Norvegjia – Portugalia 1:0

1. Norvegjia 2 2 0 0 3:1 6

2. Danimark 1 1 0 0 1:0 3

3. Qipro 1 0 1 0 4:4 1

4. Portugalia 2 0 1 1 4:5 1

5. Islanda 2 0 0 2 1:3 0

Më 8 tetor, takohen: Qipro – Norvegjia, Portugalia – Danimarka

Grupi I

Çekia – Lituania 0:1

Skocia – Lihtenshtejni 2:1

1. Skocia 2 1 1 0 2:1 4

2. Lituania 2 1 1 0 1:0 4

3. Spanja 1 1 0 0 4:0 3

4. Lihtenshtejni 2 0 1 1 1:5 1

5. Çekia 1 0 0 1 0:1 0

Më 8 tetor, takohen: Spanja – Lituania, Çekia – Skocia

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni