Ballafaqimi në mes kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Andorës do të zhvillohet të mërkurën (me 2 qershor), në orën 20.00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë.
Kombëtarja jonë është e përgatitur në tërësi për këtë sfidë dhe mëton rezultat pozitiv. Pas fitores me rezultat 1:0 kundër Malit të Zi në Podgoricë, përzgjedhësi shqiptar, Josip Kuzhe, synon që të shënoi edhe fitoren e radhës ndaj Andorës solide.
Shqipëria në të vetmen ndeshje miqësore kundër Andorës e ka humbur 2:0 në transfertë në vitin 2002, çka i kushtoi atëkohë edhe vendin e punës ish-trajnerit Sylejman Demollari.









